Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden mbajti të shtunën në mbrëmje fjalimin e fitores në Uilmington të shtetit Delauer përpara përkrahësve të shumtë.
“Njerëzit e këtij vendi folën. Ata na dhanë një fitore të qartë, një fitore bindëse. Zotohem të jem një president që nuk kërkon të ndajë, por të bashkojë,” tha ai.
Më pas ai iu drejtua drejtpërdrejt mbështetësve të Presidentit Donald Trump.
“Tani, le t’i japim njëri-tjetrit një shans. Është koha të heqim dorë nga retorika e ashpër, të ulim temperaturën, të shikojmë dhe dëgjojmë njëri-tjetrin përsëri. Kjo është koha për të shëruar Amerikën’, u shpreh Biden.
Biden tha se populli amerikan dëshiron që demokratët dhe republikanët të bashkëpunojnë, dëshiron që “demonizimi në Amerikë” të fillojë të marrë fund.
“Unë do të punoj po aq shumë për ata që nuk më votuan sa edhe për ata që më votuan,” tha ai.