Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Koncert në vitin 2019!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Dialog me lugë në brez

Nga: Skënder Minxhozi

E keni parasysh filmin e famshëm shqiptar “Koncert në vitin ‘36”, ku çdo frazë dhe dialog është kthyer në batuta dhe shprehje humori?! Është filmi që, përtej dozës së kudondodhur të progandës së kohës, zbërthen në mënyrë të pamëshirshme e mjeshtrore arsenalin e zakoneve, sjelljeve, situatave e raporteve njerëzore, sociale e politike në një provincë shqiptare të viteve ‘30.

Nëse ka një arsye përse ai film dhe të tjerë si ai vazhdojnë të jenë edhe sot ndër të preferuarit e publikut shqiptar, nëse kërkoni një motiv përse pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë e kanë “Koncertin…” në arkivin filmik personal, nuk është vetëm pasi aty luajnë aktorë të mëdhenj dhe gjithçka është e bukur dhe e gjetur. Natyrisht që ky që është një faktor me rëndësi, por përtej kësaj rrethane, shqiptari i sotëm gjen tek këto vepra filmike të së shkuarës një copë ende të gjallë e vibrante të Shqipërisë sotme.

Shikoni sherrin për bashkinë e Devollit. Dy kryetarë grinden për një zyrë. Më saktë, ish-kryetari (pasi i mbaruar periudha e mandatit), kërkon të pengojë fillimin e punës së pasardhësit të tij. Një ngjarje e cila nis si dramë në mjediset e qytetit të vogël provincial, e që përfundon si barcaletë në mediat e Tiranës, të etura për lajme në këto kohë plazhi. Nëse i vendos përballë filmin e dikurshëm të Kumbaros, me grindjen prej gjelash të krerëve të Devollit, gjen pafundësisht paralele. E pra, këto dy histori janë 80 vjet larg njëra-tjetrës. Tetë dekada, ose dy regjime që zgjatën së bashku nja 60 vjet, si dhe një sistem i vendosur pas vitit 1990, që ka prodhuar një dyzinë qeverish e qindra krerë bashkiakë të harruar nga koha. Ikin e vijnë fytyrat dhe emrat, mbeten aty prapambetja, paaftësia për të qeverisur, dallaveret, tarafet, korrupsioni dhe provincializmi i shtetarit.

Kur sheh ngjarje si kjo e Devollit, apo kur mëson se një tjetër kryetare bashkie kërkon komision ndërkombëtar për të dorëzuar zyrën (!), kupton se ana e errët e këtij populli, nyja e tij e madhe e pazgjidhur që e ndan nga normaliteti demokratik, është një masë e palëvizshme dhe përjetshme, që riciklohet, shndërron formë, vishet herë me smoking e herë me xhinse, udhëton herë me makinën butaforike të Tefta Tashko Koços nëpër baltrat e Myzeqesë, e herë në avionët supersonikë të Rinasit. Por mbetet në fund fare, po ajo që ka qenë: një mal i lartë dhe i pakalueshëm injorance, interesash meskine, hilesh e bërrylash dhe prapambetjeje shekullore.

Shqipëria ndërron petkat, por nuk e harron zakonin e keq të hallakatjes nëpër kallamishtet e një shteti të dobët dhe të pazotin për të qëndruar mbi këmbët e veta. Prej shkurtit nuk merremi me gjë tjetër, veçse me sherre dhe protesta. Po të shohim 30 vjetët e fundit, thuajse çdo verë kemi pasur drama të ngjashme politike, të yshtura nga interesat e pista të partive dhe të ushqyera me “mish militantësh”. Parodia e shtetndërtimit vijon të konsumohet si në sheshin e përbaltur të Lushnjes, ku kamarieri i shkretë me tabakanë e kafeve në dorë, nuk di kujt t’i shërbejë të parit: kryetarit të bashkisë, nënprefektit apo shefit të policisë. Shikoni atë konflikt satirik dhe keni kuptuar edhe bashkinë e Devollit…

 

Tags: Koncert në vitin ‘36protestaskender Minxhozi

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Kryeopozitarin rus e kanë helmuar?

Kryeopozitarin rus e kanë helmuar?

Bie rrufeja në kabinën elektrike, fshati Surroj mbetet pa drita

Bie rrufeja në kabinën elektrike, fshati Surroj mbetet pa drita

“Rusia do dërgojë a*më të tjera!” Vuçiç: S’kemi plane për pushtim, na duhen vetëm për të…

“Rusia do dërgojë a*më të tjera!” Vuçiç: S’kemi plane për pushtim, na duhen vetëm për të…







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Gjyqi i Veliaj me Ols Dadon, Administrativja shtyn seancën: Do të pushojmë padinë nëse…
Aktualitet

Gjyqi i Veliaj me Ols Dadon, Administrativja shtyn seancën: Do të pushojmë padinë nëse…

by mirseda
14:30 | 03/04/2026
0

Gjykata Administrative ka vendosur që të shtyje seancën, në lidhje me gjyqin e kryebashkiakut të Tiranës Erion...

Gjendet i pajetë në një banesë të pabanuar i moshuari në Korçë, dyshimet e policisë

Gjendet i pajetë në një banesë të pabanuar i moshuari në Korçë, dyshimet e policisë

14:01 | 03/04/2026
PD kërkon 60 ditë përjashtim për Taulant Balla: Akuza për fyerje e kërcënime ndaj deputeteve

PD kërkon 60 ditë përjashtim për Taulant Balla: Akuza për fyerje e kërcënime ndaj deputeteve

13:47 | 03/04/2026
Veliaj-Dado në Administrativ, shoqërohet nga forcat speciale

Veliaj-Dado në Administrativ, shoqërohet nga forcat speciale

13:45 | 03/04/2026
Gruda refuzon Shqipërinë: “Krenar për Gjermaninë”

Gruda refuzon Shqipërinë: “Krenar për Gjermaninë”

13:44 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com