Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Kisha një si djegie, sikur më kishin hedhur benzinë”, gazetari Skëndaj tregon se çfarë përjetoi pas infektimit

5 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Kisha një si djegie, sikur më kishin hedhur benzinë”, gazetari Skëndaj tregon se çfarë përjetoi pas infektimit

Personazhi i radhës që është infektuar me COVID-19 është gazetari Erjon Skëndaj. Një betejë kjo aspak e lehtë, por që ai ia ka dalë ta mposhtë me sukses. Si pasojë e virusit, atij i është dashur që të qëndrojë larg ekranit, e ti dedikohej shëndetit të tij që me raste edhe rëndohej.

Gazetari i “News 24″ Erjon Skëndaj ka munguar për një kohë të gjatë në kronikat televizive, pasi u infektua me koronavirus. Teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ai rrëfeu gjendjen në të cilën ndodhej, pasi mori virusin. Gazetari tregoi se ka kaluar ditë shumë të vështira, pasi ka pasur ethe, temperaturë, kollë dhe madje nuk mund të flinte as gjumë natën.

“Më ishte krijuar ideja e trimëruar disi, që unë e kisha kaluar më herët me gripit sezonal në janar, shkurt, por nuk ishte ashtu.

Për tre, katër ditë pata dhimbje koke, kyçesh, djersitje të pakuptimtë dhe një lodhje si gjendje të fikti, dhe një vështirësi në frymëmarrje sa nuk e mbaja dot as maskën.

Temperatura nuk kishte nisur. Ia hodha fajin vapës. Por në ditën e katërt më filloi një dhimbje shumë e madhe fyti, djegie, poshtë në pjesën e laringut, kisha një si djegie, sikur kisha marrë flakë. Sikur më kishin hedhur benzinë, nuk përtypesha dot. Nuk erdha në punë, lajmërova redaksinë për shenjat, nuk kisha temperaturë ende. Më nisi një kollë shumë e fortë, lodhëse. E thatë po shumë e fortë, një kollë që të dridhej gjithë trupi trupi, kollitesha çdo 5-10 sekonda.

Nata ishte pa gjumë komplet. Në këto çaste nxitova të bëj tamponin. Në fakt nxitova disi sepse duhet të kisha pritur të vinte edhe temperatura, por mendova se mos unë kisha ditë që i kisha disa simptoma periferike dhe ndoshta isha në mes të kurbës për të bërë tamponin.

E kam bërë tamponin pa nisur temperatura, dhe rezultoi negativ. Pas tri ditësh më nisi temperatura, ishte diku 37.5-38 dhe pas tri ditësh temperatura m’u pre si me thikë, nuk kisha më.

Ajo që nuk m’u nda asnjëherë ishte dhimbja e kokës dhe djersitja dhe bashkë me to edhe një diare prej disa ditësh. Kollën vijoj ta kem edhe tani. Në ditën e shtatë, nisi të më zbehej shija, jo të më ikë komplet. Fillova ta testoj veten te parfumi, më duhej ta afroja shumë afër që të kuptoja. Mora mjekim nga mjeku i familjes,” tregoi Skëndaj.

Ai zbuloi ndër të tjera kurën e dhënë nga mjeku i familjes, për tu mjekuar ndaj virusit.

“Mjeku i familjes më dha një mjekim tip që u jepet të gjithë personave që kanë Covid. Kryeson listën antibiotiku dhe kjo ishte më e çuditshmja. Në listën time nuk përfshihej holluesi i gjakut, por një aspirinë, zinat dhe vitamina dhe zing. Pra, një kurë protokoll tip thoshte mjekja. Kortizonikë më këshilluan për shkak të kollës, por nuk pranova ta marr”,  tha Skëndaj.

Tags: Erjon Skëndajgazetarkoronavirus

TË LIDHURA

Një në tre shqiptarë planifikon emigrimin, puna dhe jetesa më e mirë arsyet kryesore
Ekonomi

Një në tre shqiptarë planifikon emigrimin, puna dhe jetesa më e mirë arsyet kryesore

09:40 | 27/11/2025
Këshilli Kombëtar i Fëmijëve| Ministrja Sala: Jeni të parët në çdo vendimmarrje!
Aktualitet

Këshilli Kombëtar i Fëmijëve| Ministrja Sala: Jeni të parët në çdo vendimmarrje!

09:37 | 27/11/2025
Shkak moti i keq/ Digjen linjat, ngelen pa energji disa zona në Tiranë
Aktualitet

Shkak moti i keq/ Digjen linjat, ngelen pa energji disa zona në Tiranë

09:33 | 27/11/2025
Next Post
Rama: Miratohen mbi 5 mijë paga lufte për Qershorin

“Kemi shkundur pluhurin e harresës së turpshme”, Rama publikon pamjet (FOTO)

Toka nuk gjen qetësi/ Pas Shqipërisë, tërmeti i fortë godet Greqinë

Toka nuk po gjen qetësi/ Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë

Pamje të frikshme/Momenti kur Mavraj përplaset me portierin dhe bie pa ndjenja në fushë (VIDEO)

Pamje të frikshme/Momenti kur Mavraj përplaset me portierin dhe bie pa ndjenja në fushë (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Një në tre shqiptarë planifikon emigrimin, puna dhe jetesa më e mirë arsyet kryesore
Ekonomi

Një në tre shqiptarë planifikon emigrimin, puna dhe jetesa më e mirë arsyet kryesore

by mirseda
09:40 | 27/11/2025
0

Në Shqipëri, njerëzit me synime migrimi në të ardhmen e afërt ose të largët përbëjnë 33% të...

Këshilli Kombëtar i Fëmijëve| Ministrja Sala: Jeni të parët në çdo vendimmarrje!

Këshilli Kombëtar i Fëmijëve| Ministrja Sala: Jeni të parët në çdo vendimmarrje!

09:37 | 27/11/2025
Shkak moti i keq/ Digjen linjat, ngelen pa energji disa zona në Tiranë

Shkak moti i keq/ Digjen linjat, ngelen pa energji disa zona në Tiranë

09:33 | 27/11/2025
Kaosi me transportin publik, Këshilli Bashkiak i Prishtinës mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

Kaosi me transportin publik, Këshilli Bashkiak i Prishtinës mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

09:22 | 27/11/2025
Sulmi në Washington, Trump kërkon rishikimin e afganëve të ardhur gjatë administratës Biden

Sulmi në Washington, Trump kërkon rishikimin e afganëve të ardhur gjatë administratës Biden

09:07 | 27/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com