Klubi nxjerr autobuzin në shitje, futbollisti tallet me pronarët e Interit

Pas krizës ekonomike që i kaploi, pronarët e Interit, shoqëria Jiangsu vendosi të heqë dorë nga investimet ne futbollin kinez, gjë e cila çoi në shkrirjen e skuadrës FC Jiangsu.

Për të përmirësuar situatën ekonomike kompania kineze ka vendosur të nxjerrë në shitje autobusin e ekipit që fitoi kampionatin e futbollit vitin e kaluar. Ky veprim nuk ngeli pa rënë në sy të sulmuesit italian Eder, i cili ishte pjesë e Jiangsu për dy sezone.

Sulmuesi 34 vjeçar ka menduar të tallet me ish-klubin e tij duke shkruajtur : “Mbase do të na japin rrogën. Të paktën nëse arrijnë ta shesin të paguajnë detyrimet që kanë. Le të shpresojmë”, ishin fjalët e Eder në “Twitter”.

Ky reagim pritej nga sulmuesi italo-brazilian pasi konflikti i tij me ekipin kinez është i hershëm për shkak të problemeve me pagat.