Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kompania Deutsche Bahn dëshiron të transportojë më shumë grurë nga Ukraina

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Kompania Deutsche Bahn dëshiron të transportojë më shumë grurë nga Ukraina

Të paktën një pjesë e grurit të bllokuar ukrainas, mund të eksportohet me trena. Rusia po e përdor grurin si armë, ndërsa kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn do të ndihmojë eksportin.

Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn (DB) dëshiron t’i japë Ukrainës më shumë mbështetje për eksportimin e grurit. Drejtuesja e filialit të mallrave DB Cargo, Sigrid Nikutta, tha: “Ne po bëjmë gjithçka mund të bëjmë si kompani nga përgjegjësia sociale”. Ajo shtoi: “Pas kërcënimit të urisë në disa pjesë të botës dhe nevojës së madhe për të eksportuar miliona tonë drithë nga Ukraina në botë, ne do të organizojmë ndihmë për transport me tren në koordinim me qeverinë federale.” DB Cargo, me filialet e saj në Poloni dhe Rumani, aktualisht drejton disa trena në ditë me drithë në porte të ndryshme detare. “Tani është një çështje e zgjerimit të këtyre eksporteve bujqësore. Qëllimi është lidhje e qëndrueshme me portet detare të Detit të Veriut dhe Detit të Zi, si dhe Mesdheut.”

Për shkak të bllokadës së porteve të Detit të Zi të Ukrainës nga forcat ruse, Ukraina ka nevojë urgjente për rrugë alternative për të eksportuar grurë jashtë vendit. Sipas Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), rreth 25 milionë tonë drithë janë bllokuar aktualisht në Ukrainë. Prandaj, vendi po kërkon urgjentisht rrugë alternative.

“Ura hekurudhore e Ukrainës” e suksesshme

Megjithatë, për shkak të dallimeve në hekurudha, trenat e mallrave duhet të ringarkohen në kufi. Në drejtim të kundërt, gjatë tre muajve të luftës, DB Cargo transportoi në Ukrainë rreth 700 ngarkesa me kontejnerë me ndihma humanitare përmes “Urës Hekurudhore në Ukrainë”, tha një zëdhënës i hekurudhave. Bëhet fjalë për donacione nga komuna, kompani dhe individë privatë. Në Ukrainë edhe më tej dërgohen shumë gjëra ushqimore, artikuj higjienike dhe gjëra për nevoja të përditshme.

Shumë pajisje teknike transportohen përmes hekurudhave. Sipas një zëdhënësi, për shembull, një hidrocentral i plotë me pompa u dorëzua nga Siegen-Wittgenstein. Gjithashtu u transportuan edhe rreth 1.400 sisteme diellore për familjet private, një vinç i lëvizshëm ose tre ngarkesa kontejnerësh me ushqim për kafshët dhe mjekësi veterinare nga kopshti zoologjik i Berlinit për kopshtin zoologjik në Kiev.

Deri në tre trena në ditë

Dhjetë ditë më parë, Ministri Federal i Transportit Volker Wissing njoftoi se transporti hekurudhor kishte nisur me ndihmën e Deutsche Bahn për të mbështetur eksportet e grurit nga Ukraina. Filiali i mallrave DB Cargo është në proces të krijimit të një “ure hekurudhore” për të mundësuar transportimin e sasive të mëdha të produkteve bujqësore në portet e Detit të Veriut dhe Adriatik, tha politikani i FDP në Berlin. DB Cargo ka nisur tashmë transportet sipas kërkesave të eksportuesve privatë të grurit nga Ukraina. Shefi i hekurudhave Richard Lutz foli për dy deri në tre trena në ditë nga Ukraina nëpërmjet Polonisë deri tek terminalet përkatëse për në Evropën Perëndimore.

Për shkak të ndalimit të eksporteve të grurit, dërgesat e planifikuara janë anuluar, veçanërisht në Afrikën Veriore dhe Azi. Atje është shtuar frika se do të ketë probleme të mëdha me furnizimin me ushqime. Siç shpjegoi kohët e fundit Komisionerja e Transportit e BE-së, Adina Valean, 20 milionë tonë drithë duhet të largohen urgjentisht nga Ukraina. Komisioni kishte paraqitur një plan veprimi për të nxjerrë eksportet nëpërmjet të ashtuquajturave “rrugë solidariteti”.

Shefi i Deutsche Bahn, Lutz, shtoi se mbështetja e Komisionit të BE-së është e rëndësishme në mënyrë që hekurudhat evropiane të shfrytëzojnë në mënyrë optimale kapacitetet e pakta lokale. Nëse deri më tani 90 % e drithit është eksportuar përmes porteve detare, atëherë shihet se kapacitetet tokësore janë të kufizuara. “Por pavarësisht gjithçkaje, ne duhet të përpiqemi të marrim dhe të transportojmë drithëra nga Ukraina sa më shumë që të jetë e mundur”. /DW

Tags: grurirusiUkrainë

TË LIDHURA

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

22:17 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore
Bota

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë
Bota

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Next Post
Si mund të ndihmojë Ukraina të bashkohemi me Kosovën dhe me Europën

Pse lufton Amerika me Rusinë

Zelensky: Ukraina ka rimarrë më shumë se 1000 vendbanime nga forcat ruse

Zelensky-Perëndimit: Ndaloni së "luajturi" me Rusinë, vendosni sanksione më të ashpra

Berisha: Rama ka kapur Gjykatën e Lartë përmes Sadushit të tij

Berisha: Rama ka kapur Gjykatën e Lartë përmes Sadushit të tij







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com