E shtunë, 6 Mars, 2021
12 C
Tirana

Mandzukiç vishet kuqezi, zgjedh fanellën me numrin 9

Mario Mandzukiç është zyrtarisht futbollist i Milanit. Mëngjesin e sotëm sulmuesi kroat firmosi kontratën 6 mujore nga e cila do të përfitojë 1.8 milion euro dhe nëse Milani kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm do të rinovohet edhe me një vit tjetër.

Ish-bomberi i Juventusit do të mbajë veshur fanellën me numër 9 dhe shikohet si zëvendësuesi ideal i Zlatan Ibrahimoviç në qëndër të sulmit.

Mandzukiç di të përshtatet edhe si sulmues krahu dhe nuk do të ishte aspak çudi që të luante njëkohësisht me suedezin.

Kroati, që prej fundit të sezonit të shkuar ishte pa skuadër dhe do t’i duhet ende punë për të arritur formën optimale.

Megjithatë, 34-vjeçari pritet të grumbullohet për derbin e Milanos në Kupë ndaj Interit, mesjavën e ardhshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...

Lum partitë për këtë popull që kanë

Nga: Mentor Kikia Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo sociale. Ne jemi edhe në një krizë të thellë mendore si shoqëri...

Koronavirusi në vend/ 777 raste të reja dhe 21 viktima

Kurba e koronavirusit në Shqipëri mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 777 raste të reja. Ndërkohë, 21 persona nuk kanë...

Milani kthen Ibrën në kombëtare, 39-vjeçari debuton në ndeshjen me Kosovën

Viti fantastik te Milani dhe fakti që është lideri i ecurisë së pabesueshme të kuqezinjve, ka bërë që Zlatan Ibrahimoviç të kthehet në Kombëtaren...