Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Konflikti për emërimet në Kushtetuese drejt Komisionit të Venecias

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Konflikti për emërimet në Kushtetuese drejt Komisionit të Venecias

Në Shqipëri, konflikti mes presidentit Ilir Meta dhe parlamentit për çështjen e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese pritet të përfundojë sërish në tryezën e Komisionit të Venecias. Komisioni hetimor parlamentar i ngritur për të shqyrtuar kërkesën për shkarkimin e Kreut të Shtetit vendosi ta përfshijë këtë rast në objektin e tij të punës, dhe formuloi pyetjet me të cilat do i drejtohet Venecias.

Nga ana e tij presidenti paralajmëroi se të njëjtën gjë do të bënte dhe ai, duke e konsideruar zgjedhjen e dy anëtarëve nga ana e parlamentit si në shkelje të kushtetutës.

Ndërsa në vjeshtë u angazhua për të interpretuar vendimin e presidentit Ilir Meta lidhur me anulimin e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve, Komisioni i Venecias pritet të marrë një tjetër kërkesë nga Shqipëria për t’u shprehur për një tjetër përplasje që sërish sheh si palë të njëjtët aktorë, parlamentin nga një anë dhe Kreun e shtetit nga ana tjetër.

Komisioni hetimor i ngritur për të vlerësuar nëse me anulimin e datës së zgjedhjeve, presidenti Meta kishte bërë apo jo shkelje të rëndë, që do të mund të çonte në shkarkimin e tij, ka zgjeruar objektin duke përfshirë dhe konfliktin për emërimet e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti, nuk shfrytëzoi afatin 30 ditor të ligjit, për të përzgjedhur mes kandidatëve të listës së paraqitur nga Këshilli i emërimeve në Drejtësi, duke e motivuar këtë me faktin se i takonte më parë parlamentit të zgjidhte një nga kandidatët e vakancave të veta.

Për shumicën, automatikisht u quajt e emëruar zonja Arta Vorpsi, e para në listën e presidentit. Por ky i fundit, pasi parlamenti emëroi dy kandidaturat e veta, dekretoi zonjën Marsida Xhaferllari, duke e ftuar më pas në ceremoninë e betimit. Pikërisht për të dy këto momente, komisioni hetimor vendosi sot që t’i drejtohet Komisionit të Venecias.

I menjëhershëm ishte reagimi i presidentit Ilir Meta përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi, sipas të cilit “Shteti Shqiptar ka një marrëdhënie të konsoliduar me Komisionin e Venecias, dhe institucionet që vendosin t’i drejtohen këtij organi këshillimor, duhet ta ushtrojnë këtë të drejtë objektivisht dhe jo për përdorim politik”, shkruan ai duke shtuar më tej se “nëse Kuvendi, do të vijojë me rrugën e zgjedhur dhe vërtet dëshiron të shterojë objektivisht këtë çështje, Presidenti i Republikës bën me dije se, do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Parlamentit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, si zgjedhje të bëra pa garë, pa mundësi zgjedhjeje, vetëm me një kandidat, dhe në kundërshtim me radhën që dikton Kushtetuta dhe kriteret e ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Në të vërtetë presidenti Meta e kundërshtoi hapur idenë e propozuar nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, që për kapërcimin e këtij ngërçi të kërkohej opinioni i Venecias. Dhe reagimi i tij ngjan më tepër me një kërcënim nëse parlamenti do e zyrtarizojë përfshirjen e Komisionit të Venecias, se sa një vendim i marrë tanimë prej tij, për të bërë të njëjtën gjë.

Në fakt, dy anëtaret e emëruara nga parlamenti Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, nuk kishin kandidatë alternativë në momentin e votimit, siç kërkohet nga Kushtetuta. Por po ashtu, si dhe parlamenti, edhe emërimi i zonjës Xhaferllari nga presidenti Meta u bë po në shkelje të të njejtit përcaktim, sipas të cilit përzgjedhja bëhet ndërmjet tre kandidaturave. /Voa

Tags: emërimeKomisioni i Veneciaskonfliktkushtetuese

TË LIDHURA

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:36 | 09/02/2026
Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës
Aktualitet

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave
Politikë

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Next Post
Hapat e ardhshëm në procesin për shkarkimin e mundshëm të Trump

Hapat e ardhshëm në procesin për shkarkimin e mundshëm të Trump

Regjisori i njohur rrëfen si ia rrëmbeu zemrën Majlinda Bregut

Regjisori i njohur rrëfen si ia rrëmbeu zemrën Majlinda Bregut

#edheunë. A pyet transgresioni politik i Ramës për fushatën aseksuale të Bashës?!

Papritur të gjithë e duan SPAK. A thua ‘njeriu i të gjithëve’ erdhi në krye







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com