Situatë e rënduar paraqitet te ekipi italian i Reggiana për shkak të Covid-19.
Skuadra ku aktivizohet edhe futbollisti shqiptar Arlind Ajeti po kalon një periudhë të vështirë pasi numri i të infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 29, nga të cilët 22 janë futbollistë dhe 7 të tjerët anëtarë të stafit teknik.
Ndeshja e fundjavës kundër Cittadellas u shty, ndërsa e njëjta gjë do të ndodhë edhe me takimin e kësaj fundjave kundër Salernitanës.
Në 4 javët e para të kampionatit në Serie B, Reggiana ka grumbulluar 4 pikë, duke regjistruar një fitore, një barazim dhe dy humbje.