E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Ekzekutimi i Çakës/ Kontrolle policore në Elbasan. Ja dy pistat e hetimit

Frika se vrasja e fundit në Elbasan e Everest Çakës mund të ketë vijime të tjera ka shtyrë policinëa të ngrejë postoblloqe dhe të forcojë kontrollet në vendet e dyshuara. Dy postblloqe të armatosura janë janë parë pasditen e së premtes në afërsi të vendit ku u ekzekutua  Çaka mbrëmjen e 11 majit. Ai u vra me 12 plumba nga një armë tip pistoletë me silenciator në një pritë mafioze në lagjen “Skënderbej’ të Elbasanit, ndërkohë që e shoqja, Silvana Çaka, mbeti e plagosur në dorë.

Pista e parë e hetimit

Dyshimet e para para hetimore flasin se, Çaka mund të jetë ekzekutuar pasi kishte marrë drejtimin e pazareve të drogës në Evropë pas vrasjes mafioze të Arjan Spahiut në nëntor 2020 në Molebeg. Kjo është edhe pista kryesore në të cilën është fokusuar grupi hetimor i ngritur pas vrasjes. Sipas burimeve pranë grupit hetimor urdhrin për ekzekutimin e 41-vjeçarit është dhënë nga jashtë Shqipërisë.

Pista e dytë e hetimit

Grupi hetimore në bashkëpunim të ngushte me prokurorinë e Elbasanit kanë dhe një pistë të dytë, atë të hakmarrjes për shkak të hasmërive që viktima kishte, pasi 11 vite më parë ju ekzekutua i vëllai në Barcelonë. Vrasje në të cilën kanë qenë autorë të dyshuar Florenc Alikaj dhe Zenel Mahmuti. Pas kësaj vrasje katër viktima do të regjistroheshin në Elbasan, të cilët ishin të afërm të dy personave që dyshohet të kishin marrë pjesë në ekzekutimin e të vëllait të Everest Çakës në Barcelonë vite me parë,respektivisht Florenc Alikaj (i vrarë pas të vëllait të tij në Elbasan, Gëzim Alikaj) i njohur me pseudonimin “Lenc Kokëmadhi” si dhe Zenel Mahmutaj një person shumë i rrezikshëm sipas të dhënave policore, i dyshuar për më shume se dhjetë vrasje brenda dhe jashtë vendit dhe sipas informacioneve në rruge operative aktualisht ndodhet ne Brazil.

Lexo edhe :   Përfundon studimet Bachelor e Master, nuk e fusin në provimin e shtetit

Dyshime të tjera

Viktima Everest Çaka, ka qenë i dyshuar edhe për një ngjarje tjetër të rëndë, e ndodhur në mars të vitit 2011, ku në lagjen “Syrja Dylgjeri” janë qëlluar me nga një plumb në kokë teksa flinin në një dhomë, dy vëllezërit Xhelal dhe Pellumb Mahmuti, si dhe babai i tyre, Emin Mahmuti, ndërsa e plagosur mbeti dhe një grua e cila luajti rolin sikur ishte e vdekur për t’i shpëtuar plumbave./Tirana Today

Lexo edhe :   Përfundon studimet Bachelor e Master, nuk e fusin në provimin e shtetit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...