Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kolonia Penale Nr.2: Brenda burgut ku është mbyllur Aleksei Navalni

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny transferohet në një burg jashtë Moskës

Nga: Maria Georgieva “The Telegraph”

Burgu ku është dërguar që të vuajë dënimin e tij 2-vjeçar kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalni është “një nga më të këqijtë” në Rusi, thonë ish të burgosurit dhe grupet për të drejtat e të burgosurve. Raportohet se Navalni mbërriti të dielën në Koloninë Penale Nr.2 në qytetin Pokrov, 3 orë larg Moskës.

Transferimi i të burgosurve brenda sistemit rus të burgjeve, mund të zgjasë me ditë ose javë, dhe ndodh shpesh që të afërmit e zbulojnë vendndodhjen e një të burgosuri kur ai ose ajo ka mbërritur në një burg të caktuar. Mbërritja e Navalnit në këtë burg nuk është konfirmuar ende nga avokatët e tij, ndërsa ai mund të transferohet sërish.

Ish të burgosur në  Koloninë Penale Nr.2 i thanë “The Telegraph” se nëse Navalni qëndron në atë burg, ai do t’i nënshtrohet një kombinimi të izolimit intensiv dhe presionit të rëndë psikologjik dhe fizik të krijuar për ta shkatërruar atë mendërisht.

“Ai është një nga burgjet më të këqija në Rusi. Ish të burgosurit kanë frikë të flasin për kushtet që janë aty, pasi rrezikojnë që të kenë pasoja edhe pasi të kenë dalë nga burgu”-thotë Rusllan Vakhapov, një aktivist i të drejtave të njeriut, i specializuar në mbrojtjen e të burgosurve për ojq-në lokale “Rusia e Burgosur”.

“Ndoshta Navalni do të izolohet nga bota e jashtme, dhe të burgosurve të tjerë do t`u ndalohet që të flasin me të”- tha Vakhapov. Të burgosurit përballen me abuzime të shpeshta nga rojet e burgut nëse e shkelin orarin e rreptë, tha ai, ndërsa administrata e burgut i inkurajon të burgosurit qëtë kontrollojnë dhe të monitorojnë të burgosurit e tjerë.

“Në Rusi nuk ka të drejta për të burgosurit. Navalni përballet me një presion të madh, që mund ta dobësojë atë psikologjikisht. Por unë mendoj se administrata do të ketë frikë të përdorë dhunën fizike kundër tij. Kjo gjë mund ta dëmtonte tërësisht imazhin e tyre”-shtoi ai.

Konstantiv Kotov, që ka qenë një figurë e profilit të lartë në të ashtuquajturën “Çështja e  Moskës”, një gjyq i dyshimtë ndaj aktivistëve që morën pjesë në protestat e thirrura nga Navalni në vitin 2019, flet për një regjim të ashpër disiplinor, të vendosur enkas për të maksimizuar presionin psikologjik.

“Çdo ditë – nga ora 06:00 deri në orën 22:00 të mbrëmjes – qëndroja në këmbë me duart e lidhura pas shpine. Ose ecja ose qëndroja në këmbë, e kisha të ndaluar të ulesha ose të pushoja gjatë ditës”-thotë ai për “The Telegraph”.

“Aty ka një regjim shumë të rreptë. Të dënuarit nuk mund të flasin dot lirshëm, ata janë nën mbikëqyrje dhe kontroll gjatë gjithë ditës. Kontakti me botën e jashtme është shumë i kufizuar:telefonatat nuk lejohen, vetëm letra të shkruara por formale, gjithmonë nëse ato arrijnë të shkojnë ndonjëherë në destinacion. Kjo gjë mund të zgjasë muaj. Është diçka shumë e ndyrë dhe poshtëruese”- shton ai.

Kotov kujton se një i dënuar tjetër e vëzhgonte vazhdimisht,madje edhe kur ishte në tualet. “Ishte e ndaluar të flisje me njëri-tjetrin. Njëkohësisht, administrata e burgut i ndaloi të gjithë të dënuarit që të flasin me mua. Presioni psikologjik shkakton dëme serioze”- thekson ai.

“Të burgosurit e tjerë, paguheshin për të më provokuar. Ishte një mënyrë për të më disiplinuar mua, e orkestruar nga administrata e burgut. Ata prisnin që unë të reagoja ndaj provokimeve. Nëse reagon, ata mund të të çojnë në izolim. Aty ti je në gjendje vetëm të rrish ulur, me duart e tua që mbeten të lidhura pas shpinës.

Dua që ta them këtë tani, sepse Aleksei do të ngacmohet edhe më shumë se unë, dhe ne duhet t’ia tregojmë gjithë botës këtë gjë”- shtoi ai.

Dëshmia e tij u konfirmua nga Dimitri Demushkin, një aktivist nacionalist që kaloi 2 vjet i burgosur në atë burg me akuzën e nxitjes së urrejtjes. Duke folur për “TV Rain”, një televizion i pavarur rus, ai tha se burgu “të dëmton shumë psikologjikisht”, pasi të mban larg kontakteve të jashtme.

“Familjarët e mi e morën vesh vendndodhjen time vetëm 3 javë pas mbërritjes sime në atë burg”- pohon Demushkin. Ai pretendon se nuk mori kurrë asnjë nga letrat që i ishin dërguar ndërsa ishte në burg. Aleksei Navalni u burgos kur u kthye në Rusi në janar të këtij viti, pasi e mori veten nga një gjendje kome e shkaktuar nga helmimi.

Një gjykatë në Moskë,e dënoi muajin e kaluar me 2 vjet e gjysmë burg për shkeljen e lirimit me kusht, duke i dhënë fund sagës5-javore të kthimit të tij në Rusi, arrestimit dhe protestave masive mbarëkombëtare. Ai do të vendoset nën karantinë, si një masë paraprake kundër përhapjes së koronavirusit, përpara se të bashkohet me të burgosurit e tjerë, tha një komision i monitorimit publik, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA.

Navalni, kritiku më i ashpër publik i Vladimir Putin, pësoi një helmim gati fatal në Siberi gushtin e vitit të kaluar, me atë që tashmë është identifikuar si gazi nervor Noviçok. Ai e akuzon Putinin si porositës të atentatit ndaj tij.

Putin e ka mohuar akuzën, duke e cilësuar incidentin si pjesë të një fushate dezinformimi të Perëndimit për ta diskredituar atë. Ekspertët e drejtave të njeriut në OKB, thanë të hënën se Rusia mban përgjegjësi sipas ligjit ndërkombëtar për helmimin e tij verën e kaluar. “Përfundimi ynë është se Rusia është përgjegjëse për përpjekjen për helmimin e zotit Navalni”- tha Anjez Kalamard, raportuesja speciale e OKB-së.

Burimi i lajmit: https://www.telegraph.co.uk/news/2021/03/01/penal-colony-no-2-breaks-people-inside-prison-alexei-navalny/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Alexei Navalnyburgrusi

TË LIDHURA

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet
Bota

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Moti i keq përfshin Xhenovan, ende asnjë gjurmë për tre të rinjtë e zhdukur
Bota

Moti i keq përfshin Xhenovan, ende asnjë gjurmë për tre të rinjtë e zhdukur

20:40 | 15/11/2025
OKB voton të hënën Rezolutën që mbështet planin e Trumpit për armëpushimin në Gaza
Bota

OKB voton të hënën Rezolutën që mbështet planin e Trumpit për armëpushimin në Gaza

20:36 | 15/11/2025
Next Post
Mos lejo ta marrin trashëgiminë vajzat/ Zbulohet plani për vdekjen e Maradonës

Mos lejo ta marrin trashëgiminë vajzat/ Zbulohet plani për vdekjen e Maradonës

Kontrabandistët hedhin në det emigrantët, 20 viktima

Kontrabandistët hedhin në det emigrantët, 20 viktima

Vuçiç për Kosovën: Të gjithë duan që ne ta njohim, por do jemi të duruar

Vuçiç: Serbia është e përkushtuar për dialog me Kosovën







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

by mirseda
22:54 | 15/11/2025
0

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit. Sfida nisi...

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com