Ndonëse shifrat e humbjes së jetëve në Spanjë janë të frikshme, nga ana tjetër ka një fije shprese se përhapja e koronavirusit po ngadalësohet.
Organizata Botërore e Shëndetit ka dalë në konkluzionin se përhapja e koronavirusit në Spanjë është ‘ngadalësuar’. Shifrat që përditësohen çdo ditë, nuk janë aspak optimiste.
Dr Bruce Aylward, një këshilltar i drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, tha se kriza ishte ‘përfundimisht duke u ngadalësuar’. Spanja është vendi i dytë më i prekur në botë, pas Italisë.
Kurba e vdekjes në Spanjë për të pestën ditë është në ulje, teksa në 24 orët e fundit u raportuan 556 viktima nga koronavirusi.
Por rënia e numrit të vdekjeve nuk është e pasqyruar në uljen e presionit në kujdesin intensiv në spitale, teksa sot pati 3836 raste të reja infeksioni. Për një total prej rreth 142 000. Numri i përgjithshëm i vdekjeve është mbi 14 mijë.