Një 28-vjeçar nga Shkodra është bërë viktima e 168-të e COVID-19 në vendin tonë. Bëhet me dije se i ndjeri punonte si elektriçist pranë shërbimit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shkodër.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë OSHEE në këtë qytet.
“Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni.
Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushëllime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve. U prehtë në paqe”.