Mançester Siti ka njoftuar se katër persona kanë dalë pozitivë pas testit të kryer së fundmi sipas protokolleve.
Dy prej tyre janë futbollistë, dhe bëhet fjalë për sulmuesin Gabriel Zhesus dhe mbrojtësin Kili Uolker.
Bëhet me dije që lojtarët janë izoluar dhe janë të detyruar të qendrojnë në shtëpitë e tyre për dy javë. Ditën e nesërme, Siti do të luajë kundër Njukestëll dhe kësisoj trajneri Pep Guardiola duhet të bëjë llogaritë pa ta.
“Mançester Siti mund të konfirmojë se Gabriel Zhesus, Kili Uolker dhe anëtarë të testit kanë rezultuar me COVID-19 pas tamponëve të kryer. Të katër do të të vetëizolohen në përputhje me protokollin e Premier Ligë dhe qeverisë britanike për karantinë.
Të gjithë në klub u urojnë atyre shërim të shpejtë gjatë periudhës së Krishtlindjes përpara kthimit në punë, stërvitje dhe garë”, njofton klubi i Premier Ligës.
NEWS | City duo test positive for COVID-19.
? #ManCity | https://t.co/axa0klD5rehttps://t.co/ZOj5A8TH8Y
— Manchester City (@ManCity) December 25, 2020