Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Koronavirusi, ose mallkimi i të varfërve

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Koronavirusi, ose mallkimi i të varfërve

Nga Artur Zheji

Mund të vdesin si mizat, të varfrit! Dhe pjesa tjetër e Botës, do bëjë sikur nuk shikon, apo do të ngrejë supet e pandjeshme, edhe kësaj radhe.

Bëra rrugën Sarandë-Tiranë. Në Sarandë, lashë pas gati qindra punëtorë ndërtimi, që vareshin si karkaleca nëpër skelat e shtesave të hoteleve, apo hoteleve të reja, të emrave të përmendur të “turizmit” sarandjot. Pa maska dhe pa doreza. Me siguri ca qindra “pabuksa”, që hidhnin llaç, apo suvatonin dhe punonin skllavërisht, pa mendjen te koronavirusi, por te korja e bukës, që do të dërgonin në darkë në shtëpi… Me siguri të pasiguruar, të nënpaguar dhe me qehajajtë e pronarëve mbi krye, që të zgjojnë që në mëngjes më zërin e tyre të vrazhdë, uluritës, llogarikërkues, nxitës dhe çnjerëzorë… Asnjë rrugë e re në qytetin e 40 Shenjtorëve, vetëm ngushtime të rrugëve të trashëguara prej 50 vitesh, betonim pa kufi dhe gulfatje e detit, në çdo centimetër katror të mundshëm… Por kjo është një çështje tjetër…

Vij në Tiranë, duke tejkaluar me korrektesë, postblloqet si një person mediash TV, që jam.
Duke uruar që policët e rinj dhe sidomos ushtarët përforcues, bij varfanjakësh, bij puntorësh apo bij të ndershmish edhe ata, të kenë ndoshta, ndonjë gjë të ngrohtë për të ngrënë në këtë sforco jashtë kazerme…

Sepse fytyrat e tyre në krye të detyrës, njëkohësisht të kequshqyera dhe verdhacuke, por dhe njëkohësisht dhe mrekullisht shumë serioze, të këpusin shpirtin nga tiparet groposur thellë në zgavra… Sigurisht, tiparet e tyre të varfëra, nën uniformat e gjelbërta, të bien në sy, nëqoftëse je një myslyman i urtë, një i krishterë i devotshëm, apo një mendimtar dhe vëzhgues, mirëfilli i Majtë. Dhe sigurisht, të njejtat tipare, janë të padukshme, për majmunët shpirtlebrozë, gjoja të Majtë, që qeverisin sot e mot, vendin tonë mjeran e oligarkik…

Edhe këta, ushtarë e policë, rojtarë të ligjeve të jashtëzakonshme anti-Epidemike, sigurisht, bëjnë pjesë në hallkën më të pambrojtur të kërcënimit Korona-superStar!

Të gjithë e dinë, edhe ata vetë e dinë, që jeta e tyre është vetëm në duart e Zotit, nëse ka akoma, një Zot edhe për të varfërit në këtë vend të dhjasur nga shpirtrat e pandjeshëm të atyre që na qeverisin dhe që mend plasin nga paraja e madhe që kanë vënë mënjanë, për çmenduri të tyre…

Vij pra në Tiranë dhe më shkon ndërmend të shkoj në një supermarket me logo italiane, me idenë të blej dy-tre gjëra pikante, për të lehtësuar disi, qëndrimin e detyruar në shtëpi, në këtë kohë karantine të detyruar.

Por çtë shoh? Një turmë bythëmëdhenjsh ishin dyndur aty në panik, kishin nxjerrë paratë e shumta dhe blinin pa dhimbje leku, çdo gjë, çdo të mirë e çdo gjë të shijshme të Perëndisë, duke zbrazur krejt dollapët e supermarketit e duke bartur plaçkën që do bluanin më pas, për të mbajtur të paprekur bythëmadhësine e tyre, ndë ca karroca të mëdha, që mend derdheshin nga ngarkesa.

Thashë të bëja ca foto, e t’ja dërgoja kryeministrit tonë të të varfërve, të vetngujuar në bunkerin e frikërave të tij, që porosit popullin pa pushim, për një duarlarje masive, si rrugëshpëtim, nga dështimi kolosal i mjekësisë shqiptare, por mbi të gjitha nga dështimi kolosal, i moralit të shoqërisë shqiptare.
Gjykuar nga teshat e shtrenjta dhe në modë, por të mbajtura në mënyrë të shkujdesur, gjykuar nga përmbajtja e ushqimeve të shtrenjta në karrocat e tyre, dukeshin qartë se ishin fëmijë e nipçe të përkëdhelur, tenderaxhinjsh, pasunarësh e hajnash, me një pordhacllëk të neveritshëm, por në përputhje të plotë me bythëmadhësinë e tyre, po aq të neveritshme.

Se Zoti është me të vërtetë i Madh, ata ushtarë të varfër, bij nënash dhe ata, ishin, apo m’u dukën mua, ku e ku më të pashëm, më fisnikë dhe krejt rrezatues në bukurinë e thjeshtësisë së tyre…
Dhe përsërita përsëri me vete: “Zoti është i madh!”

Sepse Ai, Zoti, ka në duar një Peshore të padukshme dhe përmbys mrekullisht poshtërsinë njerëzore…
Porse, kjo epidemi apo ky mallkim, frikë të madhe kam, se do të kosisë më së shumti, fytyrë verdhët e paushqyer dhe të pambrojtur dhe do të na shtojë këtë rracën e bythëmëdhenjve të neveritshëm, që dukshëm kanë një tub (apo Zorrë) gastro, në vend të Zemrës…/360grade.al

Tags: artur zhejikoronavirusmallkimivarfërve

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Lista/823 viktima sot nga koronavirusi në të gjithë botën, shpërndarja sipas shteteve

Lista/823 viktima sot nga koronavirusi në të gjithë botën, shpërndarja sipas shteteve

“Shtyrja e kredive nuk është për të gjithë”, Sejko sqaron se cilat kategori përfitojnë

“Shtyrja e kredive nuk është për të gjithë”, Sejko sqaron se cilat kategori përfitojnë

“Sot është nata e 10 në spital”, flet pacienti i prekur me koronavirus

“Sot është nata e 10 në spital”, flet pacienti i prekur me koronavirus







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Keijsi dhe Ina, afërsi intime në shtëpi, Stelina e shtangur nga pamjet
Showbizz

Keijsi dhe Ina, afërsi intime në shtëpi, Stelina e shtangur nga pamjet

by mirseda
23:02 | 20/01/2026
0

Kejsi dhe Ina këto ditë duket se kanë qenë më të afërt se asnjëherë në shtëpi. Në...

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:55 | 20/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën”/ Mateo rrëfen historinë me Brikenën jashtë: Më ka mbetur peng

“Familjarët e saj më prenë rrugën”/ Mateo rrëfen historinë me Brikenën jashtë: Më ka mbetur peng

21:52 | 20/01/2026
Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

21:06 | 20/01/2026
Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

21:03 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com