Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Komoditeti i PS-së me lojtarët rezervë

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Komoditeti i PS-së me lojtarët rezervë

Nga: Plator Nesturi

Midis formulave të shumta që u hodhën në diskutim se si mund të grupohej opozita në zgjedhjet e 6 marsit, ndodhi ajo që ishte opsioni i parë dhe që nuk do të përbënte asnjë surprizë. Berisha bashkohet me LSI-në, si pjesë e një romance që ish ndërprerë prej një viti nga ana e Bashës.

A do të jetë edhe Meta në pistën e vallëzimit apo do rrijë si vëzhgues aktiv nga jashtë, kjo ende nuk dihet përderisa mbetet në pritje vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e shkarkimit nga Parlamenti. Gjithësesi, zarat janë hedhur dhe përballë një PD-je ende të mpirë nga goditjet e kohëve të fundit, nga kritikat nga jashtë dhe troshitjet nga brenda, pozicionohet koalicioni Shtëpia e Lirisë.

E përbërë nga tre faktorë duke përfshirë dhe demokristianët e Ndokës, koalicioni që ende nuk ka shtëpi reale, pasi nuk i dihet as adresa dhe kodi postar, duket se qëllim të vetëm ka vetëm përballjen me formacionin e Bashës. Fitorja e ndonjë bashkie duket mision i pamundur, ndërsa rezultati vlen vetëm për faktin se kush del i dytë apo i tretë në një garë që podiumin për të parin e ka të paracaktuar.

Ndërsa po dalin kandidaturat përkatëse sipas palëve që do garojnë vërehet se PS kish komoditetin jo vetëm ti prezantonte kandifdaturat një para kohe, por dhe e ngeshme për të bërë eksperimente elektorale. Rezultati fitues duket i sigurt përballë një opozite të shpartalluar e që lufton mes vetes, aq sa për zgjedhjet e 6 marsit ka dalë me formacionin e dytë dhe pa futur në lojë figura të spikatura. Ndryshe është sutuata tek kampi i djathtë. Berisha me të tijtë u përpoq të bëjë spektakël propagandistik për përzgjedhje nëpërpjet primarve, ndërsa Basha bëri fundore duk e dekl kur aruar se i kish gati kandidaturat prej kohësh. Nuk dihet si do të jetë formula e përfaqësimit të LSI në koalicion por në kushtet askuh nuk do arrijë të fitojë asgjë, edhe kjo çështje nuk ka ndonjë rëndësi.

Deri më tani beteja midis Bashës dhe Berishës ka qenë e fokusuar tek vula, tek godina  dhe tek sigla e PD-së. Tashmë nuk ka kohë për pritur vendime të gjykatës për të përcaktuar se cili nga Kuvendet do të njihet legalisht, dhe në pragzgjedhje është fakt që juridikisht PD përfaqësohet nga Basha dhe ekipi i tij. Kjo ishte diçka e pritshme, ndaj dhe skenat e betejës midis palëve kanë ndryshuar dekor dhe tashmë kanë zbritur në bazë ku do të ballafaqohen për votat lokale.

As Berisha dhe as Basha nuk janë fokusuar te fitorja e ndonjë bashkie, pasi vetë PD është e drobitur nga lufta e brendshme civile dhe nuk ka fuqi të reagojë ndaj maxhorancës. Beteja zhvillohet brenda familjes se kush arrin të mbledhë mbështetje ndaj tjetrit. Ajo çfarë të bën përshtypje është se dështoi çdo inisiativë për të dalë me kandidatë të përbashkët të dy kaheve, si në rastin e Lushnjes, pasi askush nuk është i prirur për të vendosur linja komunikimi por ka gadishmëri për të hedhur në erë çdo tentativë bashkëpunimi.

Dëshmi kjo se gadishmëria e vetme midis PD dhe Foltores është vetëm përplasja e brirëve në zgjedhje, por kurrsesi bashkëpunim. Në këto kushte as që bëhet fjalë jo për fitore por as për prezantim dinjitoz si opozitë. Elektorati gri dhe i paangazhuar nuk ka pse ti vejë pas aventurizmit të opozitës që nuk ofron asgjë përveç përplasjes dhe në këto kushte parashikohet që palët të ndajnë mes tyre vetëm votat e anëtarësisë së dikurshme. Dhe në fakt ajo çfarë do ketë vlerë për rezultatin e dalë nga kjo përplasje, thjesht do të shërbejë për ti dhenë hov të mëtejshëm zjarrit në përballjen në muajt në vazhdim.

Berisha sidoqoftë në përballjen që ka zgjedhur ndaj Bashës kërkon të imponohet dhe me votat e koalicionit. Për çdo rrezultat që do marrë, do të jetë e pamundur të dihet se sa do të jenë votat e mbështetësve të tij dhe sa do të jetë të LSI. Gjithësesi këtë shumatore Berisha do ta përdorë si të tijën në deklaratat e tij ndërsa do i kundërvihet PD së Bashës.

Gjithësesi në këtë përballje nuk do të jetë vetëm. LSI apo vetë Meta personalisht është hehta rezervë për të dëmtuar Bashën. Replikat e përplasjet me Bashën kanë kohë që kanë mbushur faqet e medias, dhe nuk është ndonjë surprizë sot që Meta ndihet komod vetëm me Berishën.

Përveç kësaj romance në distancë Meta- Berisha, janë dhe zhvillimet e reja që duket se po i çojnë më me shpejtësi në krahët e njëri tjetrit. Foltorja dhe grupi i rithemelimit duke mos patur një sigël zyrtare për të regjistruar kandidatët e saj në zgjedhje ishin të destinuar të përfundonin në krahët e njëri tjetrit. Por dhe kjo aleancë e re ka problemet e saj.

Pavarësisht interesit për bashkimit të forcave dhe siglës. Vetë LSI nuk ka ndonjë pëlqyeshmëri të thekur në elektoratin e PD. Përkundrazi.. Ndaj dhe kjo aleancë mund të shndërrohet në boomerang për Doktorin që propagandon rikthimin te vlerat e vjetra. Po ashtu i shërben dhe Bashës që në këtë betejë ti evidentojë si kualicion i vjetërsirës dhe i të shkuarës që e ka mbyllur ciklin. Pa harruar që të dy së bashku, pra Berisha dhe Meta, do ti sigurojnë justifikimin e përkryer se humbja e zgjedhjeve të 6 marsit vjen nga përcarja e votës nga Shtëpia e Lirisë dhe që kështu i shërbejnë interesave të Ramës për qëndrimin në pushtet.

Tags: bashaMetaPlator Nesturi

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”
Analizë

ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”

19:20 | 10/05/2025
Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare
Analizë

Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare

17:56 | 09/05/2025
Next Post
Shkencëtarët zbulojnë eshtrat e një fëmije, datojnë 1.5 milion vjet më parë

Shkencëtarët zbulojnë eshtrat e një fëmije, datojnë 1.5 milion vjet më parë

48 orë afat për 72 pyetje, Meta: Do t’i përgjigjem vetë personalisht

48 orë afat për 72 pyetje, Meta: Do t'i përgjigjem vetë personalisht

Politika, media dhe ndikimet në mendimin publik

Kriza ekzistenciale dhe “dramaturgjia politike” e PD

JU REKOMANDOJMË

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

20:11 | 07/05/2025
Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025




TË FUNDIT

Finalja e “Final Four”, Egnatia në epërsinë e dy golave
Sport

Finalja e “Final Four”, Egnatia në epërsinë e dy golave

by mirseda
21:40 | 12/05/2025
0

Vllaznia dhe Egnatia sfidojnë njëra-tjetrën në orën 20.00, në ndeshjen e vlefshme për finalen e “Final Four”....

Fitorja e thellë e PS, Iris Luarasi: As unë nuk e prisja, por kemi opozitë të shkalafitur…

Fitorja e thellë e PS, Iris Luarasi: As unë nuk e prisja, por kemi opozitë të shkalafitur…

21:23 | 12/05/2025
OSBE-ODIHR shpërthen: Zgjedhje të pabarabarta, votuesit nën presion!

OSBE-ODIHR shpërthen: Zgjedhje të pabarabarta, votuesit nën presion!

21:19 | 12/05/2025
Tensione në qendrën e numërimit në ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, ja shkaku

Tensione në qendrën e numërimit në ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, ja shkaku

21:15 | 12/05/2025
“U tregua burrë”/ Arbenita komenton rikthimin e Stresit me Keisin

“U tregua burrë”/ Arbenita komenton rikthimin e Stresit me Keisin

20:45 | 12/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com