Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Koalicionet e mullixhinjve për inat të vjehrrës”, Lefter Koka i bashkohet Murrizit

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Koalicionet e mullixhinjve për inat të vjehrrës”, Lefter Koka i bashkohet Murrizit

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka njoftuar se ka firmosur nismën e opozitës parlamentare, për reformimin e sistemit zgjedhor.

Teksa rendit edhe arsyet përse e mori këtë vendim për t’iu bashkuar Murrizit, Koka i bën thirrje mazhorancës që t’i bashkohet hapur kësaj nisme.

Ish-deputeti i LSI, përmes një postimi në rrjetet sociale, bën me dije se sot më shumë se kurrë është koha që peshoren elektorale si për individët apo partitë, ta përcaktojë populli dhe jo dëshirat dhe marrëveshjet e fshehura të partive të mëdha.

Opozita parlamentare ka dorëzuar zyrtarisht në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore propozimet e saj, se si duhej ndryshuar Kodi Zgjedhor. Myslym Murrizi, i mbështetur nga deputetët e tjerë opozitarë kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës në dy nene. Ata kërkojnë që në zgjedhjet e ardhshme të ketë lista të hapura, dhe të mos lejohen koalicionet parazgjedhore.

Statusi

Sapo kam firmosur nismën e opozitës parlamentare për reformimin e sistemit zgjedhor, me hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore!

Ndihem i kënaqur që me firmën time i jam përgjigjur pozitivisht qindra qytetarëve durrsakë, të cilët më kanë kontaktuar dhe inkurajuar me telefonata dhe mesazhe , pas prononcimit tim të fundjavës së kaluar në mbështetje të deputetëve Murrizi, Musai, dhe kolegëve të tjerë.

Është absolutisht shumë e qartë, jo vetëm për mua, por për çdo deputet që kanë mbështetjen dhe votën e popullit, se sot qytetarët shqiptarë qartaz kërkojnë në një shumicë partiake, të drejtën legjitime për të shprehur preferencën për deputetët që do i përfaqësojnë.

Deputetë pa vota dhe parti pa elektorat kemi pasur me bollëk prej 3 dekadash në parlament, që mblidhen si miza pas mjaltit të pushtetit, që i ofrojnë partitë e mëdha.

Mendoj se sot më shumë se kurrë është koha që peshoren elektorale si për individët apo partitë, ta përcaktojë populli dhe jo dëshirat dhe marrëveshjet e fshehura të partive të mëdha.

Përsëris dhe theksoj deklaratën time, se marrëveshja e bërë jashtë dyerve të parlamentit për t’i lënë gjërat siç janë, nuk i vlen askujt dhe unë për asnjë moment nuk dakortësoj me të.

Eksperimenti i dështuar i koalicioneve të mullixhinjve për inat të vjehrrës së radhës, nuk duhet ricikluar asesi më tutje në dëm të pastër të demokracisë.

Uroj që edhe kolegët e maxhorancës të dalin hapur në mbështetje të kësaj reforme reale. Nuk dua të besoj, se do i shkojnë deri në fund logjikës së gjetjes së kartonave jeshilë për të votuar dhe hapur rrugën një marrëveshje që nuk sjell asgjë të re.

Sepse as kartonat nuk do t’i gjejnë dot pa u hapur për reformen e kërkuar prej nesh dhe as popullin nuk kanë për ta gjetur dot të gatshëm për të vazhduar të votojë qorrazi listat 100% të mbyllura dhe koalicione si kuti të skaduara sardelesh!

Suksese të gjithëve!

Tags: lefter kokaMyslim Murrizireforma zgjedhore

TË LIDHURA

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Aktualitet

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla bën rekurs në Gjykatën e Lartë

16:17 | 21/04/2026
Rama në Greqi, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit
Aktualitet

Rama në Greqi, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit

16:13 | 21/04/2026
Magazina me kanabis në Peqin, përjashtohen nga policia 7 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të policisë lokale
Aktualitet

Magazina me kanabis në Peqin, përjashtohen nga policia 7 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të policisë lokale

15:21 | 21/04/2026
Next Post
Dollari e nis javën pozitivisht. Dobësohet ndjeshëm Paundi britanik

Dollari e nis javën pozitivisht. Dobësohet ndjeshëm Paundi britanik

Lejet e qëndrimit për në Greqi/ Berisha zbardh skandalin, ja si gjobiten emigrantët

“Policia ka fshehur plagosjen në Tiranë”, Berisha nxjerr mesazhin

“Punoni me orar të reduktuar ose nga shtëpia”, Bashkia e Tiranës e infektuar me COVID-19

“Punoni me orar të reduktuar ose nga shtëpia”, Bashkia e Tiranës e infektuar me COVID-19







JU REKOMANDOJMË

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

12:32 | 21/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Drejtori Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para

Drejtori Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para

16:19 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Aktualitet

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla bën rekurs në Gjykatën e Lartë

by mirseda
16:17 | 21/04/2026
0

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i dënuar me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor, i është drejtuar...

Rama në Greqi, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit

Rama në Greqi, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit

16:13 | 21/04/2026
Ambasadori amerikan në NATO vizitë në Kosovë, pritet nga Anu Prattipati

Ambasadori amerikan në NATO vizitë në Kosovë, pritet nga Anu Prattipati

15:23 | 21/04/2026
Magazina me kanabis në Peqin, përjashtohen nga policia 7 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të policisë lokale

Magazina me kanabis në Peqin, përjashtohen nga policia 7 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të policisë lokale

15:21 | 21/04/2026
Haradinaj: Kurti po tallet me gjithë Kosovën, para zgjedhjeve ka përgatitur një pako financiare

Haradinaj: Kurti po tallet me gjithë Kosovën, para zgjedhjeve ka përgatitur një pako financiare

15:20 | 21/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com