E premte, 10 Prill, 2020
15 C
Tirana

“Shtyrja e kredive nuk është për të gjithë”, Sejko sqaron se cilat kategori përfitojnë

loading...

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka folur në lidhje me marrëveshjen e bërë me kryeministrin Rama në lidhje me shtyrjen e kredive.

I ftuar në emisionin “Real Story” në News24, Sejko sqaroi se kjo shtyrje nuk do të jetë për administratën shtetërore, mjekët apo edhe mësuesit.

Ai shtoi se ka një kategorizim të personave që i shtyhet kredia. Sipas tij, kjo shtyrje do të jetë vetëm për ata persona të cilët hasin vështirësi financiare dhe i kap kriza e koronavirusit.

“Mësuesit dhe mjekët i marrin pagat në mënyrë automatike dhe i tërheqin nga ATM-të nëpërmjet kartës së kreditit. Problemi është tek pjesa e kredisë. Një pjesë e administratës publike ka kredi. Edhe ata që punojnë në privat. Të gjithë punonjësit kanë një trajtim të ngjashëm bankat aplikojnë kredi, kredi konsumatore dhe kredi për banesa.

Kreditë konsumatore kanë këstet e tyre, dhe për banesat kanë këstet e tyre. Mund të kenë probleme financiare por jo thelbësore nga kjo. Nuk janë të ekspozuar dhe të riskuar pasi përderisa i jepet rroga dhe ata do e paguajnë. Mjekët dhe mësuesit do e paguajnë kreditë. Nuk ndryshon asgjë financiarisht tek ata.

Një pjesë e tyre e mirë duan ta paguajnë. Të tjerë kanë probleme financiare. Rastet ndryshojnë. Po të hyjmë në analizë mund të kemi aq shumë kategori rastesh sa nuk do i sqaronim dot”, tha ai.

Guvernatori theksoi se brenda 3 ditësh banka do t’i kthejë aplikuesit përgjigjen, nëse ai është apo jo tek kategoria e personave që i shtyhet afati i kredisë.

“Do theksoja që vendimi i marrë nga Këshilli Mbikëqyrës ka të bëjë vetëm me ata klientë të prekur nga kriza e koronavirusit dhe ata do të duhet të kontaktojnë bankat. E theksova që ditën e parë që duhet njoftuar banka, klientët ishin të paqartë, kishin ankesa. Dhe për të ndarë klientët që i shtyhet afati atëherë Banka i kthen përgjigje brenda 3 ditësh nëse ky është një klient që përfshihet në këto kategori apo jo. Duhet të kontaktosh bankën, nuk është një urdhër automatik që të gjithë klientët, individë, biznese i shtyhet kredia. Ne bëmë llogaritje. Ne i kemi krijuar mundësinë bankave që të mundësojnë shtyrjen”, tha Sejko.

- Reklama -
loading...

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Ngjarja makabre e kushëririt që mbajti Enverin në Paris

Dashnor Kaloçi Memorie.al publikon historinë e panjohur Abaz Omarit me origjinë nga Gjirokastra, nëna e të cilit, ishte kushërira e parë e Enver Hoxhës, pasi i...

Vetëizolohet Zoran Zaev, u intervistua nga një gazetar i infektuar

Për shkak të pandemisë, ish-kryeministri Zoran Zaev mësohet se është vetëizoluar. Lajmi është përcjellë nga mediat në Maqedoninë e Veriut. Ka qenë fillimisht Ministri i...

Shqipëria në izolim, 47-vjeçari tenton të vjedhë lokalin. Ç’ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit

Nuk ka ditë që policia të mos raportojë për personat të cilët thyejnë rregullat e karantinimit. Ka nga ata qytetarë të cilët nuk pyesin...

“Po të fal që ke thyer karantinën”, si u zbulua 43-vjeçari që u bënte presion njerëzve

Pandemia që ka përfshirë Shqipërinë, ka izoluar shqiptarët brenda shtëpisë. Oraret që shfrytëzohen për të dalë respektohen në një masë të madhe nga ana...

Shkencëtarët nxjerrin videon si infektohen njerëzit nga COVID-19 në një supermarket (VIDEO)

Mjafton që një person i infektuar të kollitet, për të shpërndarë infeksionin në mënyrë të shpejtë, e po kaq të frikshme në ambientin ku...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT