E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Euro 2020/ Austri- Maqedoni e Veriut, 18:00. Ja shqiptarët që priten në fushë

Europiani më në fund erdhi edhe për Maqedoninë e Veriut, pasi ata marrin pjesë për herë të parë në një turne të këtyre përmasave.

Ndeshja e tyre e parë në grup është kundër Austrisë sot në orën 18:00 dhe do të jetë një ndeshje interesante për t’u parë edhe prej prezencës së 6 shqiptarëve me 5 prej tyre që priten titullarë: Alioski, Bardhi, Musliu, Ademi dhe Elmas.

Skuadra e Igor Angelovskit arriti rezultate mbresëlënëse në ndeshjet miqësore, veçanërisht fitorja 4-0 ndaj Kazakistanit por kundërshtarët e tyre ishin më pak të fortë se skuadrat ndaj të cilave luajtën austriakët.

Skuadra e Franko Foda-s u ndesh me Anglinë, e cila e mundi 1-0 dhe Sllovakinë, ndeshje e cila përfundoi në një barazim 0-0.

Austria nuk ka treguar atë që shumë tifozë presin dhe austriakët shpresojnë të mos zhgënjehen në të njëjtën mënyrë si pesë vite më parë.

Formacionet e mundshme:

Austria: Schlager; Lainer, Dragović, Hinteregger, Ulmer; Laimer, X. Schlager; Sabitzer, Baumgartner, Alaba; Arnautović

Maqedonia e Veriut: Dimitrievski; Nikolov, Spirovski, D. Velkovski, Musliu, Alioski; Bardhi, Ademi, Elmas; Trajkovski, Pandev

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bashkia merr pronësinë e Teatrit/ Budina: Meta dhe Basha të mos heshtin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka protestuar ndaj vendimit të qeverisë për t’i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Regjisori...

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...