Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kosova 11 vjet Pavarësi, Meta uron homologun Thaçi

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kosova 11 vjet Pavarësi, Meta uron homologun Thaçi

Ditën e sotme shënohet 11-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, nj ditë e shënuar për të cilën presidenti Meta ka uruar homologun e tij, Hashim Thaçi.

Meta siguron se do të vazhdojë të jetë përkrahës i vendosur në ndërmarrjet që afrojnë gjithnjë e më shumë Kosovën dhe Shqipërinë.

Letra e plotë e presidentit Meta për Thaçin:

I nderuar Zoti President, Hashim Thaçi

Kremtimi i 11-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, më jep mundësinë dhe kënaqësinë shumë të veçantë që të shpreh, në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, urimet më të përzemërta e vëllazërore.

Ju uroj Juve personalisht, autoriteteve shtetërore si dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Mirënjohje të gjithë vizionarëve dhe heronjve që luftuan, sakrifikuan dhe punuan për Kosovën e pavarur!

Kam besim se kjo ditë e shënuar do të frymëzojë më shumë përpjekje, më shumë unitet dhe më shumë devotshmëri për të konsoliduar institucionet shtetërore, për një Kosovë më të begatë dhe europiane që forcon sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Përvoja shumë e mirë që kemi dhe vullneti i përbashkët për të forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh, në përçim të vlerave më të mira kombëtare dhe europiane, na angazhojnë të punojmë më shumë në të gjitha rrafshet. Bashkëpunimi ynë vëllazëror të bëhet shembull që udhëheq modelin e marrëdhënieve në rajon.

Si President i Republikës së Shqipërisë do të vazhdoj të jem përkrahës i vendosur në këto ndërmarrje që i afrojnë gjithnjë e më shumë dy shtetet tona, dhe që përbashkojnë të gjithë rajonin në familjen europiane dhe euro-atlantike.

Duke ju uruar edhe një herë sa më shumë përparim, suksese dhe integrim të plotë europian dhe euro-atlantik, lutem pranoni i nderuar President sigurimet e konsideratës sime të lartë.

Përzemërsisht,

Ilir Meta

Tags: 11 vjetilir metakosovepavaresiuron

TË LIDHURA

Sali Berisha: 5 protestues në qeli, “qëndruan si luanë ndaj torturave”
Aktualitet

Berisha: Herën tjetër, protesta do të jetë proporcionale

20:23 | 20/04/2026
“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
“Kronika” pushtohet nga muza / Gjekmarkaj satirë në vargje për qeverinë dhe mazhorancën
Aktualitet

“Kronika” pushtohet nga muza / Gjekmarkaj satirë në vargje për qeverinë dhe mazhorancën

20:03 | 20/04/2026
Next Post
Do ta shembim/ Dibranët drejt Tiranës, deputeti: Policia presion, po u merr emrat protestuesve

Do ta shembim/ Dibranët drejt Tiranës, deputeti: Policia presion, po u merr emrat protestuesve

FOTO/ “Fundi i hajdutëve”, zbulohen disa nga sloganet kundër qeverisë Rama

FOTO/ “Fundi i hajdutëve”, zbulohen disa nga sloganet kundër qeverisë Rama

Protesta e opozitës, a ka shpresë përtej shfryrjes së dufit?

Protesta e opozitës, a ka shpresë përtej shfryrjes së dufit?







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Irani i pavendosur për bisedimet në Pakistan
Bota

Irani i pavendosur për bisedimet në Pakistan

by mirseda
20:47 | 20/04/2026
0

Raundi i dytë i bisedimeve SHBA–Iran është i pasigurt, me Teheranin që ende nuk ka vendosur nëse...

Nis Europiani i Mundjes në Tiranë

Nis Europiani i Mundjes në Tiranë

20:26 | 20/04/2026
Sali Berisha: 5 protestues në qeli, “qëndruan si luanë ndaj torturave”

Berisha: Herën tjetër, protesta do të jetë proporcionale

20:23 | 20/04/2026
Një legjendë për stolin, Rumania zyrtarizon trajnerin e ri

Një legjendë për stolin, Rumania zyrtarizon trajnerin e ri

20:19 | 20/04/2026
“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com