Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Konflikt i ri/Gjermania e revoltuar me ambasadorin e SHBA, çfarë ka ndodhur

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Konflikt i ri/Gjermania e revoltuar me ambasadorin e SHBA, çfarë ka ndodhur

Gjermania është e revoltuar. Vetëm pak orë pas publikimit të një interviste të ambasadorit të SHBA në Gjermani, Richard Grenell, janë shtuar zërat që ai të dëbohet nga vendi. Shkaku: në një bisedë me portalin e djathtë të internetit Breitbart njeriu i Trumpit pati deklaruar se ai synon të forcojë forcat konservatore në Evropë, të cilat janë kundër establishmentit.

Pasazhet e intervistës, në të cilat ai flet për shumicën e heshtur, për mirëqënien e njerëzve që punojnë normalisht, kritikat për politikën aktuale ndaj refugjatëve dhe në tërësi për qëndrimin mendjemadh të elitave politike, ai mund t’i përsëriste edhe në një aktivitet të partisë konservatore të djathtë AFD – duartrokitjet do t’i kishte të sigurta. Kjo në një kohë kur nuk është hera e parë, që Grenelli përzihet në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë në fatet e Gjermanisë. Pa ardhur mirë në post, ai u kërkoi firmave gjermane që të tërhiqen nga bizneset me Iranin. Sfondi për këtë kërkesë është grindja transatlantike për marrëveshjen atomike me Iranin.

E padëgjuar deri tani

Me të vërtetë, deri më sot nuk qe dëgjuar që një ambasador të përfshihet në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë në politikën e vendit, në të cilin e kanë dërguar. Deri tani detyra ka qenë më tepër shpjegimi i vendit nga vjen, ndërtimi i urave, paqëtimi i konflikteve. Por ai që nxehet tani dhe habitet që Grenelli e përkufizon krejt ndryshe detyrën e tij, ende nuk e ka kuptuar si duhet që me këtë President në Shtëpinë e Bardhë gjithçka është tjetër. Edhe biznesi i deritashëm diplomatik.

Kryeredaktorja e DW, Ines PohlKryeredaktorja e DW, Ines Pohl
Trumpi është biznesmen, që vjen nga biznesi i spektaklit, ku i ka arritur atje sukseset më të mëdha të tij. Kuptimi i tij për politikën nuk është “arti i së mundurës”, siç e ka përcaktuar atë dikur kancelari i parë i Rajhut, Otto von Bismarck. Si të gjithë populistët, Trumpi dhe njerëzit e tij janë të interesuar që të arrijnë efektin më të madh. Kur Grenelli flet në Gjermani për migrim zinxhir dhe kur lëvdon njëkohësisht politikanin e pakompromis austriak Sebastian Kurz, e di mirë se çfarë po bën. Ai synon të inkurajojë ato forca në Evropë, të cilat e sfidojnë si Trumpi rendin ekzistues. Ai ua drejton këtë intervistë kryetarëve nacionalistë të djathtë të shteteve si për shembull në Hungari dhe në Poloni. Pra ua drejton atyre, që shprehin dyshim për Evropën në formën e saj të tanishme.

Synohet të dobësohet kohezioni i BE

Me shkathtësi Grenelli shfrytëzon – si shefi i tij në vendin e tij – për këtë jo vetëm frikërat e njerëzve, për të pasur sukses. Ai shfrytëzon edhe dobësitë e sistemit, për të provokuar një rend të ri në kontinentin e vjetër. Një rend, i cili ta dobësojë kohezionin e BE dhe që të jetë në këtë mënyrë në radhë të parë në dobi të Amerikës.

Tonet e larta, shqetësimet dhe kërkesat për dorëheqje nuk mjaftojnë për t’iu kundërvënë kësaj strategjie të dobësimit të BE. Në këtë garë për tonet më të larta, do të fitojë gjithmonë Trumpi. Gjermanisë dhe partnerëve të saj evropianë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të pranojë që Donald Trumpit nuk mund t’i besosh më. Që përkundrazi, ai jo vetëm e kërcënon Evropën me luftë tregtare, por madje dërgon edhe njërin nga diplomatët e tij kryesorë për të përshpejtuar përçarjen e Bashkimit Evropian.

Ndaj kësaj forme të re të raportit transatlantik mund të ketë vetëm një përgjigje: një marrëveshje e qartë për të ardhmen e Evropës, në të cilën ta gjejnë vendin e tyre jo vetëm vendet e mëdha, por edhe të voglat. Sado e hidhur që të jetë: për momentin, ish-aleatja SHBA është kthyer në një rrezik, që nxit përçarjen. Pas kësaj interviste për këtë nuk ka më dyshim. DW

Tags: ambasadorinçfarëGjermaniakonfliktndodhurrevoltuarSHBA

TË LIDHURA

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
“Panik në Francë: Sulm bletësh, 24 të lënduar”
Bota

“Panik në Francë: Sulm bletësh, 24 të lënduar”

20:24 | 07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Bota

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

19:12 | 07/07/2025
Next Post
Gjithçka nuk dini rreth Rita Orës, rrëfehet babai i saj

Gjithçka nuk dini rreth Rita Orës, rrëfehet babai i saj

Hapja e negociatave/ Ambasadori italian: I takon qeverisë dhe qytetarëve që të bindin skeptikët

Hapja e negociatave/ Ambasadori italian: I takon qeverisë dhe qytetarëve që të bindin skeptikët

Video+Emri/Tentoi të vidhte banesën, kapet ‘skifteri’

Video+Emri/Tentoi të vidhte banesën, kapet ‘skifteri’

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

by mirseda
22:25 | 07/07/2025
0

Dielli na ofron dritë, ngrohtësi dhe jetë, por rrezet e tij ultravjollcë mund të shkaktojnë dëme serioze...

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com