Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Konsistenca është virtyt i mendjeve të vogla, por jo të paudha

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Kodi Zgjedhor, Pollo: Rama refuzoi BE-në, shqiptarët të dalin ta largojnë

Nga: Genc Pollo

“Konsistenca është virtyt i mendjeve të vogla”  thuhet se ka deklaruar dikur Napoleoni.

Sipas tij e plot të tjerëve një burrë shteti nuk ka pse t’i lidhë duart vetes me deklaratat e tij të së djeshmes apo të pardjeshmes.

Pasi rrethanat ndryshojnë dhe vetëm budallai nuk ndërron mendje.

Ky proverb, me moral deri diku të diskutueshëm, është vështirë të aplikohet në lëmin e jurisprudencës ku qartësia, njëkuptimësia e koherenca lipset të jenë parime udhëheqëse.

Aq më tepër që traktati i të gjithë traktateve, ai i Vjenës i vitit 1969, parashikon parimin pacta sund servanda (neni 26) dhe e konsideron edhe si parim të pranuar universalisht (preambula § 3).

Por firmat e votat e qeverisë rilindiste i kanë vënë në diskutim këto parime universale..

Më konkretisht në Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) midis Shqipërisë e Bashkimit Evropian e vitit 2009 thuhet se konkurrenca e lirë në treg nuk duhet të cënohet nga prokurimet e mbyllura apo nga favoret shtetërore ndaj kompanive të veçanta, dhe se kompanitë shqiptare dhe evropiane nuk mund të defavorizohen krahasuar me ato jo-evropiane.

Ndërkohë që në marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe të nënshkruar më 26 nëntor 2020 nga ministri i punëve të jashtme Edi Rama, thuhet se për zhvillimin e portit të Durrësit qeveritë mund të përcaktojnë vetë kompaninë përkatëse pa pyetur për ligjet në fuqi, si p.sh. prokurimi publik etj. (neni 6).

Ekspertët e të drejtës evropiane e ndërkombëtare mendojnë se është e qartë se cila nga këto të dy norma prevalon ndaj tjetrës; midis  normës Brukseli e normës Dubai, ata argumentojnë se për shkak se marrëveshja me Brukselin është një hap në një marrëdhënie që synon anëtarësinë në BE, asnjë marrëveshje me një shtet jashtë BE nuk mund të dhunojë MSA pa vënë në pikëpyetje marrëdhëniet me BE; e në rastin më të keq, pa vënë në diskutim synimin e sinqertë për anëtarësim në BE.

Madje edhe në rastin kur një marrëveshje si e Dubait duhet bërë për një arsye shtetërore fort të rëndësishme në këtë pikë qeveria devijuese,  dmth Tirana, duhet medoemos të njoftojë Bashkimin Europian në Këshillin e Stabilizim Asociimit (KSA) dhe nuk duhet të mundësojë hyrjen në fuqi deri një muaj mbasi ka njoftuar KSA. Sa më sipër është detyrim i Shqipërisë sipas MSA (neni 56).

Marreveshja e Dubait ka hyrë në fuqi në fund të dhjetorit e Qeveria Rama nuk ka bërë asnjë lloj konsultimi me KSA duke e dëshmuar qartë vullnetin e saj.

Vullnetin e kësaj qeverie e kemi parë të shprehur në dy raste të ngjashme:

Rasti 1– aeroporti i Vlorës: qeveria  miratoi me urgjencë në shkurt 2018 në Kuvend një ligj special i cili e jepte në konçesion ndërtimin e operimin e aeroportit një konsorciumi turk të afërt me hyqymetin.

Opozita e denoncoi me forcë duke rradhitur shkeljet ligjore si dhe duke shpjeguar dëmin e interesit publik nga mungesa e garës së hapur si dhe dyshimet konkrete për korrupsion.

Komisioni Europian gjeti rrugën për të shprehur shqetësimet e tij, dhe si përfundim kjo nismë dështoi. Premtimi i Edi Ramës në 2017, se vlonjatët do e kishin avionin tek dera e shtëpisë shkoi me të shumtit e tij.

Rasti 2- Teatri Kombëtar: në korrik 2018 qeveria, po me urgjencë, miratoi në Kuvend ligjin special Fusha që i falte kësaj kompanie troje pa fund në zemër të Tiranës me kusht që të ndërtonte një godinë të re mbasi të shembej monumenti historik.

Çfarë pasoi ishte një episod i shkëlqyer i qëndresës qytetare dhe i solidaritetit ndërkombëtar.

Mbase sot mund të jenë harruar letra e shtatorit 2018 nga Brukseli për amendimin e këtij duke hequr emrin e Fushës e duke garantuar tender të hapur.

Efekti epik i saj që më ka mbetur në kujtesë ishte momenti shvejkian i kryebashkiakut të Tiranës që në vijim deklaroi se “ligjin e kemi të mirë, por do e ndryshojmë pak që ta bëjmë edhe më të mirë”.

Sot ne nuk kemi godinë moderne për teatrin por vetëm një fitore të barbarisë mbi kulturën dhe një monument historik që pret të ringrihet. Por edhe Fusha i dy lalëve nuk kapi gjë.

Rasti i tretë, tashmë publik, është një projekt ligj, bazuar në marrëveshjen me Emiratet që autorizon qeverinë t’i japë një kompanie nga ky vend të tërë portin e Durrësit; pikërisht asaj kompanie që sipas Ramës pagoi darkën e Nusretit. Dhe t’ja japë pa kushte, kritere e procedura. Kaq thotë p/ligji. Të tjerat i qeveria; mbase edhe Nusreti.

Diçka më thotë se edhe ky i fundit do të dalë duarbosh si fusha e hyqymeti.

*Ish minister e deputet

19 janar 2021

Tags: Genc Polloopinion

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Next Post
Putin sfidon acarin: Zhytet në ujë të akullt duke bërë kryqin (Video)

Putin sfidon acarin: Zhytet në ujë të akullt duke bërë kryqin (Video)

Inagurimi i Bidenit/ Masa të pashembullta sigurie dhe një shkëputje nga tradita

Inagurimi i Bidenit/ Masa të pashembullta sigurie dhe një shkëputje nga tradita

Mandzukiç vishet kuqezi, zgjedh fanellën me numrin 9

Mandzukiç vishet kuqezi, zgjedh fanellën me numrin 9

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha
Bota

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha

by mirseda
22:58 | 23/06/2025
0

Ministria e Jashtme e Katarit mbajti një konferencë për shtyp. “Ne e konsiderojmë sulmin iranian një “surprizë”...

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

22:50 | 23/06/2025
Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

22:49 | 23/06/2025
Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

22:24 | 23/06/2025
Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

22:14 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com