Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kokainë mes bananeve, shpërthen avokati i Arbër Çekajt: E dënuan pa asnjë provë

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kokainë mes bananeve, shpërthen avokati i Arbër Çekajt: E dënuan pa asnjë provë

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit, ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i kontejnerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Arben Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar ku do të vuaj 14 vite burg. Apeli ka lënë në fuqi edhe dënimin për Donaldo Lushaj administratori i firmës ‘Arbi Graden’ me 10 vite e 8 muaj burg dhe shoferin e kamionit Armando Pezakun të dënuar me nga 8 vite e 8 muaj burg.

Donald Lushaj, administratori i ‘Arbi Garden’ u dënua me 16 vite, dhe me gjykimin e shkurtuar do të vuaj 10 vite e 8 muaj. Për shoferin e kamionit që çoi kontejnerin në magazinën e Arbër Çekajt, Armando Pezaku, u dha dënimi me 13 vite burgim, dhe i ulet në 8 vite e 8 muaj.

Avokati: U dënua pa asnjë provë

Avokati i Arbër Çekajt, Maks Haxhia, ka komentuar vendimin për të dënuar klientin e tij me 14 vite burg. Sipas tij, klienti i tij nuk është lejuar që të flasë vetë gjatë mbrojtjes përfundimtare.

“Është për të ardhur keq, që kjo gjykatë është kthyer në një gjykatë noterë të Prokurorisë. Është për të ardhur keq që perspektiva e mbrojtjes së të drejtave të njeriut shkelet me të dyja këmbët, një gjykatë që s’ma lejon edukata, por që meritojnë çdo lloj etiketimi.

Dënoi një njeri pa asnjë provë, madje nuk i dha as të drejtë të mbrohej në konkluzionet përfundimtare. Nuk e la të fliste. Prandaj dhe Arbër Çekaj solli me shkrim të gjithë mbrojtjen e tij”, tha Maks Haxhia.

Arbër Çekajt është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës, pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e kontejnerit me banane. Vetë Çekaj nuk e ka pranuar kurrë që ai është porositësi i drogës dhe se nuk ka dijeni se kush e ka futur atë në kontejnerët e tij me banane.

Por brenda së njëjtës familje, 3 vite më vonë historia është përsëritur, ku policia sekuestroi në Portin e Durrësit 49 kg kokainë e fshehur në një kontejner me banane që i përkiste Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt. Kontejneri me 49 kg kokainë kishte një muaj nën vëzhgimin e autoriteteve, dhe ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të tij.

Babai i tij, Selim Çekaj kishte hapur një kompani me emrin “Ecoalmax” një muaj pas kapjes së sasisë së kokainës në magazinat e të birit, për transportin e bananeve nga Ekuadori. Në kontejnerët që transportonin bananet që vinin për llogari të kompanisë së tij, policia gjeti 49 kg kokainë duke e vënë në pranga atë.

Si u kap droga në portin e Durrësit?

Në portin e Durrësit u sekuestruan 49 kilogramë kokainë në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori. Lënda narkotike u sekuestrua pas finalizimit të operacionit të koduar “MERSIN”. Në sajë të kontrollit të imtësishëm të ushtruar në disa kontejnerë, u bë e mundur që në njërin prej tyre, i cili ishte i ngarkuar me banane dhe ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Maminas, me administrator shtetasin Selim Çekaj të gjendej dhe sekuestrohej në cilësinë e provës materiale rreth 49 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Policia prangosi administratorin e firmës banues në Sauk, Tiranë, Selim Çekaj, i cili është babai i Arbër Çekajt.

Arbër Çekaj: Babai im, profesor i nderuar

Në muajin prill, Arbër Çekaj, i biri i Selim Çekajt është shprehur se babai i tij është një profesor i nderuar. Ai ka hedhur akuza se ndaj tij dhe familjes së tij po vepron një klan i caktuar që kërkon t’i përfshijë ata në trafik droge, duke i mbushur kontejnerët e bananeve me kokainë.

“Po na trajtoni si kulakë. Po masakrohet gjithë familja ime. Babai im është 72-vjeç, profesor i nderuar. Arrestuat babanë e kulakut! Edhe brenda familjes nuk po na trajtojnë njëlloj. Mua ma çuan kontejnerin në magazinë në Maminas, ndërsa babait ia hapën në port. Kjo tregon që është një klan i caktuar që kërkoj të përfshijë familjen tonë në trafik”, është shprehur Arbër Çekaj. /TIRANA TODAY

Tags: Arbër ÇekajgjykatëMaks haxhia

TË LIDHURA

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti
Politikë

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

20:58 | 23/10/2025
Po hynte në territorin shqiptar nga Rinasi, deportohet Imam Imran Hoseini
Aktualitet

Po hynte në territorin shqiptar nga Rinasi, deportohet Imam Imran Hoseini

18:16 | 23/10/2025
Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Nikollo emërohet nënkryetare e bashkisë së qytetit
Politikë

Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Nikollo emërohet nënkryetare e bashkisë së qytetit

17:40 | 23/10/2025
Next Post
Nga Tirana në Fier me dy mina për shpërthim, pranga 33-vjeçarit të rrezikshëm

Nga Tirana në Fier me dy mina për shpërthim, pranga 33-vjeçarit të rrezikshëm

‘Kërkojini falje shqiptarëve’, Komuniteti i Emigrantëve thirrje mediave greke

'Kërkojini falje shqiptarëve', Komuniteti i Emigrantëve thirrje mediave greke

Euro 2020/ Dita e 8-të nis me Suedi-Sllovaki, “Sokolët” duan kualifikim që sot

Euro 2020/ Dita e 8-të nis me Suedi-Sllovaki, "Sokolët" duan kualifikim që sot







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Trump rrëfen prapaskenat: Ja si u arrit marrëveshja në Gaza
Bota

Trump rrëfen prapaskenat: Ja si u arrit marrëveshja në Gaza

by mirseda
22:35 | 23/10/2025
0

Në mbrëmjen e 4 tetorit, presidenti amerikan Donald Trump i telefonoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për t’i...

Fero për ndarjen me Arbenitën: “U mashtrova, le të lërë inatet.”

Fero për ndarjen me Arbenitën: “U mashtrova, le të lërë inatet.”

22:03 | 23/10/2025
Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

20:58 | 23/10/2025
Kamberi në SHBA: Po advokojmë për çështjen e Luginës së Preshevës

Kamberi në SHBA: Po advokojmë për çështjen e Luginës së Preshevës

20:20 | 23/10/2025
Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

20:14 | 23/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com