Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Përgjigjja zyrtare e Komisionit të Venecias: Meta tejkaloi Kushtetutën, por nuk mund të shkarkohet!

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
‘Djegia e Kuvendit’/ Meta: S’kam thënë asnjëherë gënjeshtra!

Komisioni i Venecias është përgjigjur lidhur me çështjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për Presidentin Meta.

Komisioni i Venecias, i cili po heton shkeljet e Kushtetutës së Shqipërisë nga presidenti Ilir Meta lidhur me krizën e 30 qershorit, ka dhënë një opinion paraprak.

Raporti paraprak thekson se kreu i shtetit, Ilir Meta, nuk i kishte kompetencat për të anuluar datën e zgjedhjeve. Sipas arsyetimit, në fuqi mbeten zgjedhjet e 30 qershorit. “Komisioni i Venecias arrin në përfundimin se bojkoti i zgjedhjeve nga partitë kryesore të opozitës, nuk është shkak i mjaftueshëm për të shtyrë apo anuluar zgjedhjet”.

PËRGJIGJA ZYRTARE E KOMISIONIT TË VENECIAS: PRESIDENTI NUK MUND TË SHKARKOHET

“Shtyrja e zgjedhjeve pa një bazë të qartë ligjore, është tejkalim i Kushtetutës, por jo shkak për shkarkimin e Presidentit”, ky është konkluzioni i Opinionit të Komisionit të Venecias në përgjigje të kërkesës së dërguar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Sipas ekspertëve të Komisionit të Venecias, e drejta e Presidentit për të shtyrë ose anulluar zgjedhjet është e diskutueshme, dhe nuk mund të ushtrohet pa një bazë të veçantë ligjore.

Qëllimi legjitim i ruajtjes së rendit kushtetues mund të justifikojë shtyrjen e zgjedhjeve në situata të jashtëzakonshme, të tilla si gjendje lufte ose fatkeqësi natyrore. Kur një krizë e rëndë prek vendin, zgjedhjet me të vërtetë mund të përkeqësojnë konfliktet politike dhe mund të jetë e nevojshme për të kërkuar një zgjidhje të krizës.

Në kushte shumë të jashtëzakonshme, mund të jetë detyrë e autoritetet të shtyjnë zgjedhjet me qëllim të uljes së tensioneve dhe t’i japin votuesve mundësinë të shprehin vullnetin e tyre në një kontekst të sigurt dhe të rregulluar.

Mirëpo, Sipas Komisionit të Venecias, Presidenti mund t’i referohet vetëm një situate krize që është nën nivelin e veprimit të masave të jashtëzakonshme. Prandaj një “nivel më i ulët” i krizës nuk mund të justifikojë anulimin ose shtyrjen e zgjedhjeve nga një organ publik, që nuk e ka shprehimisht këtë të drejtë.

Garantimi i zgjedhjes mes disa alternativave, shmangia e mundshme e konflikteve në shoqëri dhe ruajtja e demokracisë, mund të konsiderohet si qëllime të ligjshme për shtyrjen e zgjedhje. Por, edhe pse Presidenti mund të ketë ndjekur një qëllim të ligjshëm për shtyrjen e zgjedhjeve, as Kushtetuta dhe as Kodi Zgjedhor nuk përcaktojnë ndonjë fuqi të përgjithshme që Presidenti të anulojë zgjedhjet dhe të caktojë një datë të re.

Komisioni i Venecias arrin në përfundimin se bojkoti i zgjedhjeve nga partitë kryesore të opozitës, nuk është shkak i mjaftueshmë për të shtyrë apo anuluar zgjedhjet.

Duke marrë në konsideratë qëllimin legjitim që ka ndjekur Presidenti, dhe veprimet e kryera prej tij, edhe pse vlerëson se për këtë vendimin duhet ta marrë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe Kuvendi i Shqipërisë, Komisioni i Venecias, është i mendimit se anulimi dhe shtyrja e më vonshme e zgjedhjeve lokale nuk plotësojnë kriteret e domosdoshme për t’u konsideruar një shkelje e rëndë e Kushtetutës që sjell shkarkimin e Presidentit.

Në përfundim të Dokumentit prej 19 faqe, Komisioni i  Venecias arrin në konkluzionin se:

Në mungesë të një dispozite ligjore të posaçme, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore vetëm në një situate që plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme.

Anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesën për shpalljen nga autoritetet shtetërore të masave të jashtëzakonshme. Në rastin konkret, rregullat kushtetuese për marrjen e masave të jashtëzakonshme nuk janë ndjekur në këtë rast, dhe as nuk kishte një konsensus politik, i cili do të lejonte këtë krijimin e një baze ligjore ad hoc për shtyrjen e zgjedhjeve.

Anulimi i zgjedhjeve ndikon gjithashtu në të drejtat për të zgjedhur të njohura instrumentet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe çdo ndërhyrje kërkon respektimin e parimit të proporcionalitetit.

Mungesa e një baze ligjore dhe disponueshmëria e alternativave (shtyrja e zgjedhjeve sipas masave të jashtëzakonshme sipas nenit 170 të Kushtetutës ose rifillimit të dialogu politik pas zgjedhjeve) bën ndërhyrjen në të drejtat për të zgjedhur joproporcionale.

Bojkoti elektoral nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit, nuk mund të ndalojnë mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të kishin një mjet për të parandaluar plotësisht çdo zgjedhje.

Megjithëse Presidenti tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese, duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale pa një bazë të veçantë ligjore, rrethanat që e diktuan mund të çojnë në përfundimin se akti i tij nuk mund të jetë i një natyre mjaft serioze që passjell shkarkimin e Presidentit.

 

“Uluni urgjent dhe zgjidhni krizën”/ Zëdhënësi i Metës: Harrojini traktet e porositura!

 

Tags: komisioni veneciasMetaZgjedhjet

TË LIDHURA

Spitali i Traumës: Rikonstruksioni nuk ndikon në funksionimin e shërbimeve mjekësore
Aktualitet

Spitali i Traumës: Rikonstruksioni nuk ndikon në funksionimin e shërbimeve mjekësore

10:29 | 10/12/2025
Goditet grupi kriminal Rraja! Përfundojnë në pranga disa persona, edhe djali i ish-deputetit të PS
Aktualitet

Goditet grupi kriminal Rraja! Përfundojnë në pranga disa persona, edhe djali i ish-deputetit të PS

09:57 | 10/12/2025
109-vjetori i Republikës Autonome të Korçës/ Peleshi: Një faqe e artë e historisë sonë
Aktualitet

109-vjetori i Republikës Autonome të Korçës/ Peleshi: Një faqe e artë e historisë sonë

09:32 | 10/12/2025
Next Post
Haradinaj: Me Serbinë jemi nda me luftë, ja kur do merremi vesh

Haradinaj: Me Serbinë jemi nda me luftë, ja kur do merremi vesh

Murrizi shpërthen me një fjalor rruge: Bjerini fort nga mbrapa, o gazetarë “investigativo.niko-q*re”

Murrizi shpërthen me një fjalor rruge: Bjerini fort nga mbrapa, o gazetarë “investigativo.niko-q*re”

Zëdhënësja e qeverisë: Do ta mbajë fjalën Ilir Meta për të lënë postin?

Zëdhënësja e qeverisë: Do ta mbajë fjalën Ilir Meta për të lënë postin?







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Spitali i Traumës: Rikonstruksioni nuk ndikon në funksionimin e shërbimeve mjekësore
Aktualitet

Spitali i Traumës: Rikonstruksioni nuk ndikon në funksionimin e shërbimeve mjekësore

by mirseda
10:29 | 10/12/2025
0

Spitali Universitar i Traumës ka njoftuar publikun se punimet e rikonstruksionit që po kryhen në disa ambiente...

Goditet grupi kriminal Rraja! Përfundojnë në pranga disa persona, edhe djali i ish-deputetit të PS

Goditet grupi kriminal Rraja! Përfundojnë në pranga disa persona, edhe djali i ish-deputetit të PS

09:57 | 10/12/2025
109-vjetori i Republikës Autonome të Korçës/ Peleshi: Një faqe e artë e historisë sonë

109-vjetori i Republikës Autonome të Korçës/ Peleshi: Një faqe e artë e historisë sonë

09:32 | 10/12/2025
Adoleshenti konfliktohet me 12-vjeçarin, pamjet i publikon në rrjete sociale

Adoleshenti konfliktohet me 12-vjeçarin, pamjet i publikon në rrjete sociale

09:24 | 10/12/2025
Sot, Dita e të Drejtave të Njeriut, OKB: Të drejtat e njeriut, thelbësore e të përditshme

Sot, Dita e të Drejtave të Njeriut, OKB: Të drejtat e njeriut, thelbësore e të përditshme

09:10 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com