E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

“S’më telefonoi”/Çollaku-ish zëdhënëses: Florianës “një javorëshe në PD”

Ish-zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka shprehur pakënaqësitë e saj ndaj kryedemokratit Basha, teksa ka qenë e ftuar në “Opinion”. Sipas saj, ka munguar transparenca e mbi të gjitha nuk ka patur një telefonatë nga kreu i PD-së. “Unë vij nga një familje që ka votuar PS-në. Unë kam krijuar bindjet e mia, dhe bindjet e mia janë kthyer djathtas. Me dëshirën për ndryshim, unë erdha për të dhënë kontributin tim. Në eksperiencën time në PD, kam vënë re një mbyllje, kam vënë re se gjithçka do ishte mes kryetarit dhe njerëzve të tij shumë të afërt. Kisha idenë se gjërat do bëheshin më shumë në ekip, por kam vënë re një mbyllje. Nuk më është dukur normale, unë nuk kam patur asnjë lloj “feedback-u” pas fushate. Asnjë telefonatë, më është dukur shumë e çuditshme. Asgjë, dhe mendova që ishte fillimi dhe e lashë kohën të kalonte, por sërish asgjë”, tha Garo.

Duke marrë shkas nga ky reagim publik, deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, i është kundërpërgjigjur Floriana Garos e cila tha se Lulzim Basha nuk kishte transparencë me ekipin e fushatës së 25 prillit.

Statusi

Qe Florianes (nje javoreshe ne Pd) nuk iu paska lene hapsira te drejtoje fushaten e PD madje nuk ka patur as telefonata falenderuese mbrapa, qenka nje nder problemet e cuditshme te PD dhe gabimet e Lul Bashes. E dini cfare,mendoj se ne kesi rastesh Lul Bashes mire ia bejne.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...