Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Koha që Amerika t’i “tregojë dhëmbët” Kinës dhe të mbrojë Hong Kongun

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Koha që Amerika t’i “tregojë dhëmbët” Kinës dhe të mbrojë Hong Kongun

Nga Elizabeth Warren “Foreign Policy”

Ndërsa Partia Komuniste Kineze, përkujton 70 vjetorin e Republikës Popullore të Kinës, duke prezantuar pajisjet e saj ushtarake në Pekin, banorët e Hong Kongut po luftojnë për të drejtat e tyre. Për muaj të tërë, bota ka parë teksa protestuesit në Hong Kong, kanë rezistuar me guxim përballë dhunës së policisë dhe shtetit. Ata meritojnë mbështetjen tonë.

Ajo që po ndodh në Hong Kong, është dëshmi e sfidës së paraqitur nga Kina, dhe kufizimeve të qasjes aktuale që kanë Shtetet e Bashkuara. Në shumë raste, SHBA është e detyruar të bashkëpunojë me Kinën. Për shembull mbi çështjen e ndryshimeve të klimës. Por ajo duhet gjithashtu të ketë një qëndrim të ashpër, kur kërcënohen interesat dhe vlerat e saj.

Kur është fjala për bashkëpunimin ndërkombëtar, Shtëpia e Bardhë po përsërit gabimet e të kaluarës. Politikat ekonomike të Kinës, po dëmtojmë punëtorët amerikanë. Ambiciet e saj ushtarake, dhe diplomacia e saj e shantazhit, po kërcënojnë paqen në Azi dhe më gjerë. Represioni i tij në shtëpi, përfshirë atë mbi pakicën ujgure, dhe sulmet ndaj normave jashtë vendit, rrezikojnë që të gërryejnë vlerat liberale në të gjithë botën.

Me gjithë premtimin e Pekinit se do të ruajë autonominë e Hong Kongut, vitet e fundit ai ka dobësuar institucionet kryesore demokratike, duke bërë që qindra mijëra qytetarë të dalin në rrugë, për të protestuar në mënyrë paqësore. Në kundërpërgjigje, qeveria e Hong Kongut është përgjigjur me një përdorim dhune në rritje.

Në vend se të mbështesë qytetarët e Hong Kongut, presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar vazhdimisht një mesazh të paqartë dhe të rrezikshëm presidentit kinez Xi Jinping. Shtetet e Bashkuara nuk shqetësohen fare për Hong Kongun dhe parimet që janë në diskutim atje. Atij i intereson vetëm arritja e një marrëveshje tregtare, që i shërben interesave të vetë Trump.

Hong Kongu, luan një rol unik në ekonominë globale, por edhe një rol thelbësor për Kinën. Ky rol është i qëndrueshëm, vetëm nëse Hong Kongu lejohet që të ruajë orientimin dhe traditat e tij demokratike. Shtetet e Bashkuara, kanë një interes të madh për suksesin e vazhdueshëm ekonomik të Hong Kongut.

Mes SHBA dhe këtij qyteti, pati në vitin 2018 një vëllim tregtar prej më shumë se 67 miliardë dollarësh. Ndërhyrja kineze, do të shkaktonte valë goditëse për ekonominë globale në një moment tashmë të brishtë. Qasja e SHBA-së për situatën në Hong Kong, duhet të bazohet në një qasje realiste ndaj Kinës.

Dhe qasja e duhur ndaj Kinës, kërkon më shumë sesa postime lufarake në Twitter, shoqëruar me samite të dobëta. Kërkon ndërkohë shumë më shumë sesa tarifat e pakoordinuara. Dhe shpesh kundër produktive ndaj Pekinit, që rëndojnë jo pak edhe mbi amerikanët e zakonshëm. Shtetet e Bashkuara, duhet të dërgojnë një mesazh të qartë, se ajo dhe partnerët e saj presin që Kina të përmbushë angazhimet e veta. Si edhe se ata do të kundërpërgjigjen, kur Kina nuk e bën këtë.

Për t’i dërguar këtë lloj mesazhi Kinës mbi situatën në Hong Kong, Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmarrin dy hapa. Së pari, duhet të ndalojë eksportet e veshjeve policore tek policia e Hong Kongut. Protestuesit kanë kërkuar një hetim të pavarur, mbi pretendimet e besueshme se policia e Hong Kongut ka përdorur një forcë të tepruar. Derisa të publikohet raporti mbi një hetim të tillë, Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë të gjitha eksportet në këtë drejtim.

Së dyti, Uashingtoni duhet të sigurojë statusin e përkohshëm të mbrojturit për banorët e Hong Kongut. Ashtu si në rastin e masakrës që Pekini kreu në Tiananmen në vitin 1989, Shtetet e Bashkuara duhet t’i mbrojnë banorët e Hong Kongut të përfshirë në protesta, dhe ata që vijnë në SHBA derisa të jenë të sigurt, dhe që nuk duhet të ndëshkohen për ushtrimin e të drejtës për tubimit paqësor.

Situata aktuale, duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore përmes dialogut. Dhe Kina duhet ta dijë se Shtetet e Bashkuara kanë disa opsione reagimi, nëse Pekini përdor forcën në Hong Kong. Pa mbështetjen e qeverisë amerikane, forcat pro-demokracisë në mbarë botën do të dobësohen, në kushtet kur autoritarizmi po fiton gjithnjë e më shumë terren.

Ndërsa lufta tregtare SHBA-Kinë po përshkallëzohet, Pekini dhe Moska mund të refuzojnë avionët tanë Boeing dhe Airbus, dhe të prodhojnë avionët e vet në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Dhe ky nuk do të jetë një lajm i mirë për pasagjerët apo linjat ajrore.

Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë me partnerët e saj në forume shumëpalëshe, si Kombet e Bashkuara dhe Organizatën Botërore e Tregtisë, për t’i bërë të qartë Kinës se pret që ajo të përmbushë angazhimet e saj për autonominë dhe liritë e Hong Kongut.

Megjithëse përgjigja specifike e Shteteve të Bashkuara do të varet nga situata në terren, nëse Kina përdor forcën në Hong Kong, Uashingtoni duhet të marrë në konsideratë ngrirjen e aseteve të shtetit, zyrtarëve dhe kompanive të tjera kineze, që janë bashkëpunëtorë në aktet e dhunës kundër protestuesve, si dhe të imponojë sanksione ndaj kompanive kineze dhe individëve që bëjnë biznes në Hong Kong.

Këto hapa, mund të shkaktojnë kosto reale për ata që promovojnë dhunën, dhe kufizojnë ndikimin në SHBA dhe ekonomitë e aleatëve. Ky është momenti ku duhet të shfaqet udhëheqja amerikane. Vendi ka nevojë për një president të aftë, që të avancojë interesat ekonomike të SHBA-së dhe të mbrojë vlerat e Amerikës, dhe jo për një president që i sheh këto të dyja në konflikt me njëra-tjetrën.

Ajo ka nevojë për një president që do të bashkojë partnerët e Amerikës në luftë kundër agresionit dhe shtypjes, dhe t’u rezistojë liderëve autoritarë në mbarë botën. Vlerat që mbrojnë Shtetet e Bashkuara, demokracia dhe liria e shprehjes dhe tubimit, janë ato që na dallojnë nga autokracitë si Kina, dhe një nga arsyet se përse qytetarët e Hong Kongut dhe të tjerët nëpër botë, shohin me shpresë tek vendi ynë. Ne nuk mund t’i braktisim ata.

Shënim: Elizabeth Warren, është senatore e Masaçusetsit, dhe një nga kandidatet demokrate për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020./ TIRANA TODAY

Tags: “tregojnë dhëmbët”Hong Kongkinembrojnështetet e bashkuara

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Vizitë në Uashington në këmbim të hetimit të Bidenit

Vizitë në Uashington në këmbim të hetimit të Bidenit

Brenda burgut sekret ku mbahen ish-anëtarët e ISIS (foto)

Brenda burgut sekret ku mbahen ish-anëtarët e ISIS (foto)

Plagosja e dy turistëve nga gurët, Syrit të Kaltër i vendoset “dryni”

Plagosja e dy turistëve nga gurët, Syrit të Kaltër i vendoset “dryni”







JU REKOMANDOJMË

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, nën akuzë 3 persona
Kosovo

Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, nën akuzë 3 persona

by mirseda
13:54 | 09/12/2025
0

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit më...

Lahuta shqiptare zyrtarisht pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s!

Lahuta shqiptare zyrtarisht pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s!

13:23 | 09/12/2025
Paqja Fiskale/ Berisha: Ky akt është mbështetja publike më e fuqishme që u bëhet karteleve të dr*gës

Paqja Fiskale/ Berisha: Ky akt është mbështetja publike më e fuqishme që u bëhet karteleve të dr*gës

13:17 | 09/12/2025
Lapaj largohet pas 12 orësh dhe e kthen në part-time protestën poshtë zyrës së Ramës

Lapaj largohet pas 12 orësh dhe e kthen në part-time protestën poshtë zyrës së Ramës

13:08 | 09/12/2025
Vdekja tragjike në anijen panameze në Portin e Durrësit, arrestohen kapiteni dhe inxhinieri

Vdekja tragjike në anijen panameze në Portin e Durrësit, arrestohen kapiteni dhe inxhinieri

13:05 | 09/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com