E enjte, 21 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Kryeopozitarin rus e kanë helmuar?

Mjekja personale e kreut të opozitës ruse Aleksei Navalny, ka deklaruar se ekziston mundësia që Navalny të jetë helmuar me lëndë kimike. “Nuk mund të përjashtojmë që lëkura e tij të jetë ekspozuar ndaj një lënde helmuese dhe të jetë dëmtuar nga një palë e tretë me një substancë kimike të panjohur”, tha mjekja Anastassia Vassilieva pasi vizitoi zotin Navalny në spital.

Navalny po vuante një burgim 30-ditor kur u shtrua në spital mëngjesin e së dielës, pas asaj që autoritetet e përshkruan si një “reagim të rëndë alergjik”. Ai tashmë ka dalë nga spitali dhe është kthyer në burg. Një zëdhënëse e Navalny-it tha se udhëheqësi i opozitës, një kundërshtar i rreptë i Kremlinit, erdhi në spital me “ënjtje të rënda të fytyrës dhe skuqje të lëkurës”. Ajo tha se Navalny nuk kishte pasur “kurrë më parë ndonjë reaksion alergjik”.

Të hënën, një përfaqësues i spitalit ku po trajtohej zoti Navalny u tha agjencive perëndimore të lajmeve se ai është në “gjendje të kënaqshme”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dhunoi kryebashkiakun e Selenicës, pranga 57-vjeçarit. Dalin dyshimet e para

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet se ka goditur kryetarin e Bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj. Pas hekurave...

Shto ujë e shto…komisione

Nga: Skënder Minxhozi Lulzim Basha po përpiqet të krijojë një axhendë paralele me "Foltoren" e Sali Berishës, e cila po gërryen prej javësh jo vetëm...

Rrjedhin dokumentet konfidenciale, si lobojnë shtetet për ngrohjen globale

Një rrjedhje e madhe e dokumenteve të parë nga "BBC News", tregon se si vendet po përpiqen të ndryshojnë një raport shkencor vendimtar, se...

Veshka e derrit transplantohet te njeriu (FOTO)

Për herë të parë, një veshkë derri është transplantuar në një njeri, pa shkaktuar refuzim të menjëhershëm nga sistemi imunitar i marrësit, një përparim...

Shpërthim i fuqishëm gazi në Kinë/Publikohen pamjet ‘apokaliptike’ (VIDEO)

Të paktën 3 persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën në një shpërthim të fuqishëm në një restorant, në qytetin verilindor...