Një ditë më parë, mjaft bujë bëri Kreu i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, pasi këndonte një këngë për Enver Hoxhën. Pasi video-ja bëri xhiron në rrjetet sociale, reagimet shpërthyen në mënyrë të menjëhershme.
Nga ana e PD-së, kërkuan specifikisht nga kryeministri Rama shkarkimin e tij, por vetë Tërmet Peçi zgjodhi që ti kundërpërgjigjej me mjaft diplomaci.
Ndër zërat e radhës që përcjellin nga një mesazh është edhe djali i ish-kryeministrit Berisha, i cili shkruan me ironi se Peçi do të jetë përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion vitin e ardhshëm.