Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

KLSH kallëzon në Prokurori kreun e Bashkisë së Himarës, Gjergji Goron, bashkë me 14 punonjësit

9 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha

KLSH kallëzon në Prokurori Kryetarin e Bashkisë Himarë, Gjergji (Jorgo) Goron, Drejtorin e Planifikimit, Zhvillimit dhe Kontrollit të Territorit, Drejtorin e Shërbimeve dhe Mirëmbajtjes, Përgjegjësin e Zyrës Juridike, 3 anëtarë të Njësisë së Hartimit të Dokumenteve të Tenderit (NJHDT), 6 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) dhe 2 Mbikëqyrës Punimesh.

Dëmi ekonomik shkon në 76.4 milion lekë

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 1233/1, datë 15.12.2016, ndryshuar me nr. 1233/2, datë 31.01.2017, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Himarë dhe Njësitë Administrative, ish-Komunat Lukovë dhe Horë-Vranisht për periudhën 01.07.2014 deri më 31.12.2016, me objekt: “Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare”.

Raporti

Me Vendimin nr. 37, datë 29.04.2017 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr. 1233/15, datë 30.04.2017, me qëllim përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Himarë masa me karakter organizativ në lidhje me eleminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet në vlerën 341.3 milion lekë dhe masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 76.4 milion lekë.

Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi, në fushën e menaxhimit dhe zbatimit të buxhetit, lidhur me likuidimin e pagesave për punë të pakryera, në fushën e procedurave të prokurimit publik, mbi përcaktimin e kritereve konkuruese për marrjen pjesë në prokurime, në vlerësimin e ofertave ekonomike, në zbatimin e punimeve, në fushën e tatim-taksave, si dhe në ruajtjen e administrimin e dokumenteve e konkretisht për:

  1. Z. J.G. me detyrë Kryetar i Bashkisë Himarë, në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor;
  2. Z. K.K. me detyrë inspektor i vlerësimit dhe i kontrollit në terren në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, në cilësinë e anëtarit të NJHDT;
  3. Znj. B.RR. me detyrë Inspektore e regjistrimit dhe procedurave në Drejtorinë e të ardhurave, në cilësinë e anëtarit të NJHDT;
  4. Z. TH.S. me detyrë Përgjegjës i Zyrës Juridike, në cilësinë e anëtarit të NJHDT dhe anëtarit të KVO;
  5. Znj. M.L. me detyrë ish-Përgjegjëse e Financës, në cilësinë e anëtarit të NJHDT;
  6. Z. F.B. me detyrë specialist i lartë ndërtimi, në cilësinë e anëtarit dhe Kryetarit të KVO;
  7. Z. E.M. me detyrë specialist i topografisë, në cilësinë e kryetarit të KVO dhe anëtarit të NJHDT;
  8. Znj. I.LL. me detyrë kontabiliste për të ardhurat e shpenzimet, në cilësinë e anëtarit të KVO;
  9. Z. S.K. me detyrë specialist ndërtimi në Drejtorinë e Shërbimeve, në cilësinë e anëtarit të KVO;
  10. Z. O.V., me detyrë specialist prokurimesh, në cilësinë e Kryetarit të KVO;
  11. Z. A.B. me detyrë Drejtor i Mirëmbajtjes, në cilësinë e anëtarit të KVO.

Në 9 procedura të prokurimit publik, NJHDT ka vendosur kritere diskriminuese apo kritere të cilat nuk i përkasin vlerës apo rëndësisë së prokurimit, duke kufizuar pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë dhe duke ulur konkurrencën, si dhe KVO ka shpallur fitues operatorët ekonomikë të cilët nuk plotësojnë kriteret e veçanta për kualifikim të miratuara në DST, duke i kualifikuar këta operatorë në po të njëjtat kushte me operatorët e s`kualifikuar, në shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, si dhe veprime me impakt negativ në buxhet për procedurat e prokurimit të shpallura fituese në vlerën 341,2 milion lekë dhe favorizim me pa të drejtë të operatorëve ekonomikë, të cilët nuk garantojnë cilësinë e investimit të prokuruar, me një dëm ekonomik në shumën 21,9 milion lekë, shkaktuar nga diferenca e vlerave të ofertave ekonomike, veprime në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar dhe VKM nr. 914 datë 29.12.2014 “Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”.

Tags: demi ekonomikgjergji jorgo goroklsh

TË LIDHURA

Aktualitet

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026
Aktualitet

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Aktualitet

Jo si ’21 janari’ dhe tubimet e dhunshme partiake, protesta paqësore që po sfidon pushtetin

21:53 | 08/06/2026
Next Post

Vincenzo Montella: nuk do të largohem nga Milan

OSCE calls on opposition for peaceful protest

Eksploziv në Romë afër ndërtesës së Kombeve të Bashkuara







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com