E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Pesë historitë kryesore që do diktojnë politikën ndërkombëtare në vitin 2021

Nga James M.Lindsay “Council of Foreign Relations”

2020-ta prodhoi disa histori të mëdha. E njëjta gjë do të ndodhë edhe vitin e ardhshëm. Pa dyshim disa nga ato histori do të na befasojnë. Ja cilat janë 5 historitë e njohura të këtij viti që duhen vëzhguar pasi do të diktojnë lajmet në vitin 2021.

Pandemia vazhdon

Koronavirusi e ktheu botën përmbys gjatë këtij vitit. Si një vit me plot bllokime, dhe shumë të vdekur, çdo rimëkëmbje ekonomike ka të ngjarë të jetë e gjatë, e pabarabartë dhe shumë e pasigurt. Shumë njerëz po pyesin nëse jeta do të kthehet ndonjëherë në normalitetin që kishim para-pandemisë.

Lajmi i mirë është se janë miratuar 2 vaksina shumë efektive, dhe shumë të tjera janë rrugës. Por shpërndarja e vaksinave do të kërkojë shumë muaj kohë dhe paraqet sfida të mëdha logjistike. Hapat e gabuara, janë thuajse të pashmangshme.

Ndërkaq,ka shumë pikëpyetje mbi kohën që zgjat imuniteti i ofruar nga vaksinat, nëse të vaksinuarit janë apo jo infektivë, apo dhe nëse virusi vazhdon të pësojë ndryshime. Për pasojë masat si mbajtja e maskës, distancimi social, testimi dhe gjurmimi i kontakteve do të vazhdojnë të luajnë një rol të madh gjatë gjithë vitit 2021, dhe ndoshta edhe më tej.

Në SHBA nis presidenca Bajden

Presidenti i ri trashëgon probleme të mëdha në politikën e jashtme, teksa duhet të adresojë dhe një sërë problemesh shqetësuese të brendshme, të shkaktuara nga një pandemi që godet një herë në një shekull. Bajden synon të rifusë vendin në OBSH dhe tek Marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet klimatike.

Ai shpreson të zgjidhë edhe disa çështje të tjera si lufta tregtare me Kinën dhe politikën tregtare në përgjithësi. Por ngjarjet në terren mund të mos e lejojnë të merret si duhet me të gjitha. Bajden mund të përballet që në fillim më prova të forta,me programin bërthamor të Iranit, me raketat e mundshme balistike të Koresë së Veriut.

Në rast se demokratët nuk fitojnë në zgjedhjet e Xhorxhias për 2 vendet në Senat në 5 janar 2021, ai do të jetë presidenti i parë që nga Xhorxh W.Bush që do të marrë detyrën kur partia e tij kontrollon vetëm njërën nga dhomat e parlamentit.

Çfarë do të bëjë Kina?

“Fshih shkëlqimin, çmo fshehjen” ishte motoja eTen Hsia Pinit në politikën e jashtme të Kinës. Por Xi Jinping e ka lënë mënjanë atë strategji. Kina po tregon gjithnjë e më shumë muskujt e saj. Çështja është nëse Kina do të ndjekë vitin e ardhshëm një kurs më bashkëpunues, veçanërisht tani që përballet me një president të ri amerikan të vendosur qët`a kundërshtojnë fuqinë kineze?

Edhe pse koronavirusi u shfaq për herë të parë në Vuhan, Kina e ka trajtuar pandeminë shumë më mirë se shumica e vendeve perëndimore. Ekonomia kineze tashmë është rimëkëmbur dhe pritet të lulëzojë vitin e ardhshëm. Konkluzioni që Kina duket se ka nxjerrë nga kriza, është se e ka fituar garën e saj me Perëndimin. Ndaj prisni tensione të mëdha SHBA-Kinë dhe një përballje të mundshme.

Rritja ekonomike globale

Covid-19 e goditi rëndë ekonominë globale këtë vit. Prodhimi botëror parashikohet të tkurret me 5.2 për qind. Vendet e varfra, kanë qenë më të goditurat nga rënia ekonomike. Numri i njerëzve të zhytur në varfëri ekstreme në të gjithë botën nga pandemia mund t’i kalojë 120 milionë.

Kjo do të thotë zhbërje e një dekade progresi në luftimin e varfërisë globale. Lajmi i mirë është se vaksinat anti-Covid duhet të krijojnë një frymë optimizmi. Por në përgjithësi, rimëkëmbja ka të ngjarë të jetë e ngadaltë. FMN ka ulur parashikimet e saj për rritjen ekonomike globale pas vitit 2022.

Degradimi i demokracisë

Demokracia është nën kërcënim. “Freedom House” raporton se të drejtat politike dhe liritë civile janë përkeqësuar në të gjithë botën. Udhëheqësit populistë në vende si Brazili,  Hungaria, Polonia dhe Turqia, kanë miratuar një sërë politikash që i kanë minuar  institucionet e tyre demokratike.

Presidenti i ardhshëm amerikan Xho Bajden, është zotuar të ringjallë vlerat demokratike. Ai synon të organizojë një Samit global për Demokracinë, për të ripërtërirë frymën dhe qëllimin e përbashkët të kombeve të Botës së Lirë. Problemi është se pas zgjedhjeve të fundit Shtetet e Bashkuara nuk mund të jenë më shembulli më i mirë.

Sulmet e gjata dhe të qëndrueshme të Trump ndaj kundërshtarëve të tij dhe medias, bashkë me refuzimin e tij për të njohur zgjedhjen e Bajden, pretendimet e tij të rreme për manipulime në shkallë të gjerë, dhe përpjekjet e tij për t’i bindur zyrtarët e shteteve që të përmbysnin rezultatin, tregojnë se sa norma demokratike janë degraduar në demokracinë më të vjetër të botës. Kur Bajden të bëjë thirrje për ringjalljen e vlerave demokratike në të gjithë botën, ai mund të dëgjojë përgjigjen:“Doktor, shëro më parë veten tënde!”.

Burimi i lajmit: https://www.cfr.org/blog/five-foreign-policy-stories-watch-2021

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...