KLP-ja ka miratuar sot vendimin për kandidaten e SPAK-ut Doloreza Musabelliu. Duke filluar prej ditës së sotme ajo do të jetë zyrtarisht anëtare e SPAK-ut. Mësohet se KLP-ja ka nisur drejt presidencës aktin për emërimin e saj si prokurore në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Tashmë prokurorja Musabelliu ka një mandat 9 vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Pritet që në mesditë, Musabelliu të bëjë betimin përpara presidentit dhe të marrë zyrtarisht punën. Para dy ditësh, ajo kaloi me sukses vettingun në të treja shtyllat e vlerësimit. Ndaj saj nuk pati ankimime nga institucionet e monitorimit.