Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kohë për alarm kombëtar

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse Prishtina nuk flet për njohjen e Kosovës nga Serbia?

Nga Shaban Murati/A nuk është tragjike dhe e çuditshme që nga i gjithë Ballkani vetëm kufijtë e kombit shqiptar po kafshohen, si në Veri nga Serbia, ashtu dhe në Jug nga Greqia.

Akoma më tragjik është fakti që, ndërsa në Konferencën e Londrës të vitit 1913 kufijtë na i ndanë pa i pyetur fare shqiptarët, tani 105 vjet më pas po na i kafshojnë kufijtë me implikimin dhe konsensusin e udhëheqësve shqiptarë.

Shikoni ku i kanë pasur kufijtë shtetërorë Serbia dhe Greqia, kur u shpallën shtete të pavarura, dhe shikoni ku i kanë sot dhe sa i kanë zgjeruar me territore shqiptare.

Ky proces regresiv historik po ringjallet në ditët tona, por tani nuk na e kanë më të huajt fajin, sepse po e bëjmë me duart e udhëheqësve tanë. Në vitin 1913 nuk na pyetën, por të paktën nuk u tallën me shqiptarët.

Në vitin 2018 po na tallin, duke thënë se shqiptarët po bëjnë mirë që po japin kufij e territore, sepse po fitojnë medaljet e kampionëve të integrimit ballkanik, të modernit dhe të modelit ballkanik. Dhe natyrisht të idiotit ballkanik, që po u ngjan afrikanëve të kohës së pushtimeve koloniale, të cilët rreheshin nga xhixhat, që u dhuronin kolonizatorët, dhe në shkëmbim u jepnin territoret. Xhixhat, në të gjitha kuptimet që ka kjo fjalë, po i marrin tani udhëheqësit shqiptarë.

Shqiptarët nuk duhet të udhëhiqen nga fanatizmi në marrëdhëniet ndërkombëtare. Aleatit, kushdo qoftë ai, i ofrohet gjithçka, me përjashtim të lirisë së atdheut dhe tërësisë territoriale të atdheut. Në këto dy parametra çdo aleancë vdes dhe merr emër tjetër.

Për ironi historike kafshimi i kufijve po ndodh në vitin e Skënderbeut, të cilit nuk i përkujtojmë mbrojtjen e kufijve dhe të territoreve kombëtare, por merremi me rekuizitën teatrale të mesjetës dhe po grindemi se në cilin nga dhjetë katundet pretenduese ka origjinën Skënderbeu, se në cilin nga dhjetë katundet pretenduese ka bërë dasmën e gruas Skënderbeu dhe në cilën gërxhe apo skërkë ka qenë kunji, ku ka lidhur kalin Skënderbeu.

Është harruar me dashakeqësi tribale Kruja e Skënderbeut, simboli dhe kryeqyteti i tij, ku lindi, luftoi, krijoi shtetin shqiptar, u martua, u trashëgua dhe vdiq Skënderbeu. Është harruar “qyteti i bekuar” i Naim Frashërit, dhe udhëheqësit shqiptarë entuziazmohen me xhixhat e fqinjëve lakmitarë, të cilët po na shkulin gardhet dhe nesër do të na marrin edhe shtëpitë.

Një popull, që ka harruar të luftojë për kufijtë, pa le më të vdesë për kufijtë, dhe që është gati të japë jetën për bajraktarin e partisë dhe të tribusë, nuk meriton të ketë as shtet e as komb.

Është kohë për alarm kombëtar!

Tags: alarmGreqiakombetarkosovaSerbiashqiperia

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Next Post
Ish-anëtarja e “Spice Girls” përfundon në një qendër rehabilitimi

Ish-anëtarja e "Spice Girls" përfundon në një qendër rehabilitimi

Bushati: Mos të harrojmë të shkuarën, tani është radha jonë për të shpëtuar Italinë

Bushati: Mos të harrojmë të shkuarën, tani është radha jonë për të shpëtuar Italinë

Njerëzit me rrudha në ballë, të rriskuar nga sëmundjet

Njerëzit me rrudha në ballë, të rriskuar nga sëmundjet







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Zhupa i përgjigjet Taulant Ballës: Vendimet e gjykatës respektohen, ju nuk jeni mbi çdo pushtet
Politikë

Zhupa i përgjigjet Taulant Ballës: Vendimet e gjykatës respektohen, ju nuk jeni mbi çdo pushtet

by mirseda
19:32 | 18/04/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë...

Rama: Voskopoja po forcon çdo ditë ofertën e saj turistike

Rama: Voskopoja po forcon çdo ditë ofertën e saj turistike

19:26 | 18/04/2026
Ministri Hoxha takim me zv.Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, çfarë u diskutua

Ministri Hoxha takim me zv.Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, çfarë u diskutua

19:09 | 18/04/2026
U akuzua nga Macron për vrasjen e përfaqësuesit francez në Liban, reagon Hezbollahu

U akuzua nga Macron për vrasjen e përfaqësuesit francez në Liban, reagon Hezbollahu

19:05 | 18/04/2026
Presidenti Duka inauguron tribunën e re në stadiumin e Vorës

Presidenti Duka inauguron tribunën e re në stadiumin e Vorës

18:36 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com