Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kosova duhet të fillojë ta jetojë ëndrrën e Astrit Deharit

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Kosova duhet të fillojë ta jetojë ëndrrën e Astrit Deharit

Nga Kim Mehmeti

Edhe katër vite pasi në Qendrën e Paraburgimit në Prizren u gjet i vdekur aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, mbetet e pazbardhur vdekja e tij.Edhe thuajse trembëdhjetë vite pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, luftëtarë që asaj ia sollën lirinë – të UÇK’së, arrestohen e dërgohen në Hagë, si të ishin pa shtet e pa mbrojtjen e askujt, e ndërkohë, qindra kriminelë serb, vazhdojnë të jenë burrështetas dhe ‘ndërtues’ të paqes në Ballkan1E di, tani ju e pyesni veten se çka kanë të përbashkët mes veti këto dy ngjarje?!

Kanë, si nuk kanë!

Ato i ndërlidh e vërteta se institucionet e Kosovës bënë thuajse çmos për t’i mbuluar shkaqet e vdekjes së Astritit, siç mbuluan shumë veprimtari tjera kriminale të disa burrështetasve shqiptarë, por ama, nuk bënë thuajse asgjë për t’i shpalosur para botës krimet serbe mbi shqiptarët!

Siç nuk bënë pra asgjë për t’i treguar asaj bote se Serbinë e drejtojnë ata që ishin hartues të shfarosjes së etnive joserbe, ata burrështetas serb që sot lëre që askush nuk i shqetëson për të shkuarën e tyre kriminale, por në Bruksel i presin si të ishin shëmbëlltyra e humanizmit njerëzorë dhe e mbrojtës së vlerave civilizuese Perëndimore?!

Dhe sikur Kosova të mos bëhej shtet që e mbron pushtetarin e fajshëm, por jo edhe qytetarin e pafajshëm, sikur ajo të kujdesej edhe për viktimat, e jo vetëm për ‘mercenarët’ e luftës, nuk do vinte puna deri këtu ku jemi sot: që edhe katër vite pas vdekjes së tij, të mos dihet si e humbi jetën Astrit Dehari dhe, nuk do e përjetonim këtë përbuzje që përjetojmë sot: që luftëtarët e lirisë të UÇK’së të fajësohen pse e kanë dashur më shumë lirinë se sa robërinë serbe!

Andaj e tëra kjo le të jetë shtysë që Kosovën ta bëjmë shtet që do e jetojë ëndrrën e Astrit Deharit, shtet ku idealet rinore nuk do vdesin nëpër burgjet e tij, vend ku do mbrohet pafajësia, e jo i forti dhe i pushtetshmi, e me çka edhe do ua pamundësojmë disa qarqeve evropiane që të gjithëve të na barazojnë me kriminelët serb, me ata me të cilët nuk na bashkon asgjë, me ata që e ujitën Ballkanin edhe me gjakun e fëmijëve të palindur – edhe me gjakun e foshnjave të përgjumura në barkun e nënave të tyre shtatzëna!

Tags: Astrit Deharikim mehmetilvvopinion

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Aktakuza/ Zbulohet data dhe ora kur do dalë para gjykatës, Kadri Veseli

Aktakuza/ Zbulohet data dhe ora kur do dalë para gjykatës, Kadri Veseli

As masat shtrënguese ‘se shpëtojnë’ Maqedoninë, 1.128 raste të reja

As masat shtrënguese 'se shpëtojnë' Maqedoninë, 1.128 raste të reja

Skandal/ Ministria e Drejtësisë hap tender për 16 karrige luksoze (Foto)

Skandal/ Ministria e Drejtësisë hap tender për 16 karrige luksoze (Foto)

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com