Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Korrierët e kanabisit eksplorojnë rrugë të reja në kufirin me Greqinë

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Korrierët e kanabisit eksplorojnë rrugë të reja në kufirin me Greqinë

Mëngjesin e 20 prillit, Agjencia e Rojeve Kufitare dhe Bregdetare të Bashkimit Europian, Frontex, publikoi fotografinë e tre çantave të zeza sportive, të braktisura në mesin e një pylli në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, me përshkrimin ironik ‘nga Departamenti i Sendeve të Humbura”.

“Nëse kohët e fundit keni humbur tre çanta të mëdha të zeza plot me kanabis në mes të një pylli pranë kufirit grek me Shqipërinë, duam të flasim me ju,” shkruhej në postimin e Frontex në faqen zyrtare të Facebook. “Autoritetet greke janë të gatshme të japin strehim afatgjatë për personat…,” shtohej më tej.

Frontex ishte në kërkim të pronarëve të 50 kilogramëve kanabis, të cilat u gjendën nga policia greke në brendësi të çantave të braktisura. Episode të tilla nuk janë të rralla në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë –ku vetëm në katër muajt e parë të vitit 2021 janë bllokuar dhjetëra kilogramë kanabis me autorë të panjohur.

Shqipëria është vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që mikpriti oficerët e Frontex për të menaxhuar kufijtë e vet, ndërsa 71 anëtarë të Agjencisë së BE-së gjenden aktualisht të dislokuar në qarqet kufitare të Gjirokastrës dhe Korçës.

Misioni kryesor i Frontex në Shqipëri lidhej me frenimin e emigracionit të paligjshëm, por trafikimi ndërkufitar i kanabisit vazhdon të mbetet një nga shqetësimet kryesore.

Fqinji jugor i Greqisë është destinacioni i dytë pas Italisë i sasive të mëdha të kanabisit që prodhohen në Shqipërisë me 1.5 ton bimë narkotike të sekuestruara gjatë vitit 2020. Raportet vjetore të policisë greke vlerësojnë se gati gjysma e kanabisit të sekuestruar atje ka origjinë shqiptare, ndonëse sasitë e sekuestruara kanë pësuar rënie vit pas viti që prej kulmit të shënuar në vitet 2016-2017.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se rritja e bashkëpunimit mes policisë greke dhe asaj shqiptare dhe përforcimit të kontrolleve nga Frontex i ka shtyrë trafikantët shqiptarë të eksplorojnë rrugë të reja dhe mënyra të ndryshme të trafikimit –duke zëvendësuar mushkat e dikurshme me korrierë të rinj të moshë, të cilët janë të gatshëm të sakrifikojnë në këmbim të vlerave monetare.

Në fshatin Peshkëpi e Sipërme në kufi me Greqinë, korrierët e kanabisit ngatërrohen shpesh me refugjatët nga Lindja e Mesme.

“Ishin djem të rinj, vinin më parë me çanta të mëdha, dukeshin si refugjatë,” thotë Mihali, banor i zonës, ndërsa shton se kohët e fundit nuk ka parë më të tillë.

“Në fillim kjo punë nisi me mushka, pastaj i zbuluan ata të policisë dhe e nisën me këmbë,” theksoi i moshuari.

Kufiri Greko-Shqiptar përcaktohet nga të ashtuquajturat “piramida”, të cilat lidhen me seksione të drejta imagjinare dhe nuk ka asnjë pengesë për kalimin nga njëri vend në tjetrin.

Policia greke ka identifikuar fshatrat malorë grekë të Thesprotisë në kufi me Sarandën, të Konicës në kufi me Përmetin si dhe zonën e Delviqanit në kufi me Gjirokastrën si ‘portat’ kryesore hyrëse të kanabisit shqiptar në Greqi.

Ndërsa dy patrulla me oficerë të Frontex dhe ata shqiptarë kontrollojnë përmes dylbive zonën në afërsi të fshatit Glinë, territori mbetet mjaft i gjerë për t’u mbajtur nën kontroll, sidomos gjatë orëve të natës.

Një oficer i Antidrogës, që foli me BIRN me kushtin e anonimatit, tha se fotot e postuara së fundmi nga Frontex ishin të ngjashme me shumë raste të tjera të sekuestrimit të kanabisit, si në anën shqiptare ashtu edhe atë greke.

“Çantat janë në ngjyrë të zezë, që të mos pikasen gjatë natës nga oficerët e kufirit me dylbi dhe janë gjithashtu të mëdha, pasi marrin 40-60 kilogramë dhe i rezistojnë shiut në shumicën e rasteve,” tha oficeri.

“Edhe lënda narkotike e bllokuar është e paketuar dhe e mbështjellë me natriban për t’i rezistuar qëndrimit në shi apo në diell,” shtoi ai.

Oficeri shqiptar i antidrogës shtoi gjithashtu se trafikantët e drogës po rekrutonin djem të rinj, të cilët e marrin përsipër rrezikun për shuma të vogla parash –që sipas tij nuk i kalojnë 100- 200 euro për rrugë.

“Kanabisi trafikohet nga të rinj që jetojnë në fshatrat shqiptarë buzë kufirit apo të ardhur nga zona të tjera, por që i njohin mirë udhëkalimet,” shpjegoi punonjësi i policisë, që ka mbuluar më parë territorin kufitar të Sarandës.

Ai theksoi se pavarësisht arrestimeve dhe kontrolleve të përbashkëta, një pjesë e tyre arrijnë sërish të depërtojnë në Greqi, pasi policia ka pak mjete në dispozicion për të kontrolluar të gjithë vijën e gjelbër.

Hetimet e zhvilluara nga policia shqiptare apo ajo greke tregojnë se trafikimi me korrierë është vetëm njëra prej formave të trafikimit të kanabisit në drejtim të Greqisë. Raportet tregojnë se paralelisht vazhdon trafikimi me automjete të vogla apo me kamionë tregtarë, të cilët nuk ngjallin shumë dyshime te policia greke.

Trafikimi i kanabisit përmes kufirit të gjelbër me Greqinë është bërë shpesh burim konfliktesh mes grupeve të ndryshme kriminale – duke futur në veprim edhe armët.

“Në varësi të ngarkesës, [korrierët] shpesh e kryejnë këtë transport në grup me dy a tre vetë,  ku njëri prej tyre ruan ngarkesën i armatosur me kallashnikov,” tha oficeri i antidrogës për BIRN.

“Ka ndodhur më parë që grupet e trafikut të drogës janë përplasur apo i grabisin njëri-tjetrit kanabisin, ndaj e ruajnë me armë,” përfundoi ai./BIRN

Tags: FrontexGreqikanabiskufi

TË LIDHURA

Megaoperacion antidrogë/ Arrestohen 40 persona, sekuestrohen kallashnikovë….
Aktualitet

Megaoperacion antidrogë/ Arrestohen 40 persona, sekuestrohen kallashnikovë….

09:03 | 08/09/2025
Të shtëna me a*më pranë bashkisë në Shkodër, dyshohet për një v*ktimë
Aktualitet

Të shtëna me a*më pranë bashkisë në Shkodër, dyshohet për një v*ktimë

08:57 | 08/09/2025
Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
Aktualitet

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

22:47 | 06/09/2025
Next Post
Izraeli intensifikoi sulmet/ Netanyahu i vendosur: Asgjë nuk ka mbaruar

Izraeli intensifikoi sulmet/ Netanyahu i vendosur: Asgjë nuk ka mbaruar

Ekzekutimi i Çakës/ Kontrolle policore në Elbasan. Ja dy pistat e hetimit

Ekzekutimi i Çakës/ Kontrolle policore në Elbasan. Ja dy pistat e hetimit

“Kosova është Serbi dhe Palestina shtet”/ Palestinezët protestojnë në Beograd

“Kosova është Serbi dhe Palestina shtet”/ Palestinezët protestojnë në Beograd

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Megaoperacion antidrogë/ Arrestohen 40 persona, sekuestrohen kallashnikovë….
Aktualitet

Megaoperacion antidrogë/ Arrestohen 40 persona, sekuestrohen kallashnikovë….

by mirseda
09:03 | 08/09/2025
0

Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar pas mesnatës në Qarkun e Elbasanit, duke rezultuar në arrestimin e 40...

Të shtëna me a*më pranë bashkisë në Shkodër, dyshohet për një v*ktimë

Të shtëna me a*më pranë bashkisë në Shkodër, dyshohet për një v*ktimë

08:57 | 08/09/2025
OBSH: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje të shëndetit mendor

OBSH: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje të shëndetit mendor

08:38 | 08/09/2025
Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

22:47 | 06/09/2025
Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

22:22 | 06/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com