E enjte, 26 Nëntor, 2020
2 C
Tirana

Hapat e ardhshëm në procesin për shkarkimin e mundshëm të Trump

Më të lexuarat

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vend

Pas ditësh të tëra me shifra rekord, Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në 24...

”Mund të ruhet në temperatura -2 gradë”/ AstraZeneca: Ja sa kushton vaksina

Shumë shtete janë në garë për zbulimin e vaksinës efektive që do të luftojë koronavirusin, në një kohë që numri i të infektuarve po...

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Pak ditë më parë, ai i'u...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Studimi/ Ja cila është simptoma më e zakonshme e njerëzve të prekur nga Covid

Njohja e simptomave kryesore të koronavirusit, ka qenë thelbësore për të gjetur një trajtim mjekësor për pandeminë. Në fillim të shpërthimit të pandemisë, ekspertët paralajmëruan...

Uzuni i shënon Juventusit, shqiptari feston si Ronaldo (Video)

Myrto Uzuni ka befasuar Juventusin duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, Ferencvaros.  Sulmuesi shqiptar ka realizuar në minutën e 19-të të takimit që...

Mbrëmë, figura të larta të Kongresit folën mbi hapat e ardhshëm pas votës së Dhomës së Përfaqësuesve të mërkurën për të ngritur akuza kundër Presidentit Donald Trump.

Kushtetuta amerikane i jep Senatit autoritetin për të zhvilluar një proces gjyqësor mbi këto akuza, por republikanët dhe demokratët shfaqin opinione krejt të ndryshme lidhur me procedurën për ta realizuar këtë hap.

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët miratoi dy akuza kundër Presidentit Trump për abuzim të autoritetit që i jep posti për të përfituar politikisht si dhe për pengim të përpjekjeve të Kongresit për të zhvilluar hetime mbi veprimet e tij. Asnjë republikan nuk votoi me demokratët.

Më pas, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi nuk pranoi të prononcohej se kur do t’ia kalonte akuzat Senatit, duke thënë se duhet të shihte më parë se çfarë forme do të merrnin përgatitjet për gjyq.

Dje, udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell kritikoi demokratët dhe tha se zonja Pelosi kishte frikë të përcillte akuzat pasi, siç u shpreh ai, demokratët kishin bërë një punë “shkel-e-shko” (të dobët). Ai tha se i takon Senatit ta ndreqë këtë problem duke e liruar presidentin nga akuzat, shkruan “Voa”.

“Senati mund të arrijë ta ndreqë këtë problem. Duhet të veprojmë me dinjitetin që kërkon ky rast. Ka vetëm një rezultat për këto prova të dobëta në këtë hetim të dështuar. Nuk ka si të jetë më e qartë se çfarë rezultati duhet për të stabilizuar situatën dhe për të ruajtur rolin e balancuesit për të cilin u krijua Senati amerikan”, tha Mitch McConnell, udhëheqës i shumicës republikane në Senat.

Lexo edhe :   ‘Fshehu’ apartamentin në Tiranë, KPA shkarkon kreun e Gjykatës së Tropojës

Udhëheqësi i demokratëve në Senat Chuck Schumer iu përgjigj argumenteve të zotit McConnell duke thënë se udhëheqësi i republikanëve nuk kishte ndër mend të tregohej i paanshëm në gjyq.

Lexo edhe :   ‘Fshehu’ apartamentin në Tiranë, KPA shkarkon kreun e Gjykatës së Tropojës

“Mesazhi i udhëheqësit republikan McConnell për momentin tregon se ai nuk ka ndër mend të zhvillojë një gjyq të drejtë, të tregohet i paanshëm, apo të merret me faktet”, tha Senatori Schumer.

Në konferencën e djeshme për shtyp, zonja Pelosi përsëri nuk u prononcua se kur planifikonte t’i përcillte në Senat akuzat e ngritura nga Dhoma e Përfaqësuesve.

“Presim të shohim procesin që të marrë formë në Senat. Atëherë do të dimë se sa specialistë dhe cilët do të jenë ata që do të çojmë. Këtë thashë edhe një natë më parë. Po e përsëris edhe tani”, tha zonja Pelosi.

Gjyqi në Senat, për të cilin zoti McConnell është shprehur se është përparësia kryesore në agjendën e Senatit për janarin, pritet të përfundojë me lirimin e presidentit nga akuzat pasi në Senat shumicën e kanë republikanët e partisë së presidentit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reali “trullos” Interin, fitojnë Bayern dhe Atalanta

Përfundojnë ndeshjet e katërta në grupe të Champions League. Reali ka mundur Interin në “San Siro” me rezultatin e pastër 0-2. Ndeshja u zhbllokua...

Maradona ndërroi jetë, 5 fëmijët e tij “në luftë” për milionat

Vdekja e Diego Maradonës mund të shkaktojë një grindje familjare mbi pasurinë e tij ndërsa ai lë pas pesë fëmijë që i njohu si...

Zgjedhjet/ Duka: Po s’ka dakordësi me Bashën, do ketë me Patozin e Topallin

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka, i ka dhënë mesazhe të qarta kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Teksa ka qenë i ftuar...

Gjermania zgjedh më 26 shtator 2021, pasuesin e Angela Merkel

Qeveria gjermane vendoi të mërkurën që më 26 shtator 2021 të zhvillojë zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur kreun e ri të ekzekutivit që...

OKB: Dhuna e burrave ndaj grave është gjithashtu një pandemi

Në të gjithë botën të mërkurën u shënua Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Në shumë vende gratë thanë se bllokimet për shkak...