Një person ende i paidentifikuar është gjetur i mbytur në rezervuarin e Gjançit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po merr në pyetje banorët e zonës, për të grumbulluar informacion mbi dinamikën e ngjarjes shkaqet e së cilës nuk dihen ende dhe për të identifikuar viktimën.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 13.06.2021, rreth orës 11:13, në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për identifikimin e trupit të pajetë si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.