Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Koronavirusi/ Qeveria ndryshon buxhetin për vitin 2020

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Plagosje me armë zjarri në Elbasan, dyshohet përplasje mes bandave

Në kuadër të përballimit dhe kapërcimit me sukses të situatës së shkaktuar nga COVID-19, Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për ndryshimet në Buxhetin e Shtetit për Vitin 2020.

Akti Normativ “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.88/2019 PËR BUXHETIN E VITIT 2020” bën të mundur alokimin e një Pakete Financiare prej 12 miliardë lekë për përballimin të situatës emergjente të krijuar nga Pandemia COVID-19.

Akt Normativ i miratuar nga Këshilli i Ministrave alokon fondet buxhetore drejt financimit të sektorit të shëndetësisë për pajisje, medikamente, materiale mjekësore dhe shërbimet e tjera të nevojshme, si dhe financimin e paketave sociale, në kuadër të saj.

Në mënyrë të detajuar ndryshimet në Buxhetin e vitit 2020 sipas këtij Akti Normativ synojnë mbështetjen e shtyllave bazë të përpjekjeve kundër pasojave të COVID 19, duke siguruar: 6.5 miliardë lekë Fond për Paketën Sociale anti-COVID në mbështetje të punëmarrësve dhe/ose shtresave të tjera të prekura nga pezullimi i proceseve të punës në shkallë vendi duke përfshirë shtresat në nevojë, personat që humbasin punët dhe komunitetet, që do të rezultojnë më të dëmtuar;

2.5 miliardë lekë Fond në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Strukturave Spitalore, për të siguruar furnizimin me medikamente, aparatura dhe urgjenca të ndryshme dhe në mbështetje të stafeve mjekësore;

1 miliard lekë në drejtim të Fondit Rezervë të Buxhetit të Shtetit, për krijimin e hapësirës për financimin e shpenzimeve të domosdoshme me karakter të paparashikuar, për muajt në vijim;

2 miliard lekë rialokim drejt një Fondi Emergjence për të siguruar furnizimin me ushqim të komuniteteve të caktuara, që do të rezultojnë të prekura nga pandemia, apo për familje me ndihmë ekonomike dhe pensionistë të vetmuar që do të kene nevojë për ndihmë direkte.

Njëkohësisht, ky fond do të përdoret edhe për nevoja të ekipeve mjekësore, si në spitalet civile ashtu edhe në spitalin ushtarak;

Përditësime në buxhetin e Pushtetit Vendor, të cilat krijojnë mundësitë, që edhe qeverisja vendore të jetë pjesë e mbështetjes së situatës së krijuar;

Amortizim të reduktimit të të ardhurave në buxhetin e shtetit për periudhën e masave për përballimin e COVID 19 dhe të impaktit të mëvonshëm;

Rishikimin e indikatorëve makroekonomikë duke treguar kujdes maksimal për t’i orientuar burimet buxhetore drejt sektorëve më emergjentë dhe për të bërë të mundur mbështetjen ndaj qytetarëve.

Mbështetje për Sektorin Privat në përballimin e situatës, në formën e instrumentit të Garancisë Sovrane në masën 11 miliardë lekë (100 milionë USD). Kjo shumë do të shkojë si garanci për kompanitë, që do të gjenden përballë vështirësisë për pagesën e pagave të punonjësve gjatë këtyre muajve. Kjo garanci për kredi afatshkurtra, ka për qëllim të sigurojë që çdo familje të ketë të ardhura të mjaftueshme për përballimin e kësaj situate të vështirë.

Ky Akt Normativ bën të mundur faktorizimin e nevojave për përballimin e situatës, duke reflektuar rritjen e defiçitit buxhetor në nivelin 68.7 miliardë lekë, ose 3.9 përqind të PBB, nga 2.2 % të PBB që pritej sipas buxhetit fillestar dhe për rrjedhojë, rritjen e borxhit publik total në nivelin e pritur prej rreth 68.8% e PBB.

Parashikimet sasiore për impaktin negativ të COVID-19 në ekonomi, mbeten ende të paqarta edhe në Shqipëri. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka realizuar një vlerësim të impaktit që pritet në sektorët e turizmit, transportit, tregtisë etj., dhe ngadalësimin e përkohshëm të investimeve totale dhe eksporte.

Përmes këtij vlerësimi, për hartimin e këtij Akti Normativ, rritja ekonomike reale e vendit është parashikuar në nivelin 2%.

Parashikimi i rritjes ekonomike, si dhe të gjithë variablave të tjerë makroekonomikë, do të jetë subjekt rishikimesh në vijimësi të qartësimit të dinamikës së situatës.

Në vijim, Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të ndjekë me kujdes maksimal ecurinë e treguesve kryesorë, me objektiv primar përmirësimin e tyre gradual dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale. /Balkan Web

Tags: 2020buxhetkoronavirusqeveri

TË LIDHURA

Vangjush Dako shtrohet në spitalin rajonal të Durrësit, pritet të merret në dorëzim nga policia e burgjeve
Politikë

Vangjush Dako shtrohet në spitalin rajonal të Durrësit, pritet të merret në dorëzim nga policia e burgjeve

21:23 | 16/09/2025
Nisin lëvizjet për shkarkimin e Veliajt/ Nesër mblidhen këshilltarët socialistë
Politikë

Nisin lëvizjet për shkarkimin e Veliajt/ Nesër mblidhen këshilltarët socialistë

21:18 | 16/09/2025
“Sy me rrufe në mes”/ Zbardhen bisedat e Ervis Çelës dhe Franc Çopjas në Sky Ecc
Aktualitet

“Sy me rrufe në mes”/ Zbardhen bisedat e Ervis Çelës dhe Franc Çopjas në Sky Ecc

20:46 | 16/09/2025
Next Post
Ambasadat e huaja dhe organizatat ndërkombëtare mesazh shqiptarëve

Ambasadat e huaja dhe organizatat ndërkombëtare mesazh shqiptarëve

Kylie Jenner: “Qëndro në shtëpi. Askush nuk është imun”

Kylie Jenner: "Qëndro në shtëpi. Askush nuk është imun"

Masat kufizuese/Rama: Nuk ndalohet transporti i mallrave ushqimore

Masat kufizuese/Rama: Nuk ndalohet transporti i mallrave ushqimore

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

17:32 | 10/09/2025




TË FUNDIT

Vangjush Dako shtrohet në spitalin rajonal të Durrësit, pritet të merret në dorëzim nga policia e burgjeve
Politikë

Vangjush Dako shtrohet në spitalin rajonal të Durrësit, pritet të merret në dorëzim nga policia e burgjeve

by mirseda
21:23 | 16/09/2025
0

Pas vendimit të Apelit tq GJKKO e cila kërkon rikthimin në qeli të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush...

Nisin lëvizjet për shkarkimin e Veliajt/ Nesër mblidhen këshilltarët socialistë

Nisin lëvizjet për shkarkimin e Veliajt/ Nesër mblidhen këshilltarët socialistë

21:18 | 16/09/2025
“Sy me rrufe në mes”/ Zbardhen bisedat e Ervis Çelës dhe Franc Çopjas në Sky Ecc

“Sy me rrufe në mes”/ Zbardhen bisedat e Ervis Çelës dhe Franc Çopjas në Sky Ecc

20:46 | 16/09/2025
Spanja u bashkohet 4 vendeve evropiane: Nëse Izraeli merr pjesë, nuk shkojmë në Eurovision 2026

Spanja u bashkohet 4 vendeve evropiane: Nëse Izraeli merr pjesë, nuk shkojmë në Eurovision 2026

20:23 | 16/09/2025
Gjykata rikthen në qeli Vangjush Dakon, përfundon në spital pas vendimit

Gjykata rikthen në qeli Vangjush Dakon, përfundon në spital pas vendimit

20:12 | 16/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com