Ismail Kadare, një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, është treguar pasiv lidhur me çështjen e Teatrit.
Në një reagim për televizionin TV7 në Prishtinë, Kadare ka thënë se nuk dëshiron të përzihet në këtë çështje, pasi së pari nuk është në dijeni të situatës dhe së dyti është i sëmurë.
“Nuk kam mundësi, se nuk jam ndjerë mirë. Nuk jam shumë në djeni. Ju lutem të mos më ngatërroni”, tha Kadare.
Aksioni për Teatrin, ka nxehur edhe më tej gjakrat. Kadare ka shmangur dhënien e një komenti, pas përplasjeve të klasës politike.
Godina e Teatrit Kombëtar është rrëzuar duke nisur nga orët e para të mëngjesit të sotëm. Në ndihmë shkuan forca të shumta policie dhe ato të RENEA-s, të cilat kanë ndërhyrë për të nxjerrë jashtë aktorët dhe aktivistët e ngujuar brenda godinës. Në kundërpërgjigje, artistët që protestonin u shpërndanë nga policia. Disa prej artistëve u shoqëruan.