Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Klima/Merkel: Gjermania u përmbahet objektivave

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Merkel: Nuk duam në Gjermani konflikte nga Turqia

Kancelarja e Gjermanisë Merkel në Konferencën Botërore për Klimën në Bon, COP23, paraqiti objektivat e Gjermanisë për mbrojtjen e klimës. Në këtë drejtim një rol të rëndësishëm luan reduktimi i përdorimit të qymyrit.

Në Konferencën Botërore për Klimën kancelarja Angela Merkel theksoi rëndësinë e pakësimit të energjisë së qymyrit për mbrojtjen e klimës në Gjermani. Qymyri dhe veçanërisht linjiti duhet të japin një “kontribut të qenësishëm” për përmbushjen e objektivave për klimën, tha Merkel para të deleguarve në Bon. “Por se sa e saktë është kjo, këtë do të duhet ta diskutojmë në mënyrë më precize së bashku në ditët e ardhëshme”, tha ajo. Kjo temë është ndër më të diskutuarat në bisedimet aktuale për krijimin e koalcionit qeverisës të përbërë nga tri parti: CDU/CSU, FDP dhe ekologjistët në Berlin.

COP23: Kush e paguan shpëtimin e klimës?

Mjetet financiare dhe strategjia afatgjatë e planit gjerman për mbrojtjen e klimës deri më 2050 janë hapi tjetër duhet ndjekur për ta plotësuar këtë plan me “masa konkrete”, tha kancelarja. Edhe në një vend të pasur si Gjermania kjo nuk është e thjeshtë. Objektivat gjermane për klimën për vitin 2020 janë “një qëllim ambicioz”, për arritjen e të cilit “ende ka shumë për të bërë”. Pikërisht ky objektiv nënkupton një sfidë të madhe, tha kryetarja e partisë kristiandemokrate, CDU. Deri në vitin 2020 Gjermania do ta ulë me 40 përqind emtimin e gazrave që krijojnë efektin serë. “Ne e dimë, që Gjermania si një vend që ende përdor në masë të madhe qymyrin, kryesisht atë linjit, duhet të japë një kontribut të qenësishëm për t’ia arritur këtij qëllimi.

Macron: Europa duhet të ndihmojë

Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi, që Europa të plotësojë boshllëkun në financimin e punës së këshillit për klimën IPCC, që krijohet pas deklarimit të SHBA-së për t’u tërhequr. Franca do të japë kontributin e vet. Ai garantoi, që IPCC-së më 2018 nuk do t’i mungojë asnjë Euro, për të bërë punë efikase.

Macron kërkoi gjithashtu të mbështetet mbrojtja e klimës, duke vendosur rregulla për ndotjen nga emetimet në BE dhe një çmim prej 30 Eurosh për çdo ton dioksid-karboni të çliruar në atmosferë. Ndërkohë ky çmim është shumë më i ulët. Shtetet e BE-së dhe Parlamenti Europian javën e kaluar ranë dakord për reformën e tregut të të drejtave për emisionet e dëmshme për mjedisin, në mënyrë që të krijohen më shumë stimuj për mbrojtjen e klimës.

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare më shumë mbrojtje të klimës edhe pas SHBA-në. Marrëveshja historike e vitit 2015 në Paris duhet të mbetet e pakthyeshme, tha Steinmeier në hapje të fazës vendimtare të Konferencës Botërore për Klimën, COP23 në Bon. Në Paris bashkësia ndërkombëtare ra dakord për uljen nën dy gradë të ngrohjes së Tokës. Por premtimet për mbrojtjen e klimës të vendeve të veçanta nuk mjaftojnë për këtë. SHBA-ja nën presidentin Donald Trump – pas Kinës si producenti i dytë i madh i gazrave të efektit serë – ka deklaruar shkëputjen nga kjo marrëveshje.

Guterres kërkon më shumë përkushtim

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u bëri thirrje pjesëmarrësve të Konferencës Botërore për Klimën në Bon që të ndjekin një politikë më ambicioze për klimën. “Ndryshimi i klimës është rreziku përcaktues i kohës sonë”, tha Guterres në Bon. “Ne duhet të avancojmë bashkë edhe më tej dhe më shpejt.” Apeli i tij vlen për pakësimin e emisioneve të dëmshme për klimën, ashtu edhe për marrjen e masave të nevojshme dhe ndihmat financiare për viktimat më të dobëta të ndryshimit të klimës. Guterres kritikoi në fjalimin e tij, që vitin e kaluar përafërsisht janë shpenzuar 825 miliardë Dollarë për lëndë djegëse fosile. Këto janë “investime jo në dobi të të një të ardhmeje të qëndrueshme”, një rikonstruktim konform normave të ruajtjes së klimës mund t’u japë një shtysë më të fortë ekonomive kombëtare, shkruan dw.

Konferenca Botërore për Klimën në Bon zyrtarisht i mbyll punimet të premten (17.11). Qëllimi i saj është t’i avancojë bisedimet deri sa të mundësojë që në konferencën pasuese vitin e ardhshëm në Katovicë të Polonisë të mund të miratohet i ashtuquajturi libri i rregulloreve për zbatimin e Marrëveshjes së Parisit për Klimën si dhe vendime të tjera të rëndësishme.

Tags: Angela MerkelBonbotaCOP23Emmanuel MacronKlima

TË LIDHURA

Konfirmohet pjesëmarrja e Italisë në Bordin e Paqes,  Tajani:Do të jemi si vëzhgues
Bota

Konfirmohet pjesëmarrja e Italisë në Bordin e Paqes, Tajani:Do të jemi si vëzhgues

15:15 | 17/02/2026
Të paktën 28 të vrarë nga një sulm me dron në treg në Sudani, mes tyre gra dhe fëmijë
Bota

Të paktën 28 të vrarë nga një sulm me dron në treg në Sudani, mes tyre gra dhe fëmijë

19:00 | 16/02/2026
Orteku në Zvicër, 5 të plagosur nga dalja e trenit nga shinat
Bota

Orteku në Zvicër, 5 të plagosur nga dalja e trenit nga shinat

17:38 | 16/02/2026
Next Post
Starova e nis me Laçin/ Kukësi i trembet Kamzës

Starova e nis me Laçin/ Kukësi i trembet Kamzës

Porsche, Jaguar dhe Toyota. Ja kush janë modelet e fundit të makinave në botë

Porsche, Jaguar dhe Toyota. Ja kush janë modelet e fundit të makinave në botë

Minierat/ Minatorët dhe pagat që ata marrin

Minierat/ Minatorët dhe pagat që ata marrin







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Përshëndeti miqtë e saj në ekran, reagon e prekur bashkëshortja e Artan Kolës
Showbizz

Përshëndeti miqtë e saj në ekran, reagon e prekur bashkëshortja e Artan Kolës

by mirseda
18:36 | 17/02/2026
0

Lirije Kola, bashkëshortja e këngëtarit Artan Kola ka folur për herë të parë, lidhur me raportin special...

18 vjet Kosovë e pavarur/ Salianji: Pavarësia ndriçon përjetësisht për shqiptarët kudo në botë

18 vjet Kosovë e pavarur/ Salianji: Pavarësia ndriçon përjetësisht për shqiptarët kudo në botë

18:17 | 17/02/2026
“Lufta s’njolloset”/ Lapaj në marshim: Ish-krerët e UÇK-së të lirohen

“Lufta s’njolloset”/ Lapaj në marshim: Ish-krerët e UÇK-së të lirohen

17:54 | 17/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026
“Gëzuar Komandant”/ Rama publikon telefonatën me Hashim Thaçin: Më vjen keq që s’bëj dot më shumë…

“Gëzuar Komandant”/ Rama publikon telefonatën me Hashim Thaçin: Më vjen keq që s’bëj dot më shumë…

17:31 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com