Një tjetër pikë grabitje këmbimi valutor është regjistruar mëngjesin e sotëm, këtë radhë në qytetin e Korçës.
Sipas informacioneve të para, një person i maskuar dhe me thikë në dorë ka hyrë në pikën e këmbimit valutor dhe të transfertave të parave në orën 9:00 dhe ka kërcënuar punonjësen.
Mësohet se nën kërcënimin e thikës, autori dyshohet se ka marrë një sasi të konsiderueshme parash, rreth 2500 euro dhe 1 mln lekë të vjetra,
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin, si dhe kapjen e autorit.