Kokëdhima është i zhgënyer jo vetëm me Ramën, por edhe me Bashën. Një nga aleatët e miqtë e dikurshëm të Ramës, sot i zhgënjyer nga mënyra se si ai po qeveris, Koço Kokëdhima nuk ka kursyer kritikat teksa ka qënë i ftuar në KAFE IN. Edhe një herë tjetër, ai i ka mëshuar fort faktit se Rama duhet të dorëhiqet sa më parë.
Por jo i paktë ka qënë rebelimi edhe ndaj PD-së, ku për të ka kriminalizuar vendin. “Rama zhgënjim i madh për popullin dhe për mua. Sa më shpejt të ikë, aq më shpejt shqiptarët do ndërtojnë të ardhme të mirë. Sa më shumë të zgjatet sundimi i tyre, aq më i zi do jetë fundi i tyre. Partia Demokratike ka kriminalizuar vendin”, tha Kokëdhima.
Kreu i “Zgjidhja” habit kur bën dhe një akuzë për Brukselin, në lidhje me ndikimin në vendin tonë. “Hipokrizia e Brukselit duhet të marrë fund. Të mos na çertifikojnë me progres, kur Shqipëria bën regres”, theksoi kreu i “Zgjidhja”.
Referuar Reformës në Drejtësi, ai tha se nuk ka shpresa, pasi sipas tij, gjyqtarët dhe prokurorët do manipuluohen nga politika.
“Reforma s’do japë rezultate, do marrë energjinë e helmuar nga elita politike”, përfundoi ai.