Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Klejsi Seferi, 3 vjeçari që rrezikon të mos ecë më!

5 vjet ago
in Të Gjitha, TT
Klejsi Seferi, 3 vjeçari që rrezikon të mos ecë më!

Klejsi është vetëm 3 vjeç, por prej lindjes është diagnostikuar me spina bifida, një sëmundje shumë e vështirë që jo vetëm i shkakton probleme me ecjen, por edhe rrezikon ta paralizojë.

“Ka qenë shumë e vështirë dhe gjatë shtatzënisë kam pasur shumë komplikacione, por nuk e dinim se çfarë problemi kishte. Pasi lindi e nisën direkt në Tiranë për ta operuar në shtyllën kurrizore. Nuk na jepnin asnjë garanci, thonin që nuk rrezikon të mos ia dalë dot, pasi djali kishte shumë komplikacione. Falë Zotit ai operacion shkoi mirë, por sapo kaloi pamë që edhe këmbën e kishte me probleme. Nuk mundëm as t’i gëzonim faktit që ai shpëtoi nga ajo e keqe,” rrëfen me lot në sy Klaodona, mamaja e vogëlushit.

https://www.youtube.com/watch?v=ZqdJBbJTaIQ&feature=emb_title&ab_channel=Fundjav%C3%ABNdryshe

Mjekët në vend nuk e marrin përsipër operacionin dhe e vetmja zgjidhje është që Klejsi t’i nënshtrohet ndërhyrjes jashtë vendit. Sipas mjekëve kjo ndërhyrje kushton 13.000€. Por, familja është në kushte të mjerueshme dhe e pamundur ta shpëtojë të birin.

“Tani bën tentativa për të ecur, mundohet që të rrijë në këmbë, por rrëzohet direkt. E kap këmbën disa herë më dhemb vetëm nga inati që nuk mund të çohet dot.”

Jeta është shumë e vështirë për familjen Seferi, ende nuk dihet nëse Klejsi ka nevojë për dy ndërhyrje kirurgjikale apo tre. Por, familja e tij e ka të pamundur ta përballojë ekonomikisht.

“Doktorët nuk më kanë dhënë shpresë fare, duhet të operohet urgjent më kanë thënë. Nuk kam nga t’ia mbaj më. Jam munduar më shpirt e me zemër që t’i siguroj djalit kushtet, por nuk po mundem dot më. Sepse jam vetëm një krahë pune, kam edhe një vëlla që ka 10 vjet që është me dializë,” shprehet me dhimbje Përparimi.

Përparimi është 30 vjeç, por hallet e kanë plakur para kohe. Një herë në tre muaj ai shkonte në Greqi ku punonte si çoban ose merrej me bujqësi. Por, pandemia e ka lënë pa punë. Jetojnë në fshatin Podgorie në Korçë, ku nuk kanë asnjë mundësi punësimi. Por, koha për Klejsin nuk mund të presë dot më.

“Ai po rritet e gjendja e tij sa vjen e përkeqësohet dhe kur të jemi gati ne financiarisht mund të jetë shumë vonë për atë.  Kemi nxjerrë dhe tokën në shitje, por vlera e saj është shumë e vogël. Nuk del as për vizitat, lerë më për ta dërguar jashtë vendit. Ju lutem na ndihmoni!”

Të bëhemi sërish bashkë, për t’i rikthyer jetën Klejsit të vogël.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Tags: bamiresifundjave ndrysheKlejsi Seferi

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Hakerët nga Serbia sulmojnë faqet e institucioneve të Kosovës

Hakerët nga Serbia sulmojnë faqet e institucioneve të Kosovës

Qeveria jep ndihmë financiare për familjen e Klodian Rashës

Qeveria jep ndihmë financiare për familjen e Klodian Rashës

Ndërron jetë tek “Infektivi” 49-vjeçarja

Bie ndjeshëm numri i të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com