Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kosova në rrezik, muri në veri paralajmëron copëtimin

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Kosova në rrezik, muri në veri paralajmëron copëtimin

Qeveria e Kosovës ka zgjedhur heshtjen për murin i cili ka nisur të ndërtohet pran urës mbi lumin Ibër. Punimet e filluara që nga dita e shtunë kanë vazhduar pa u penguar nga askush. Përfaqësuesit e partive politike opozitare dhe njohësit e rrethanave politike në vend konsiderojnë se ndërtimi i këtij e dëshmon edhe një herë që ka diçka në marrëveshjet e ndarjes me Serbinë, për të cilat po flitet kohëve të fundit.

Në veriun e Mitrovicës, pranë urës së Ibrit, kanë filluar punimet e një muri, i cili po cilësohet si një provokim i radhës nga serbët në atë pjesë.

Ky mur, i cili po ndërtohet do të jetë rreth 50 centimetra i gjerë, i gjatë 37.5 metra, kurse lartësia e tij do të ndryshojë prej 40 deri në 70 centimetra.

Zogiani: Mitrovica nuk është temë e sajuar/ Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, thotë se, PDK-ja me të tjerat parti që 20 vjet në pushtet i kanë mashtruar qytetarët e Kosovës për veriun.

“Mendoj që më së miri do të ishte që kësaj pyetje t’i përgjigjej Ganimete Musliu dhe shefi i saj Hashim Thaçi, që thonë se Mitrovica është kauzë e krijuar nga Vetëvendosje. Për këto 20 vjet PDK-ja dhe jo vetëm kjo parti, por edhe tjerat që kanë pasur pushtet, kanë mashtruar qytetarët e Kosovës se me qasjen që e ndoqën tërë këtë kohë do të integrohet veriu. Këta sot nuk kanë vënë ligj në Mitrovicën veriore, në Trepçë, në kufirin me Serbinë. Prandaj duan ta bindin opinionin publik se çështja e veriut është kauzë e sajuar, duan ta mbulojë diellin me shoshë”, thotë Zogiani.

Sipas tij, problemi nuk është vetëm tek Ganimete Musliu e Hashim Thaçi, por janë edhe dhjetëra krijues të opinionit publik që i kanë ndihmuar kësaj valleje të tyre për një grusht me para.

“Është fatkeqësi shumë e madhe se si kaq shumë njerëz, për kaq shumë kohë, në Prishtinë, janë vetë mashtruar vullnetshëm, për një pagë, për një donacion, për një tender. Disa nga ta sot kur e kuptojnë se jemi afër ditës së të vërtetës do duhej të merrnin një hap mbrapa e të dalin nga kontrolli i Thaçit e Veselit, ku janë futur për të bërë pasuri, por ngelen për një kafshatë buke, ndërkohë që janë të tjerë ata që bëhen milionerë. Nuk është vonë kurrë për ta thënë të vërtetën”, thotë Avni Zogiani.

Duhet të na frikësojnë nënshkrimet e marrëveshjeve të fshehta/ Ndërsa, analisti politik Skënder Zogaj thotë se, përpjekja për ruajtjen e mirëkuptimit me Listën Serbe është gjëja më e gabuar që e ka pranuar klasa politike e Kosovës sepse, kjo listë është dëshmuar se është një bërthamë fashiste e cila është më satanike se PSS-ja e Millosheviçit!

“Këtë e ka dëshmuar në vazhdimësi dhe, klasa politike e Kosovës e shkapërderdhur në vend se t’ua tregojë vendin, i ka përkëdhelur për ca përfitime banale politike! Tash kemi ardhë në pikën ekstreme dhe skilet po tregojnë dhëmbët për të shkëputur territor Kosove! Unë mendoj se Kryeministrit Ramush Haradinaj i kanë mbetur në duar “këmbët e arushës”, sepse ka hy tepër vonë në lojë dhe nuk është hiç njerëzore të kërkohet prej tij llogari për simitet që i kanë gatuar para ardhësit e tij! Serbët janë racë e ndyrë dhe me ta nuk mund të bisedohej, sepse, e ka treguar babai i tyre, akademiku Qosiq, që serbet rrenën dhe mashtrimin e kanë virtyt, kështu që, me ta nuk ka mundësi për marrëveshje parimore! Muri nuk duhet shumë të na frikësojë, por duhet të na frikësojnë nënshkrimet e marrëveshjeve të fshehta që mund të ndodhin dhe që do ta sakatonin Kosovën”, thotë Zogaj për gazetën “Bota sot”.

Gjergji: Muri e dëshmon edhe një herë që ka diçka në marrëveshjet e ndarjes me Serbinë/ Në anën tjetër ish kandidati i pavarur për president, Seremb Gjergji, thotë se që nga viti 2006 muri është temë e çdo bisede.

“Muri përtej Urës së Ibrit ndërtohet me financimin e qeverisë serbe dhe me leje të “Bajram Begut”. Muri nuk do të ndalet vetëm aty, por do të aplikohet në të gjithë zonën e qytetit me shumicë serbe, nëse e lejojmë! Muri është temë e çdo bisede që nga viti 2006. Qeveria jonë duhet ta shkatërroi një herë e përgjithmonë dhe të mos përdoret nga serbët si levë negociuse. Aktualisht jam në Jerusalem dhe murin e njëjtë e shoh tash sa ditë, që e ndanë këtë qytet me pjesën Palestineze. Një pamje e tillë do të ishte e tmerrshme. Po ashtu, në Afrikën e Jugut ndarja e rrugëve kryesore më lagjet, është bërë me një mur të lartë që tash quhet “Ëalls and Malls” – sepse njerëzit takohen vetëm nëpër supermarkete. Askund tjetër nuk mund të takohen njerëzit e Johanesburgut, se nuk lejojnë muret”, thotë Gjergji.

Sipas tij, kjo çështje duhet të adresohet dhe bëhet e qartë nga Presidenti Thaçi në Bruksel.

“Nëse vërtetë i intereson për vlerat dhe qytetarët e këtij vendi. Muri e dëshmon edhe një herë që ka diçka në marrëveshjet e ndarjes me Serbinë – që po flitet kohëve të fundit. Ndërsa, Kryeministri Haradinaj, si udhëheqës i shtetit duhet ta bëjë të qartë se a mbron interesat e të gjithë popullit të Kosovës dhe vet Kosovës, përfshirë edhe serbët dhe të mos e lejojë Serbinë që të manipulojë popullin dhe politikën tonë. Ta dijë edhe Presidenti, por edhe Kryeministri, që nëse dinë dhe lejojnë një veprim të tillë, atëherë është tradhti kombëtare”, potencon Seremb Gjergji.

Rivitalizimi i urës së Ibrit financohet nga BE, ndërsa punimet në sheshin “Kralj Petar” në veri, pjesë e së cilës është edhe muri, financohet nga komuna e Mitrovicës veriore, ndërsa vlera e ti kap shumën rreth 3 milionë euro.

Ndërtimin është duke i kryer kompania ‘Rad’ nga Zveçani, pronar i së cilës është Rade Steviç.

Heshtja e Qeverisë e papranueshme/ Një ditë më parë, Lëvizja Vetëvendosje, në një komunikatë për medie, ka deklaruar se, vazhdimi i ndërtimit të murit tek ura e lumit Ibër në Mitrovicë në një kohë kur  Thaçi, Veseli, Haradinaj dhe Limaj ndodhën në Bruksel për dialog me Serbinë flet për qarkun e pamundësimit të shtetit nga marrëveshjet e deritanishme.

“Dialogu Thaçi-Vuçiç që po zhvillohet këtyre ditëve në Bruksel, përveç se po bazon ecurinë e tij në frymën e jo-strategjisë dhe koncesioneve të dëmshme nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe vetëm për nevoja të Hashim Thaçit, paraprihet nga një seri lëshimesh e manipulimesh, që bazohen në favorimizim e interesave shtetëror serbe dhe krijimin e kushteve që këto interesave të jetësohen me përpikëri në territorin e Kosovës, shkruan botasot. Lëvizja Vetëvendosje thotë në fund se e konsideron të papranueshëm ndërtimin e Murit dhe heshtjen absurde të Qeverisë së Kosovës karshi kësaj dhe shtrirjes së vazhdueshme të sovranitetit serb në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e VV-së.

Tags: copëtiminkosovamuriparalajmeronrrezikveri

TË LIDHURA

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë
Bota

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

21:53 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë
Bota

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Mes rrënojave të Gazës, familjet në Deir al-Balah zbukurojnë vendin për Ramazan
Bota

Mes rrënojave të Gazës, familjet në Deir al-Balah zbukurojnë vendin për Ramazan

15:09 | 13/02/2026
Next Post
Brenda vilës luksoze të Cristiano Ronaldos në Torino (Video)

Brenda vilës luksoze të Cristiano Ronaldos në Torino (Video)

Turistët rrëzojnë euron, këmbehet me 126 lekë

Turistët rrëzojnë euron, këmbehet me 126 lekë

Mbappe si “Fenomeni”? Ja çfarë thonë mbrojtësit legjendarë (Video)

Mbappe si “Fenomeni”? Ja çfarë thonë mbrojtësit legjendarë (Video)







JU REKOMANDOJMË

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026
Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

19:11 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Vetëplagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Tiranë, 2 në pranga, 3 në kërkim
Aktualitet

Vetëplagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Tiranë, 2 në pranga, 3 në kërkim

by mirseda
08:54 | 14/02/2026
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnatës në Tiranë ku një 18-vjeçare është vetëplagosur me...

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

08:51 | 14/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026
U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

22:22 | 13/02/2026
Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com