Tre persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, në 24 orët e fundit.
Sipas Ministrisë maqedonase së Shëndetësisë, dy prej viktimave respektivisht 65 dhe 69 vjeç janë nga Tetova, ndërsa viktima e tretë është një 40-vjeçar nga qyteti i Koçanit.
Mësohet se të tre viktimat vuanin edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese. Kështu shkon në 21 numri total i viktimave të shënuara nga COVID-19 në shtetin fqinj.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 15 raste të reja infektimi, teksa numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 570.
Tetë raste janë regjistruar në Kumanovë, ndërsa në Shkup janë shënuar katër.