Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Kishte shumë shqiptarë, jetonin në pisllëk dhe luftë”/ Gazetari italian rrëfen takimin me Alvinin

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Kishte shumë shqiptarë, jetonin në pisllëk dhe luftë”/ Gazetari italian rrëfen takimin me Alvinin

Emisioni investigativ “Le Iene” në “Italia 1” pak ditë më parë i kushtoi një reportazh shqiptarit Afrim Berisha që arriti të gjeje pas 5 vjetësh djalin e tij të zhdukur në Siri.

Në moshën 6-vjeçare, Alvin mbërriti në Siri, pasi nëna e tij e la bashkëshortin dhe dy fëmijë të tjerë të saj në Itali, ku jetonin si emigrantë dhe iu bashkua grupit terrorist të Shtetit Islamik.

Gazetari italian Luigi Pelza thotë se për të kthyer Alvin pranë familjes duhej prezenca e autoriteteve shqiptare, por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga kryeministri Rama. Sipas kreut të qeverisë shqiptare çështja është e komplikuar dhe nuk varet nga ambasada jonë në Turqi.

Për emisionin Opinion, ka dhënë një intervistë ekskluzive gazetari italian Osvaldo Verri, realizues i reportazhit se bashku me Luigi Pelazza dhe Taulant Kopliku. Ja çfarë thotë ai:

Osvaldo Verri: Kam qenë në Siri për reportazhe të tjerë, por në Kampin Al Hol ishte hera e parë që shkoja. Ishte e vështirë derisa mbërritëm. Ne menduam se do të kishim ndihmën e organizatave që janë atje, mbështeteshim tek ushtarakët, ambasadorët, por askush nuk na ndihmoi. Në fund, ata që e vunë dorën në zemër dhen u prekën nga babai e vendosën të na ndihmonin ishin kurdët që na lejuan të hyjmë në kamp me një pritje shumë të reduktuar krahasuar me normën e televizioneve, që presin nga 3 ditë në një javë, ne hymë për një ditë, duke pasur një baba të dëshpëruar.

Osvaldo Verri: Të hyje në atë kamp është e vështirë dhe e rrezikshme, sepse kishte gra dhe fëmijë që janë familje të luftëtarëve të ISIS. TË qëndroje brenda tendave për pak kohë, duhet të bije dakord me kurdët sirianë, tu thojë çfarë doje të bëje dhe ata të shoqëronin. Përqendrimi ynë ishte tek Alvin, ndaj u përqendruam pak në histori të tjera dhe raste të tjera. Pamë shumë fëmijë dhe na thanë që në një pjesë të kampit kishte familje shqiptare fëmijë shqiptarë, por nuk arritëm të shkonim. Kampi ishte shumë i madh. Por pamë fëmijë në kushte shumë të këqija, pisllëk, dhe unë që jam baba më dhemb zemra.

Osvaldo Verri: Ne i provuam të gjitha mënyrat për të marr Alvinin dhe për ta kthyer tek i ati. Ka procedura që në atë terren lufte ka interesa ndërkombëtare, ndaj ka vëmendje nga e gjithë bota mbi fatin e njerëzve që janë në atë kamp. Kurdët, ata që drejtojnë kampin na thanë se në asnjë mënyrë nuk mund ta mbanin atje babain që donte të rrinte atje, pasi atje çdo ditë vriteshin njerëz nga ish-luftëtarët e ISIS. Por nuk mund ta jepnin fëmijën, pasi kishte procedurë fikse, që për të marr një fëmijë i lindur në Itali dhe rritur Itali, por kishte pasaportë shqiptare duhej një figurë e një përfaqësuesi nga shtetit shqiptar. Pa këtë figurë nuk e jepnin fëmijën. Na thanë se raste të ngjashme ka pasur. Na treguan se nëna daneze me fëmijë danezë, që s’kishin asnjë lidhje me ISIS dhe donin të ktheheshin. Ata janë kthyer me një funksionar të qeverisë daneze dhe në 10 minuta kanë marr fëmijën. Ne këtë mundësi nuk e patën, provuam edhe me ambasadorin shqiptar, por patëm premtime dhe deri më sot fëmija është atje.

Osvaldo Verri: Shkuam përpara ndërhyrjes turke. Ne nuk patëm asnjë problem. Me ne të gjithë ishin të sjellshëm, fjetëm në hotel, shkuam për darkë në restorant. Të varfër sigurisht, por nuk patëm probleme me askënd. Sigurisht që kishte kontrolle në rrugë që të shihnin kush je e çfarë bën, por nuk patëm probleme. Të vetmet që ishin pak më ndryshe ishin gratë e ISIS brenda kampit. Kur ishim atje shkëmbyem pak batuta me gratë e veshura me të zeza atje që na thanë se kanë frikë atje, ka dhunë, ka njerëz që u vënë flakën tendave. Dhe tani që kurdët nuk kanë më kontroll mendoj se është shumë më e rrezikshme. Për fëmijët mendoj se është edhe më e rrezikshme. Të vjen vërtet të qash. /Opinion.al

Tags: Alvin Berishagazetari italiankampi Siri

TË LIDHURA

Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së
Politikë

Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së

20:39 | 13/10/2025
Mbyllja e autostradës Vorë–Durrës shkakton trafik dhe radhë kilometrike në Tiranë–Elbasan
Aktualitet

Mbyllja e autostradës Vorë–Durrës shkakton trafik dhe radhë kilometrike në Tiranë–Elbasan

19:40 | 13/10/2025
Bllokimi i autostradës Tiranë-Durrës, trafik kilometrik në aksin dytësor Vorë–Maminas
Aktualitet

Bllokimi i autostradës Tiranë-Durrës, trafik kilometrik në aksin dytësor Vorë–Maminas

18:17 | 13/10/2025
Next Post
Detajet/Të shtënat me armë në Fier, makina ishte e vjedhur

“Po qëllojnë me armë zjarri”, banorët në panik telefonojnë policinë

Luiza Gega fiton medaljen e bronzit në Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore

Luiza Gega fiton medaljen e bronzit në Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore

Ja si ISIS-i po përfiton nga tërheqja e SHBA-së prej Sirisë!

Ja si ISIS-i po përfiton nga tërheqja e SHBA-së prej Sirisë!







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së
Politikë

Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së

by mirseda
20:39 | 13/10/2025
0

Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje LIRIA KA EMËR Nga...

Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Jordanisë në “Air Albania”

Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Jordanisë në “Air Albania”

20:38 | 13/10/2025
Marrëveshja e paqes, Izraeli: Afër 2 mijë palestinezë janë liruar nga burgjet tona

Marrëveshja e paqes, Izraeli: Afër 2 mijë palestinezë janë liruar nga burgjet tona

19:44 | 13/10/2025
Mbyllja e autostradës Vorë–Durrës shkakton trafik dhe radhë kilometrike në Tiranë–Elbasan

Mbyllja e autostradës Vorë–Durrës shkakton trafik dhe radhë kilometrike në Tiranë–Elbasan

19:40 | 13/10/2025
Prokurorët polakë akuza ndaj dy shtetasve rusë, Polonia “epiqendër” spiunazhi nga Rusia

Prokurorët polakë akuza ndaj dy shtetasve rusë, Polonia “epiqendër” spiunazhi nga Rusia

19:21 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com