Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kohë për ndërgjegjësim

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kohë për ndërgjegjësim

Nga: Denis Dyrnjaja

Ne jemi populli më politikdashës dhe më i angazhuar në ndjekje të politikës. Vetëm se ka një problem të vogël se ne nuk prodhojmë politikë. Me politikë sot merren njerëz që nuk kanë as bazat kryesore të politologjisë si shkencë apo si kualifikim qoftë akademik, apo qoftë të profilit praktik.

Kemi mbi 100 parti politike, por në to aderojnë drejtues ose përfaqësues që nuk kanë njohuritë bazë të sjelljeve politike, gjuhës së komunikimit, shkallës së kuptimit dhe perceptimit.

Nuk prodhojnë rryma apo korente politike, platforma dhe ide konkrete dhe jo teorike e parimore pa zbatim. Me politikë merret gjithkush, por askush nuk është mirëfilli politikan. Pazarin e ngatërrojnë me marrëveshjen, si niveli më i lartë i sjelljes politike dhe përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë publike.

Shihni parlamentin, kryetarët e partive, pseudokryetarët me parti pa anëtare, ose me anëtarë fantazma. Shikoni jashtë parlamentit akoma dhe më keq, vegjetojnë dhjetëra parti dhe organizata politike krejtësisht joeficente. E gjitha është një marrëzi e madhe.

Kjo duhet të marrë fund, duhet shembur. Duhet rikonceptuar dhe bërë marrëveshja e fjalës politikë, me u marrë dhe me prodhu politikë. Cilin do quajmë dhe konsiderojmë poktikan?! Është nevojë imediate. Nuk kemi nevojë për njerëz që mbledhin apo vjedhin vota si të mblidhnin rrush në fusha. Kemi nevojë për njerëz me vizione dhe koncepte, me ide dhe filozofi, të majta e të djathta qofshin, kemi nevojë për ballafaqim alternativash, jo dallkaukësh e mashtuesish.

Nevojitet reaksion idesh dhe filozofish. Çdo reshtim në njërin, apo tjetrin krah sot i jep oksigjen injorancës, sjelljes dhe mënyrës autodidakte të të pretenduarit se po bëhet politikë. Shqipëria nuk ka prodhuar kurrë politikë dhe për më shumë politikë të majtë apo të djathtë. Shqiperia ka prodhuar në politikë asgjë.

Thjeshtë disa personazhe komikë që bëjnë si seriozë, por kur shohin veten në pasqyrë qeshin dhe vetë me veten e tyre sesi njerëzit i besojnë dhe votojnë si politikanë. Këtij improvizimi që vazhdon i duhet dhënë fund. Hapi i parë është bojkoti tërësor i gjithë kësaj klase prestigjatorësh që hipnotizojnë popullin çdo katër vjet me rrena të përsëritura, bajate dhe për më shumë të konsumuara në formë gati të njëjtë.

Duhet rrëzuar ky kompozim shtetëror e politik, e duhet krijuar nga e para gjithçka nga njerëz të ekspertizës të shkolluar dhe të kualifikuar në jurisprudencë dhe shkenca politike. Duhet rimodeluar kushtetuta nga e para që është bërë si letër bakalli që i grisen fletët apo përçmohen ligjet, para të cilëve presupozohet se janë të gjithë të barabartë, por që në fakt realiteti thotë se nuk është kështu.

Është koha për të përmbysur këtë politikë të vjetër, të lodhur, pa frymëzim, pa qëllim, pa mision e vizion. Pengmarrja e shtetit që kalon si prostitutë në duart e dhunuesve të ligjit nga njëra parti në tjetrën, duhet të marrë fund. Ndryshe ky vend do të zhbëhet në mënyrë të pakthyeshme.

Pastrimi duhet të nis nga abandonimi dhe refuzimi. Heshtja dhe refuzimi është revolta më e fortë që mund të zhbëjë çdo instrument pseudopolitik që ka marrë e përdor si peng të ardhmen e shqiptarëve. Kush bashkëpunon me njërën apo tjetrën palë në dëm të interesave të popullit, është një shërbëtor që ka falur jo vetëm fatin e tij por edhe të fëmijëve të tij, te tutorët pseudopolitikë.

Tags: Denis DyrnjajaKushtetutapolitike

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
“Të mbyllen baret dhe të mos lejohen grumbullimet”, Ilir Beqaj del me paralajmërimin e fortë

“Të mbyllen baret dhe të mos lejohen grumbullimet”, Ilir Beqaj del me paralajmërimin e fortë

KED i jep ‘goditjen’ e fortë Metës, ndalon kandidaten e tij për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese

KED i jep ‘goditjen’ e fortë Metës, ndalon kandidaten e tij për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese

Radhët kilometrike në Kakavijë/ Meta: Përgjegjësia bie mbi qeverinë shqiptare

Radhët kilometrike në Kakavijë/ Meta: Përgjegjësia bie mbi qeverinë shqiptare







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

“A ndjen diçka për mua?”/ Darkë romantike në BBV, përgjigjja e Selin ndaj Gimbos
Showbizz

“A ndjen diçka për mua?”/ Darkë romantike në BBV, përgjigjja e Selin ndaj Gimbos

by mirseda
22:48 | 27/02/2026
0

Selin dhe Gimbo kanë darkuar bashkë, tashmë larg banorëve të tjerë. Me një kërkesë të Gimbos, Vëllai...

Donald Trump: Diskutime me Kubën, s’përjashtohet një pushtim “miqësor”

Donald Trump: Diskutime me Kubën, s’përjashtohet një pushtim “miqësor”

22:18 | 27/02/2026
Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj mjeteve

Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj mjeteve

21:53 | 27/02/2026
Nesër protesta e opozitës, Ambasada e Amerikane udhëzon qytetarët të shmangin qendrën e Tiranës

Nesër protesta e opozitës, Ambasada e Amerikane udhëzon qytetarët të shmangin qendrën e Tiranës

21:24 | 27/02/2026
Princ Leka dhe Blerta Celibashi konfirmojnë martesën, dalin DETAJE nga ceremonia

Princ Leka dhe Blerta Celibashi konfirmojnë martesën, dalin DETAJE nga ceremonia

21:04 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com