Shqipëria regjistron rekord të ri sa i takon numrit të rasteve të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë informon se 489 persona rezultuan pozitivë, numri më i lartë brenda periudhës 24 orëshe, që nga fillimi i pandemisë.
Rezultatet e të infektuarve vijnë nga kryerja e 1,954 testimeve.
Ndërkohë, 6 qytetarë nuk arritën ta fitonin betejën me virusin.
Në spitalet covid situata paraqitet e rënduar, pasi po trajtohen 350 pacientë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
89 raste në Tiranë, 41 raste në Korçë, 38 raste në Lushnje, 31 raste në Krujë,
28 raste në Durrës, 26 raste në Gjirokastër, 24 raste në Fier,
18 raste në Shkodër, Lezhë, 16 raste në Kurbin, 14 raste në Malësinë e Madhe, 13 raste në Vlorë dhe Gramsh, 12 raste në Tropojë, Sarandë, Kuçovë,
11 raste në Librazhd, 9 raste në Kukës dhe Pogradec, 8 raste në Kavajë,
6 raste në Elbasan, Berat, Mallakastër, Tepelenë, 5 raste në Mat, 4 raste në Përmet, 3 raste në Devoll, Mirditë, Kolonjë, 2 raste në Skrapar, nga 1 rast në Has, Bulqizë, Peqin.
Viktima – Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 66 vjeçare nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kukësi, dy 75 vjeçarë nga Tirana, një 79 vjeçar nga Elbasani dhe një 81 vjeçar nga Kavaja, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Në spitale – Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 350 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (6 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 489
Të shëruar ne 24 orë 165
Të shtruar në spitale 350
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1954
Testime totale 135,245
Raste pozitive 23,210
Raste të shëruara 11,861
Raste Aktive 10,800
Humbje jete 549
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5315
Durrës 963
Fier 868
Korçë 696
Shkodër 623
Elbasan 507
Lezhë 487
Vlorë 461
Berat 318
Kukës 253
Gjirokastër 204
Dibër 105