Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kombi ishte i qartë ditën e votimeve të 30 qershorit: Ai kërkon urgjentisht zgjidhje tjetër! 

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Fuga: O Bashki, si mund të heshtet kur na rrezikohet jeta në trotuar?

Nga: Artan Fuga

Populli foli. Quheni si të doni! Nga Jugu në Veri! Quheni elektorat, milet, turmë, komb, qytetarë, sipas respektit që keni për të! Sipas urrejtjes që keni për të!

Foli me dy lloj gjuhësh të pagabueshme në shkencat shoqërore :

Gjuha e parë : me anë të një heshtjeje paqësore! Thjesht nuk vajti në votime. Kur flet rëndë, seriozisht, me peshë, populli, është si burrat e vjetër, flet paqësisht, qetë, ngadalë, gjithë ditën! Dhuna është gjuha e frikacakëve, e histerikëve, e atyre që nuk kanë argumente, e hipokritëve. Ai që ka të drejtë nuk e njeh gjuhën e dhunës, as gjuhën agresive, as shprehjet e ndyra në të folur.

Mos ngatërroni gjuhën e rëndë të popullit, me gjuhët që ai përdor në Facebook, te birraria e lagjes, në tregun e fshatit, para nëpunësit burokrat! Di ai si flet atje dhe kur duhet. Sipas vendit edhe kuvendi!

Gjuha e dytë ajo e statistikës. Po duket që në rastin më të mirë, matja e shprehjes popullore nuk ka rezultat tjetër që jep veç asaj që shkruhet në ekranin e kompjuterit : Populli i ka refuzuar këto zgjedhje!

Populli i ka refuzuar zgjedhjet e 30 qershorit!

Por, kujdes! Po ashtu ka refuzuar edhe të 13 tetorit! Mos mendoni se me gushtin ikën dhe vapa…

E kam thënë dhe e përsëris sepse kam të dhëna të plota:

Populli nuk na do ne gjoja elitën e tij! Nuk i do deputetët, këshilltarët, kryetarët e bashkive, analistët, profesorët, akademikët madje i përbuz, nuk i do ministrat kryeministrat, presidentët, madje as këngëtarët! Troc, nuk na do! Sepse jemi nën pritshmëritë e tij! Jemi dallkaukë, hipokritë, të dhunshëm!

Të dhunshëm? Po! Ne ushtrojmë dhunë mbi popullin! Kjo është dhuna e vërtetë që ekziston në Shqipëri. A nuk e lamë 80 përqind të popullsisë pa votuar? A nuk e vumë në kushtet tallëse ku i kishim rrëmbyer të drejtën e votës dhe pastaj i thoshim voto???

Gjykata e Strasburgut do t’i kishte dhënë të drejtë çdo shqiptari nëse atje ai atje do të kishte ngritur padinë kundër shtetit shqiptar për privim nga liria për të votuar!

E dhunshme jemi ne elita kundër popullit dhe jo populli kundër nesh!

Nga dhjetë shqiptarë të thirrur në votime, tetë refuzuan të afrohen në qendrat e votimeve që ngjanin si vende turpi ku njeriu i ndershëm nuk afrohet.

Sa keq më erdhi për të gjithë ata gazetarë që i detyruan nëpër televizione të mashtronin me shprehjen : Votimet po shkojnë normalisht!!! Ndërkohë që pamjet filmike pas tyre tregonin boshatisje të shesheve!

Propaganda mediatike dhe e pushtetit kërkoi ta shurdhonte, ta hipnotizonte, ta anestezonte me gënjeshtra, mashtrime, iluzione. Ai i ka mbyllur veshët si Uliksi përballë sirenave dhe i dha një dru të pamëshirshëm të gjithë lakejve, spurdhjakëve, debilëve, servilëve, që kanë humbur edhe vetëndërgjen e të bërit të neveritshëm.

8 me 2!

Ky është rezultati. Populli foli rëndë, qartë, prerë!

Kaq di ai! Fjalimet e gjata apo të shkurtra, debatet që më shumë u ngjajnë zenkave të grave napolitane nga ballkoni në ballkon në shekullin e 19-të, deklaratat diplomatike, ai na i ka lënë neve, ua ka lënë atyre!

8 me 2!

Le ta mbllaçitim këtë rezultat derisa ta tresim, derisa ta harrojmë!

Por, në histori ai do të mbetet! Historia për atë do të flasi. Nga gjyshi te stërgjyshi do të tregojnë se një herë në vitin e largët 2019, aq shumë elitat ja kishin sjellë në majë të hundës këtij populli, saqë ai i braktisi krejtësisht zgjedhjet!

Unë e dija, nuk kisha asnjë iluzion. E kam shkruajtur së fundi te shkrimi im “Shqiptarë të fuqishëm”. Eeeee duken ashtu ata, si të nënshtruar, pa dinjitet, të përbuzshëm, por ç’zjarr e mençuri fshihet në zemrat dhe mendjet e tyre!

O budallenj!

Pasojat e refuzimit popullor, e përbuzjes gjigante që ai ka për ne : politikanët, deputetët, nëpunësit, këshilltarët, kryetarët e bashkive, profesorët, akademikët që i përbuz me neveri, analistët, këngëtarët, piktorët, farmacistët, etj., janë të qarta:

Sistemi ynë politik e ka përjashtuar popullin nga pjesëmarrja në pushtet, por edhe populli e ka refuzuar sistemin tonë shtetëror.

Politika dhe qytetari që nga kjo ditë në Shqipëri janë deklaruar të divorcuara prej njeri tjetrit!

Ne tashmë kemi një pushtet lokal monist, pra të paligjshëm, sikurse nuk kemi parlament, gjykata, administratë publike, dhe akademi shkencash!

Me këtë pushtet lokal krejt monist rruga jonë për në Evropë është e mbyllur qartësisht!

Atë që donin, izolimin tonë, si komb, a kanë arritur!

Na izolojnë ata që bërtasin se gjoja duan integrimin!

Kujtojmë se nuk e dimë se përse e bëjnë!

Eshtë refuzim me një pjesëmarrje të dhunuar prej 20 përqind në votime, çka nuk ka ndodhur në asnjë vend, në asnjë histori tjetër kombesh! Kemi hyrë në Histori me këtë akt heroik popullor!

Cdo deputet, kryeministër, analist, profesor (për akademikët nuk po flas sepse ata nuk kanë as gojë, as sy, as veshë, as tru të gjykojnë se çfarë po ndodh), kryetar bashkie – i paligjshëm, nëse ka pak mend, pak gjak shqiptari, pa tru, pak sedër, pak turp, duhet t’a pyesi veten:

Përse na përbuzën në këtë mënyrë?

Dhe të mos e pranojë mandatin që ka rrëmbyer me dhunë, paligjshmërisht, turpësisht!

Janë të paligjshëm si në 1925, si në 1946, si në 1996, ashtu edhe në 2019!

Koha e madhe e reflektimit ka ardhur nëse e duam akoma këtë Shqipëri përtej privilegjeve tona!

Populli na foli! Paqësisht, statistikisht, me gjuhën e veprimit. Cfarë na tha?

“Ikni legena se nuk merrem me ju!”

Ne jemi të gjithë legena!

Kazanë!
Tepsi!
Kanoçe!

Çfarë të doni!

Por mbi të gjitha: legena!

E keni dëgjuar shprehjen popullore: Ik ore legen!

Ajo më tingëllon në vesh sikur m’a thotë edhe mua ai rezultat i kobshëm, i turpshëm, 8 me 2!

Nuk ka kohë që ne legenat të mendojmë se kush e ka fajin! Kush e ka fajin? Ne të gjithë! Nuk ka kohë ta gjejmë tani!

Tani ka ardhur koha e reformave të mëdha, jo prej gjasme, jo gënjeshtare, jo vjedhacake! Populli na e përplasi të vërtetën e tij.

Më krijoni kushtet e duhura për të votuar, me votën time të lirë, të barabartë, atëhere do të vij të zgjedh përfaqësuesit e mi të vërtetë!

Ikni legena!
Doni pushtetin?
Merreni!
Po mos mendoni e pretendoni se ua kam dhënë unë!
E keni grabitur sikurse një vjedhës a grup vjedhësisht grabit një bankomat, apo sikurse poshtë barkut të avionit grabit thasët me euro!

Tags: 30 qershoriartan fugaZgjedhjet

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Po reformës në drejtësi, po qeverisë tranzitore e reformës politike

30 qershori, një ditë nul për demokracinë shqiptare

“Qetësohu Jozefinë”/ Ndoka i kundërpërgjigjet Topallit: Basha fitoi qytetarët, ndërsa ti…

“Qetësohu Jozefinë”/ Ndoka i kundërpërgjigjet Topallit: Basha fitoi qytetarët, ndërsa ti...

Ish-ministri tallet rëndë me Ramën: Rilindasit i kisha menduar bira kur*ash

Ish-ministri tallet rëndë me Ramën: Rilindasit i kisha menduar bira kur*ash

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025




TË FUNDIT

Luiz Ejlli reagon i prekur pasi vëllai i Gjestit ndërroi jetë, mesazhi i plotë
Showbizz

Luiz Ejlli reagon i prekur pasi vëllai i Gjestit ndërroi jetë, mesazhi i plotë

by mirseda
23:19 | 26/09/2025
0

Pas tragjedisë së aksidentit në Pejë, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit Gjesti, ka reaguar...

Milani ka kthyer përsëri entuziazmin, shiten të gjithë biletat për duelin me Napolin

Milani ka kthyer përsëri entuziazmin, shiten të gjithë biletat për duelin me Napolin

22:43 | 26/09/2025
Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

22:21 | 26/09/2025
Zelensky kërkoi përdorimin e raketave Tomahawk, Trump: i hapur për armët me rreze të gjatë veprimi për të goditur Rusinë

Zelensky kërkoi përdorimin e raketave Tomahawk, Trump: i hapur për armët me rreze të gjatë veprimi për të goditur Rusinë

22:04 | 26/09/2025
Izraeli merr masa drastike për të shmangur përjashtimin nga FIFA dhe UEFA

Izraeli merr masa drastike për të shmangur përjashtimin nga FIFA dhe UEFA

21:33 | 26/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com