Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Drejtorët e Belinda Ballukut japin tendera për njëri-tjetrin, reagon Gazment Bardhi: Ditën ushtrojnë presion për vota në Fier, natën firmosin

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë

Në një postim në rrjetin social facebook, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, duke iu referuar një investigimi në media, ka akuzuar disa drejtues institucionesh të varësisë së ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, për përfitime të tenderave.

Bardhi shkruan se në Fier, Belinda Balluku ka anashkaluar socialsitët e ndershëm, i ka përbuzur, i ka nënvlerësuar, për ti zëvendësuar më Ceno Klosin apo Klevis Jahajn, që janë fytyra e saj në qarkun Fier!

“Njëri nën hetim nga SPAK për korrupsion, ndërsa tjetri kandidat për në SPAK me abuzimin masiv me tendera klientelist.ga një investigim në media, është zbuluar se drejtori i përgjithshëm i ujësjellësit Klevis Jahaj jep tendera për mikun e tij ish-drejtor po në varësi të Belinda Ballukut.

Modeli i korrupsionit qeveritar që përfaqëson si askush tjetër Belinda Balluku, Ceno Klosi, apo Klevis Jahaj, nuk mund të jetë kurrë modeli përfaqësues i qytetarëve të qarkut Fier.

Tentativës së tyre për të blerë dinjitetin e qytetarëve fierak, përmes pyetjes që bëjnë në çdo takim “çfarë doni në këmbim të votës, lekë apo favore?”, unë pres që ti jap përgjigje sa më parë Njësia e Posaçme e krijuar pranë SPAK për krimet zgjedhore. Por që sot di me siguri të plotë, që votën nuk e kërkojnë për ti shërbyer qytetarëve”, shkruan kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi

Më poshtë reagimi i plotë i Gazment Bardhit

DREJTORËT E BELINDËS DITËN NË FUSHATË DUKE USHTRUAR PRESION MBI QYTETARËT E FIERIT, NDËRKOHË QË NATËN KTHEHEN TË FIRMOSIN TENDERA PËR VETEN APO NJËRI-TJETRIN!

Në Fier Belinda Balluku ka anashkaluar socialsitët e ndershëm, i ka përbuzur, i ka nënvlerësuar, për ti zëvendësuar më Ceno Klosin apo Klevis Jahajn, që janë fytyra e saj në qarkun Fier! Njëri nën hetim nga SPAK për korrupsion, ndërsa tjetri kandidat për në SPAK me abuzimin masiv me tendera klientelist.

Modeli i korrupsionit qeveritar që përfaqëson si askush tjetër Belinda Balluku, Ceno Klosi, apo Klevis Jahaj, nuk mund të jetë kurrë modeli përfaqësues i qytetarëve të qarkut Fier.

Tentativës së tyre për të blerë dinjitetin e qytetarëve fierak, përmes pyetjes që bëjnë në çdo takim “çfarë doni në këmbim të votës, lekë apo favore?”, unë pres që ti jap përgjigje sa më parë Njësia e Posaçme e krijuar pranë SPAK për krimet zgjedhore. Por që sot di me siguri të plotë, që votën nuk e kërkojnë për ti shërbyer qytetarëve, por për të vazhduar të na vjedhin çdo ditë, siç tregon edhe investigimi i mëposhtëm.

Prandaj sot çdo qytetarë i ndershëm i këtij vendi bën pyetjen: KUR DO NDËSHKOHET KORRUPSIONI I BELINDA BALLUKUT, ZËVENDËSVE APO DREJTORËVE TË SAJ?

Mjafton ky investigim më poshtë për të nisur një hetim të plotë e të gjithanshëm për skemën “5D” të “berberëve” të Belindës. Vetëm në një tender shpërblejnë njëri tjetrin me 8.4 milion euro. Sa të tilla ka?

Më poshtë, ju ftoj të lexoni pjesë nga investigimi i Kapitali.al:

Zyrtari që firmosi tenderin 8.4 milionë euro për Kovaçin është KLEVIS JAHAJ, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve. Zoti Jahaj dhe zoti Kovaçi nuk janë të panjohur për njëri-tjetrin.

Në këtë foto Jahaj dhe Kovaçi shfaqen në një mbledhje të drejtuar nga Emirjana Sako, ku u shtruan bazat për reformën në sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës me plan rritjen e investimeve në shkallë rajonale. Dhe investimet me sa duket janë me cikël të mbyllur. Ata që marrin vendimet për investime, pasi mbarojnë mbledhjet i firmosin tendera njëri tjetrit.

Megjithatë fijet e këtyre personazheve me pushtetin ngjasojnë me ato të merimangës. Zoti Kovaçi është duke ndërtuar një hotel luksoz në Durrës. I quajtur Azure Elegance Hotel, leja për të është marrë në maj të vitit 2023 nga kompania Adriatic Union. Kjo e fundit në atë kohë zotërohej nga dy aksionerë, Petrit Kovaçi dhe Genti Klosi, vëllai i zëvendësministrit të Infrastrukturës, Ceno Klosi.

Më vonë, pas marrjes së lejes me firmën e Edi Ramës, Genti Klosi i shiti aksionet për një çmim simbolik dhe pronar i kompanisë u bë 100 për qind Petrit Kovaçi. Nuk dihet nëse shitja ka qenë reale, pasi një sërë hetimesh të SPAK kanë treguar se në shumë raste pronarët në letra dhe ata faktikë të kompanive nuk përputhen.

https://www.facebook.com/share/1B87f8nH2X/?mibextid=wwXIfr

TË LIDHURA

Aktualitet

Ekstradohet në Greqi 46-vjeçari shqiptar, dyshohet për grabitjen me pasojë vdekjen e një 65-vjeçari

14:19 | 06/06/2026
Aktualitet

“La pas një foshnjë 8-muajshe”/ Hapet GoFundMe për familjen e policit të vrarë Enea Mekolli

14:04 | 06/06/2026
Politikë

Rama për protestën e Zvërnecit: Mjaft i paguam haraç budallallëkut, bota do na vlerësojë

14:02 | 06/06/2026
Next Post

Protesta e banorëve të Manastirit, deputetja e PD, Ina Zhupa: Të ndalet grabitja e pronave

Aksionet e policisë së Vlorë, shefi i uniformave blu “zbërthen” çfarë është zbuluar

Vrasja e Marigonës, Gjykata e Apelit merr vendimin për Dardan Krivaçën, ja me sa vite burg dënohet







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës

by mirseda
14:28 | 06/06/2026
0

Pas notës së protestës që i ka dërguar Athina Kievit, për herë të parë, Ministria e Jashtme...

Ekstradohet në Greqi 46-vjeçari shqiptar, dyshohet për grabitjen me pasojë vdekjen e një 65-vjeçari

14:19 | 06/06/2026

“La pas një foshnjë 8-muajshe”/ Hapet GoFundMe për familjen e policit të vrarë Enea Mekolli

14:04 | 06/06/2026

Rama për protestën e Zvërnecit: Mjaft i paguam haraç budallallëkut, bota do na vlerësojë

14:02 | 06/06/2026

Mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Gonxhja: Duhet reflektim i thellë

13:44 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com