Pas dy orëve debat, Komisioni i Ekonomisë ka votuar sot pro shkarkimit të Arben Malajt nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Ky vendim i kalon Kuvendit për miratim.
Në votim kanë marrë pjesë 17 deputetë, ku 12 deputetë janë shprehur pro shkarkimit dhe 5 kanë votuar kundër.
Malaj pritet të paraqesë të mërkurën në Parlament sërish argumentet e tij se pse e quan propozimin e kryeministrit Edi Rama të paligjshëm.