Klubi francez i Marsejës ka shprehur solidarizimin e tyre për pasojat e tërmetit që la tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.
Përmes një postimi në Facebook, klubi i shpreh ngushëllimet familjeve që humbën personat e tyre nga tërmeti. Ata gjithashtu kanë ftuar fansat e tyre të ofrojnë ndihma për të prekurit.
“Shqipëria, kombi i ish-kapitenit tonë Lorik Cana, është goditur javën e kaluar nga një tërmet i fuqishëm. Olimpik Marsejë i jep mbështetjen popullit shqiptar dhe u shpreh ngushëllimet familjeve të goditura nga ky tërmet.
Klubi dëshiron të sensibilizojë mbështetësit e tij për këtë ngjarje tragjike dhe ju informojmë se është e mundur që të dhuroni për popullatën shqiptare të goditur nga lëkundjet sizmike”, shkruhet në postimin e tyre.
Kujtojmë se me këtë skuadër ka luajtur për disa vite Lorik Cana, i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.